KRENA PA IDHUJ
Publicistike
Ndrek Gjini
Meave de Burgh, shifrantja e shërbimit të fshehtë anglez që simpatizonte shqiptarët
Nga Ndrek Gjini
Meave de Burgh jeton vitet e saj te pleqerise ne Wexford te Irlandes. Ajo eshte ndofta e vetmja grua, ende gjalle, qe ka punuar si agjente ne sherbimin e fshehte anglez, gjate kohes qe ky sherbim sterviste te rinj nacionaliste shqiptare ne mergim, me qellimin per t’i derguar me mision ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist.
Ne rrefimin e saj per kanalin me prestigjioz publik të Irlandës, RTE1, Meave de Burgh tregon rreth jetes se saj ne Malte, ku kishte punuar si shifrante ne sherbimin e fshehte anglez, nderkohe qe burri i saj Kolonel Charles Davison dhe koleget e tij, stervisnin te rinj nga mergata shqiptare per t’i derguar me mision ne Shqiperi. Ne kete interviste ajo flet me mjaft respekt e simpati per keta te rinj, flet per ndjenjat e larta nacionaliste te tyre, per inteligjencen dhe perkushtimin ne permbushjen e detyrave te ngarkuara, etj. Por syte e saj mbushen me lot kur ajo sjell ne memorie nje nate tragjike ku humben jeten gati 300 prej tyre, ne nje aksion qe deshtoi, per shkak te rrjedhjes se informacionit permes dubël agjentit Kim Philby.
Meave u intervistua nga ky televizion per llogari te nje emisioni mjaft te shikuar ne Irlande, te titulluar “Who Do You Think You Are?”, emision qe ka per qellim te shpalose para publikut irlandez rrenjet gjenealogjike te njerëzve te shquar. Ajo u inervistua si gjyshja e Rosana Davison, e cila pasi ka fituar Miss Bota disa vite me pare, tani eshte top-modelja me e bukur irlandeze.
Meave eshte e ema e kengetarit mjaft te mirenjohur te viteve 80-90, Chris de Burgh. Ajo jeton vitet e pleqerise se saj ne kete qytet te bukur turistik ne lindje te Irlandes. Intervista e saj u konsiderua si nje zbulim interesant persa i perket jetes se saj ne kete mision te sherbimit sekret anglez si dhe simpatise se larte qe ajo shprehu per keta te rinj shqiptarë.
Shtypi irlandez i kushtoi vemendje per disa dite radhazi deklaratave te saj rreth perpjekjeve te sherbimeve angleze dhe amerikane per rrëzimin e regjimit komunist ne Shqiperi si dhe tragjedisë njerzore qe shkaktoi roli i dubël-agjentit Kim Philby.
Nje dite pasi u dha ky program ne RTE1, i cili permbante dhe intervisten e saj, si gjyshe e Rosana Davison, profesori im i gjenealogjise, me takon dhe me dhuron nje DVD. Ai e kishte regjistruar kete emision. Me pas ai foli para ne studenteve gati dhjete minuta rreth historise se kesaj agjenteje, dhe simpatise se saj per Shqiperine dhe shqiptaret. U ndjeva mire, por disi konfuz. Kur shkova ne shtepi e vura ate DVD dhe e pashe serish emisionin. Te nesermen e futa ne nje zarf dhe ia dergova Ambasades Shqiptare ne Londer. U shkrova edhe disa miqve te mi ne disa TV te Tiranes, por nuk mora pergjigje.
Gjithsesi para disa javesh u interesova prape per fatin e Meave de Burgh. Mesova se ajo eshte ende gjalle. Sa mire do ishte qe nje televizion shqiptar t’i marre asaj nje intervistë.
29-03-2012
Gjaku i përbashkët në Ballkan, një e vërtetë antropologjike, jo një shkas për linçim publik
Nga Ndrek Gjini
Deklarata e Sali Berishes, e bere para do ditesh ne kyeqytetin Turk, rreth lidhjeve te gjakut mes shqiptareve dhe turqve shpreh nje realitet te pamohueshem.
Une jam katolik, por nuk mund te deklaroj prerazi, se ne dejet e mija nuk mund te ketë ndonje pike gjaku otoman.
Le te jemi realiste. Llogaria eshte shume e thjeshte. Otomanet e pushtuan Shqiperine ne vitin 1385. Me qindra ushtare, oficere, dhe nëpunes te administrates otomane erdhen ne Shqiperi, jetuan ketu, u martuan, (shume prej tyre me shqiptare), linden femije, etj. Qe nga ai vit e deri ne 1912-n, qenë me qindra e mijera djem te ri shqiptare qe u morën nizam, pra sherbyen ne radhet e ushtrise gjigande te asaj perandorie. Pa folur per karrieren e shkeqyer te disave prej tyre, dhe per postet e larta politike, le t’u referohemi antropologjise si shkence, martesave, breznive, etj. Nëse dhjete vjet pas 1385-s, pra ne 1395, te kishte patur, le te themi, vec nje lidhje martesore midis nje shqiptari dhe nje turku, (sipas llogaritjeve te atropologjise shkencore), i bie qe sot ne vitin 2012, pas 21 brezash, te kemi 524 288 shqiptare me gjak turk, apo turq me gjak shqiptar. Ky eshte realiteti. Keto nuk i them une, por jane llogari te shkences se fushes se antropologjise.
Por, le te tregohemi te kursyer ne shifra. Të përmendim ketu vec kryeministrat e Perandorise Otomane, origjina e te cileve eshte pranuar boterisht si shqiptare. Po rendis ketu disa prej tyre, duke filluar me Ahmet Pashe Dukagjinin, i cili ka qene Kryeminister per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517. Ai rridhte nga familja shqiptare e Leke Dukagjinit. Per te vazhduar me pas me Ajaz Ahmet Pashen nga Vlora, i cili e mbajti postin e Kryeministrit ne vitet 1536-1539. E me pas vijne, Lutfi Pasha po nga Vlora, i cili qëndroi ne kete post per 1 vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541, Kara Ahmet Pasha, 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555, Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeminister ne vitet 1579-1580. Ferhat Pasha, dy here Kryeminister, ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595. Merre Husein Pasha 2 vjet 2 muaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603, Tabani Jasse Mehmet Pasha ne vitet 1632-1637, Kujuxhu Murat Pasha, 4 vjet, etj. Kjo liste eshte e gjate. Ajo vazhdon edhe me dhjetëra emra te tjere kryeministrash me origjine shqiptare, deri tek Ibrahim Pasha, i cili shërbeu si Kryeminister 13 vjet, dhe me kryeministrat e familjes “Qypryly” qe sunduan afro 100 vjet ne shekullin e XVII.
Lind pyetja, a kane qene te martuar keto burra shteti me gjak shqiptar, dhe cila ka qene origjina e grave te tyre? Nese ato kane qene me origjine turke, i bie qe femijet dhe breznite e tyre pasardhese te kene gjak te perbashket shqiptaro-turk.
Pra, po t’i shtojme rastit qe permendem me lart, vec kryeminstrat me origjine shqiptare, femijet e tyre dhe breznite pasardhese, kjo llogari, (sipas antropologjise shkencore), kap shifren e dhjetra milione banoreve me gjak te perbashket shqiptaro-turk. Per rrjedhoje komentet e metejshme jane krejt te panevojshme.
Per me teper, une mendoj, se kjo çështje nuk duhet politizuar, pasi te njëjtat llogari mund te behen edhe per gjakun e perbashket shqiptaro-romak (italian). Historia e pushtimit romak te Shqiperise eshte e gjate, dhe me po ate rendesi e peshe, ne mos me te madhe, se pushtimi otoman. Ne i dhame Perandorisë Romake mijera ushtare e gjenerale te zote. Jo pak perandore romake qene me origjine ilire (Shqiptare); edhe kjo e pranuar boterisht. Tabloja eshte krejt e njejte edhe me pushtimin bizantin, i cili zgjati gati dy here me shume se ai otoman.
Pra, po te flisnim me gjuhen e nje antropologu, kryeministri i Shqiperise, ai i Greqise, Maqedonise, apo dhe ai i Italise, do te ishin shkencerisht te sakte po te deklaronim, se shqiptaret dhe greket, shqiptarët dhe maqedonasit, apo shqiptaret dhe italianet kane gjak te perbashket. Ky eshte realiteti. Antropologjia eshte shkence, dhe jo politikë. Rezultatet e kerkimeve te fundit shkencore rreth ADN, prejardhjes dhe përbërjes nacionale te vendeve te te Ballkanit, e provojne keterciperisht afërsinë e kodit gjenetik te banoreve te ketij rajoni te trazuar, i cili ende nuk po arrin te jetoje ne paqe e mirëkuptim reciprok.
Shkenca ka folur. ADN-ja jone e perafert eshte nje fakt i pamohueshem. Kjo ka qene historia jone e perbashket, fati yne; i mire apo i keq. E kaluara nuk mund te zhbëhet. Ne kemi ne dore te tashmen dhe te ardhmen tone. Le ta ndertojme atë ashtu siç na ka hije. Le te sillemi si Evropiane te shekullit XXI.
Gjuajtesit e gabimeve, historianet e majtë apo politikanet opozitarë mund ta sulmojne Berishen per njëmijë e një gjera te tjera, por sulmi qe i behet atij, rreth deklarates mbi gjakun e perbashket shqiptaro-turk eshte i pabaze, i palogjikë dhe për rrjedhoje krijon veç një tymnaje mediatike krejt te panevojshme.
13-04-2012
Lidhja e Tretë e Prizrenit
Nga Ndrek Gjini
Etiketimi euforik i një mbledhje te përbashket te qeverise Shqiptare dhe asaj te Kosoves, mbajtur me 11 Janar 2014, si ‘Lidhja e Dyte e Prizrenit’, perben se pakti nje falsitet ne aspektin e historiografise shkencore. Kjo per faktin e thjeshte se pas Lidhjes se Pare te Prizrenit me 1878 , Lidhja e Dyte e Prizrenit eshte mbajtur nga 16-20 Shtator 1943. Keto jane fakte historike qe i perkasin te shkuares, dhe sic e ka thene poeti i lashte grek, Agathon, qe 400 vjet para lindjes se Krishtit, ‘as vete Zoti nuk ka fuqi ta ndryshoje te shkuaren.’ Keshtuqe shtypi dhe mediat e kontrolluara nga Edi Rama apo Hashim Thaci duhet qe se paku te korrigjojne etiketimin e kesaj mbjedhje, duke e quajtur ate (nëse dëshirojnë), ‘Lidhja e Trete e Prizrenit’.
Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te analizoje apo te gjykoje kete mbledhje rutine mes qeverise Shqiptare dhe asaj te Kosoves, por te informoje lexuesin rreth fatit tragjik te Lidhjes se Dyte te Prizrenit te mbajtur, prej 16 deri me 20 Shtator 1942.
Pas shembullit pozitiv te Lidhjes se Pare te Prizrenit me 1878, te mbajtur ne qytetin me te njejtin emër, me ndihmen dhe perkrahjen e Perandorise Osmane, ne situaten e re te krijuar gjate Luftes se Dyte Boterore, lindi nevoja imediate e thirrrjes se Lidhjes se Dyte te Prizrenit. Kjo pasi fati dhe interesat e shqiptareve te kosoves ishin te kercenuara seriozisht.
Disa nacionaliste shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi, me mbeshtetjen e autoriteteve Gjermane te kohes, hartuan ne mbledhjen e kesaj Lidhje nje platforme per mbrojtjen e kufijve etnike shqiptare; kufij qe ishin realisht te kercenuar nga shovinistet serbo-malazeze te Drazho Mihajeviçit dhe brigadave mikse sllavo-komuniste te disa shteteve sllave (serb, malazez, maqedonas, e bullgar).
Por fatkeqësisht, aktiviteti i kësaj Lidhjeje, u shtyp dhunshëm dhe shume shqiptare u vrane apo u zhduken.
Historiografia Shqiptare dhe ajo e ish-Jugosllavise deri ne vitin 1990, e kane paraqitur ushtrine gjermane si shkatërrimtare per fatin e Kosoves, por realisht gjate kesaj periudhe Kosova përjetoi nje liri, e cila per fat te keq nuk zgjati shume. Ështe i njohur fakti se gjermanet, me perjashtim te zones se minierave te Mitrovicës, u terhoqen shpejt duke e njohur Kosoven si pjese te Shqiperise.
Dy muaj e gjysem para se te mblidhej Lidhja e Dyte e Prizrenit, pikerisht me 7 korrik 1943 ne Kosove u shpall shtetrrethimi. Çetat çetnike serbe e malazeze, ne tragjedine e Bihorit, masakruan barbarisht 4000 shqiptare te pafajshem. Per t’i bere balle kesaj situate ne Kosove u be domosdoshmëri krijimi i nje organizmi per te ndalur kete revensh e keto masakra.
Ne rrethanat e reja te krijuara pas kapitullimit te Italisë disa njesite shqiptare, te ndihmuara prej disa formacioneve te vogla ushtaresh gjermane (te ardhur nga Mitrovica) moren ne dorezim administratën lokale te Kosovës, duke formuar Këshillat Autonome Ekzekutive. Nderkohe çetat e ashtuquajtura “çlirimtare” komuniste ne Kosove, luftonin me te gjitha mjetet per minimin e punes atdhetare te ketyre Keshillave Autonome Ekzekutive, duke mbjellë frymen e vllavrasjes midis shqiptareve, ashtu sic kishin bere ne shume zona te Shqiperise.
Me 11 shtator 1943, me nismen e nje grupi nacionalistesh te perbere nga ing. Xhafer Deva, Musa Shehu, Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Luke Simon Mjeda, Qazim Bllaca dhe Pjetër Vuçaj, u zhvillua ne Prizren nje mbledhje, ku u shqyrtua situata e krijuar dhe nevoja imediate e disa nismave urgjente qe duheshin marre, per perballimin e situates se krijuar.
Tri ishin pikat baze te kesaj mbledhje. 1.Thirrja e nje Lidhjeje me frymen e Lidhjes se Pare te Prizrenit, ku do te përfaqësoheshin te gjitha krahinat e Kosoves, Dibres, Strugës, Tuzit, Ulqinit me delegate te zgjedhur nga populli. 2. Krijimi i një Keshilli Autonom Ekzekutiv qe do vepronte deri sa te zgjidhej nje autoritet legjitim nga Mbledhja e Pergjithshme e kesaj Lidhjeje. Kjo me qellim per te mbajtur qetesine, rendin publik dhe per t’u bere balle situatave e reja qe mund te krijohen ne terren. 3. Keshilli Ekzekutiv i kesaj mbjedhje do te merrej me pergatitjen e Mbledhjes se Kuvendit, pra te Lidhjes se Dyte te Prizrenit, hapja e te ciles do te behej jo me vone se me 16 shtator 1943.
Keshtu pra me 16 shtator 1943 ne godinen e shkolles “Bajram Curri”, ne Prizren filloi punimet Lidhja e Dyte e Prizrenit. Kjo lidhje zgjodhi Musa Shehun kryetar, Aqif Bluten n/kryetar, Prof.Rexhep Krasniqin n/kryetar e Bedri Gjinajn sekretar. Ketu u miratuan 6 pikat e rendit te dites, te cilat ne thelbin e tyre te perbashket kishin bashkimin e trojeve etnike. Ne fund u zgjodhen Rexhep Mitrovica kryetar, Musa Shehu n/kryetar, Prof.Kole Margjini n/kryetar, dhe Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca, antare.
Ishte data 21 shtator 1943 kur delegatet shkuan ne seline e Lidhjes se Pare te Prizrenit te 1878, dhe atje nenshkruan vendimet qe Lidhja e Dyte e Prizrenit kishte marre. Statuti i Organizates se Lidhjes se Dyte e Prizrenit, kishte 22 nene, te ndare ne disa pika.
Veprimtaria e kesaj Lidhjeje u shtyp dhunshem me pushtimin e Kosoves nga Jugosllavia e Titos. Por, eshte i njohur fakti se perpjekjet dhe luftimet e çetave nacionaliste qe vepronin ne kuader te kesaj Lidhjeje nuk kane pushuar deri ne vitin 1945. Komunistet serb, malazez e shqiptar qe vepronin se bashku vrane e masakruan me mijera nacionaliste te Kososves dhe Shqiperise qe veronin ne kuader te kesaj Lidhjeje.
Numri i nacionalisteve te pushkatuar mbas pushtimit sllavokomunist te Ksoves arriti ne mbi 20.000 vete, duke perfshire ketu drejtuesit dhe organizatoret e kesaj Lidhjeje si, Musa Shehu, Prof.Kole Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan Boletini, Qerim Begolli, Xhevat e Rifat Gegolli, Shyqyri Bej Ramadani, Mustafa Agushi, Sulejman Xhemal Prishtina, Sulejman Ashiku, Av. Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Isak Taniku, Av. Shaban Kamberi, Xhem Gostivari e qindra te tjere ne viset e ndryshme te Kosoves e Maqedonise.
Edhe ato pak nacionaliste qe munden te largohen nga Kosova duke shkuar ne Shqiperi, regjimi i Enver Hoxhes, nuk ngurroi t’i tktheje te gjithe tek autoritetet Jugosllave, ku u pushkatuan pa gjyq. Te tille ishin Kolonel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, n/kryetar Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapiten Hajdar Planeja, Kapiten Rasim Dajç, kapiten Hysni Rudi, kapiten Gjon Deshtanishta, kapiten Mark Thani, toger Musli Dobruna, n/toger Qazim Gostivari e aspirant Reshit Kaçaniku.
Gjate Luftes se Dyte Boterore njesitet e ushtrise shqiptare qe shkuan ne Kosove, ne vend qe te bashkonin forcat me njesitet nacionaliste te kesaj Lidhjeje dhe te luftonin kunder atyre qe po vrisnin shqiptaret e Kosoves; bene te kunderten, vrane me qindra e mijera shqiptare, nacionaliste. Dhe te gjithe kete gjakderdhje e bene per hir ideologjise komuniste.
Ky pra, qe fati i Lidhjes se Dyte te Prizrenit. Keshtu qe nese Rama e Thaçi kane vendosur ta trumbetojne mbledhjen e perbashket te qeverive qe kryesojnë si Lidhje te Prizrenit, duhet qe për hir te te gjithe nacionalisteve qe organizaun dhe drejtuan Lidhjen e Dyte te Prizrenit dhe qe dhane jeten per idealin kombetar, se paku ta etiketojne kete mbledhje te 11 Janarit 2014, me termin Lidhja e Trete e Prizrenit.
22-01-2014
100 vjet nga dorëheqja e Ismail Bej Vlorës
Nga Ndrek Gjini
Kanë kaluar plot 100 vjet nga dita kur Ismail Bej Vlora dha doreheqjen dhe u largua nga Shqiperia per te mos u kthyer kurre me. Ky vit mendoj perben momentin me te pershtatshem per t’iu servirur me ne fund shqiptarëve portretin real te Ismail Bej Vlorës. Ai duhet t’u paraqitet shqiptareve në përmasat e tij reale dhe jashtë glorifikimeve dhe mitizimit. Kjo pasi per shume dekada, figura e këtij diplomati karriere dhe burri shteti u mitizua ekstremisht. U arrit deri atje sa iu ndërrua madje edhe mbiemri.
Duke shpalosur para shqiptareve nje Ismail Bej Vlore, real, njerëzor, me meritat, zotesite, gabimet dhe frikerat e tij, ne, realisht nuk ia zbehim aspak madheshtine, por e bejme figuren e tij me te besueshme per shqiptaret e vitit 2014, te cilet per hir te se vërtetes nuk mund te pranojne me shabllone te mitizuara heronjsh.
Ne këtë kontekst, them se shqiptaret e vitit 2014, duhet te dinë me ekzaktesi dhe jashte ndikimeve politike apo fetare, motivet reale qe e shtyne Ismail Bej Vloren drejt vendimit per ta shpallur Shqiperine te ‘mosvarme’. Cilat ishin opsionet e tjera ne loje gjate atyre muajve kur lufta Ballkanike sapo kishte nisur, dhe pse opsioni i tij qe me largpamësi, dhe me i dobishmi per vendin ne ate moment? Shqiptaret e 2014-s duhet te mesojne te vertetat e paretushuara rreth nxitimit te tij, dhe te Austro-Hungarezeve qe qëndronin pas tij, per te shpallur pavarsine me aq ngut, megjishese qeveria qe ai do drejtonte nuk kishte nen kontroll as nje te katerten e territoreve te banuara nga shqiptaret. Shqiptaret ne kete 100 vjetor te doreheqjes se tij duhet te mesojne te verteten rreth menyres se si Ismail Bej Vlora u zgjodh ne postin e kryeministrit te pare shqiptar, si dhe motivet e doreheqjes se tij.
Mendoj se tani pas 100 vjetesh nga kjo doreheqje te vertetat duhen thene ashtu sic jane, nen driten e fakteve dhe dokumenteve, dhe jo te vazhdohet me gjuhen e glorifikimeve nacional-socialiste, si pershembull me ‘plaku i urte’, ‘udheheqesi largpames e mjekerbardhe’, e te tjera folklorizma si keto.
Me konkretisht. Le te ndalemi pershembull tek momenti i doreheqjes se Ismail Bej Vlores nga posti i kryeministrit. Cfare dinë shqiptaret rreth ketij akti? A e dinë ato se kush ia kerkoi kete doreheqje Ismail Bej Vlores, dhe pse? Çfare pazaresh te fshehta kishte bere ai me Esat Pashe Toptanin per te sjelle si princ ne Shqiperi, ministrin e luftes se Parandorise Osmane, Izet Pasha? Cilat ishin akuzat qe Komisoni Nderkombetar i Kontrollit i kishte bere Ismail Bej Vlores, lidhur me keqperdorimin e fondeve te grumbulluara nga doganat e ketij qyteti etj?
Te vertetat e ketyre pyetjeve qe parashtrova nuk ia zbehin aspak madheshtine kesaj figure. Ato vec e bejne kete figure me realiste, me te besueshme, me njerzore. Dimensione keto qe fatkeqesisht i mungojne jo vetem ketij lideri historik, por krejt historiografise shqiqtare. Per te ilustruar idene time rreth domosdoshmerise se c’mitizimit te heronjeve tane, deshiroj te rendis ketu shkurtimisht kushtet ne te cilat Isamil Bej Vlora qe i detyruar te jape doreheqjen.
Ne Tetor-Nentor 1912 Shqiperia ishte ne nje kaos total. Forcat greke dhe serbo-malazeze po kryenin masakra ne Veri dhe ne Jug te Shqiperise. Godina e rrezuar e shtetit osman kishte krijuar tek fqinjet tane ortodoks premisat per dhune, vrasje e spastrime etnike. Per t’i bere balle keasj situate u projektua aleanca turko-bullgaro-shqiptare. Me 13 Gusht 1913 kongresi xhonturk vendosi qe te dergonte ne Shqiperi si Princ te vendit, ministrin osman te Luftes, Izet Pashen, qe ishte me origjine shqiptare. Ky vendim iu njoftua edhe Ismail Bej Vlores dhe Esat Pashe Toptanit. Sipas informacioneve qe posedonin kolonelet e Komisiont Nderkombetar te Kontrollit, (Misioni Hollandez), qe operonin ne Shqiperi ne ate kohe, Ismail Bej dhe Esat Pasha ishin marre vesh me njeri-tjetrin dhe kishin rene dakord qe Izet Pasha te vinte ne Shqiperi dhe te ishte Princi i ardhshem i Shqiptareve.
Per realizimin e ketij plani u dergua paraprakisht ne Shqiperi Beqir Gebrene Aga. Ai do te diskutonte me Isamil Bej Vloren, Esat Pashe Toptanin dhe lideret e tjere shqiptare rreth forcave ushtarake dhe armatimeve qe do te nevojiteshin per te shpartalluar invazionin panortodoks ne Ballkan, dhe per te krijuar nje shtet te unifikuar shqiptar. Por ishte Syrja Bej Vlora, (kusheriri i pare i Ismail Bej Vlores), ai qe e dekonspiroi kete plan, duke komplotuar kunder Ismailit dhe Esatit, tek Komisioni Nderkombetar i Kontrollit, dhe tek konsulli serb ne Vlore, Gavrillovic.
Pas ketij raportimi (apo dekonspirimi), me 6 Janar 1914, Komisioni Nderkombetar i Kontrollit, nisi kontrollin mbi disa anije austriake, (qe ishin mbeshtetese te planit per sjelljen e Izet Pashes ne Shqiperi). Oficeret holandezë te ketij Komisioni zbuluan gjate ketij kontrolli ne keto anije mjaft armatime dhe ushtare. Ata arriten te arrestojne rreth 200 ushtare shqiptare qe qendronin te fshehur ne keto anije. Plani per sjelljen e Izet Pashes si Princ ne Shqiperi i shqetesoi autoritet e Komisionit Nderkombetar te Kontrollit, ndaj dhe ata arrestuan shume te dyshuar si pjesemarres ne kete plan, si dhe moren ne pyetje shume udheheqes e militante shqiptare, si Çerçiz Topullin, Ismail Bej Vloren, Esat Pashen e shume te tjere. Koloneli Hollandez Der Veer qe drejtoi kete operacion e denoi me vdekje Beqir Gebrenene, i cili ne ate kohe konsiderohej se heroi shqiptar kunder shovinizmit grek. Komisioni Nderkombetar i Kontrollit i akuzoi Isamail Bej Vloren dhe Esat Pashen si koplotues. Ky Komision e akuzoi Ismail Bej Vloren edhe per keqperdorimin e fondeve te grumbulluara nga doganat e ketij qyteti dhe i kerkoi atij qe te jape doreheqjen nga posti i Kryemistrit te Qeverise se Vlores si dhe largimin nga Shqiperia para dates 25 Janar 1914.
29-01-2014
Dy mandate janë shumë, një është pak
Nga Ndrek Gjini
Për një vend si Shqipëria, qëndrimi në pushtet i një force politike veç një mandat katërvjeçar, është pak. Dy janë shumë. Ky postulat e ka provuar katërcipërisht vërtetësinë e tij në këto 22 vitet e fundit.
PPSH, në vitin 1991, nuk e mbaroi dot mandatin e saj katërvjeçar. Dhe, mendoj se, për një mijë e një arsye, nuk kishte kuptim ta mbaronte.
Liderët e kësaj force politike 50-vjeçare, në atë kohë menduan se, për t’u larguar nga hija e diktaturës komuniste, kësaj partie do t’i mjaftonte vetëm ndërrimi i emrit nga PPSH në PSSH, dhe kaq.
Në mars të 1992-shit u bënë zgjedhje të parakohshme. Ato i fitoi opozita, (Partia Demokratike). Kjo forcë politike e mbaroi mandatin e parë katërvjeçar. Por, në këtë katërvjeçar ndodhën shumë ngjarje politike që dëshmuan atë që PPSH me emrin e saj të ri PSSH, megjithëse në opozitë, kishte një mbështetje të admirueshme në popull.
Kjo, mendoj për shkak të dhimbjes, kaosit dhe paqartësisë, që shkaktuan reformat e domosdoshme të kalimit nga një sistem ekstrem komunisto-shtetëror në një sistem kapitalist, ku zot janë ligji dhe prona private. Veç pak muaj pas fitores plebishitare të PD-së, në zgjedhjet e para të lira lokale, PS-ja fitoi në shumë bashki e komuna. Ish-kryeministri i asaj kohe, Aleksandër Meksi, e pat etiketuar këtë fitore të socialistëve si “Kundërevolucioni i sapunit”. Kjo, për shkak të mungesave të mëdha në treg gjatë atyre muajve. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se pati një periudhë prej më se njëmujore që në treg mungonte fare sapuni. Sot na vjen për të qeshur me këtë fakt. Por e vërteta është se ky asortiment ishte dhe është në çdo kohë, një nevojë jetike. Më pas, PS-ja ‘fitoi’ edhe “rrëzimin e referendumit për Kushtetutën”. Pas “rrëzimit” të këtij referendumi, PD-ja punoi shumë për t’i zbutur efektet e kësaj humbjeje. Nga 1994-a deri në 1996-n Shqipëria përjetoi dy vitet më të mira të këtyre dy dekadave të fundit. Kjo, në aspektin e arritjeve ekonomike dhe atyre politike. Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, për shembull, që po rrekemi kaq shumë sot ta marrim, bëhej fjalë ta merrnim në fund të ‘96-s apo në fillim të ’97-s, po të mos ia nxirrnim sytë vetes me ato bëmat e pranverës së ’97-s.
PD-ja dhe Berisha provuan të marrin një mandat të dytë qeverisjeje në ’96-n, të cilin mendonin se e meritonin. Këtë ndjesi ato e kishin pikërisht për shkak të mirëqenies që ishte krijuar dhe arritjeve politike në integrimin e vendit. Mirëpo liderët e rinj të PPSH-së, të pagëzuar tanimë me emrin e ri PSSH, nuk mund të duronin më gjatë në opozitë. Kjo, pasi ata ishin të ndërgjegjshëm, se ky lloj kapitalizmi që po lulëzonte, mund ta rrudhte aq shumë forcën politike që ata drejtonin, sa mund edhe të bëhej një ‘parti e tretë’. Dhe për rrjedhojë, ëndrra për të riardhur në pushtet me votë të lirë, do të vdiste për to një herë e përgjithmonë.
Siç e thashë më lart, pas ’91-shit, PS-ja kish shijuar dy ‘fitore’, zgjedhjet lokale dhe rrëzimin e referendumit për Kushtetutën, kështu që liderët e PS-së kishin një farë bindjeje se po të nisin një revolucion të dhunshëm e kanë gati mbështetjen popullore.
Liderët e PS-së ishin të ndërgjegjshëm plotësisht që zgjedhjet e përgjithshme të ’96-s do t’i humbnin. Ndaj dhe bënë gati planin e prishjes së këtyre zgjedhjeve. Dehja nga sukseset, si dhe një dozë fodullëku, e zuri qeverinë e PD-së të papërgatitur për ta parandaluar skemën djallëzore të PS-së për tërheqjen e komisionerëve zgjedhorë. Militantët e PD-së në komisionet e zgjedhjeve, pas ikjes së beftë të kolegëve të PS-së nga këto komisione, menduan se u bë deti kos, dhe u erdhi fati në derë të tregojnë militantizmin e tyre ndaj partisë që i ka zgjedhur, dhe kandidatëve të kësaj force politike që u kishin besuar atyre fatin e fitores apo humbjes. Mbushën duart me fletë votimi, dhe si të babëzitur, pasi i plotësuan në favor të kandidatëve të PD-së, i futën në kutitë përkatëse, pa e prishur terezinë. E më pas serbes-serbes rrokën telefonat dhe lajmëruan ‘fitoret spektakolare’ të kandidatëve të PD-së.
Kishin shkuar aq larg në zellin e të shërbyerit, sa pati nga ata që shpallën fitues kandidatët e PD-së me 96 apo 98 për qind të votave. U desh ndërhyrja energjike e Berishës për ta ndalur këtë ekstazë ‘fitoresh’ që vinte minutë pas minute nga çdo zonë elektorale. PS-ja ishte tërhequr dhe kishte deklaruar se jo vetëm që nuk do ta njihte rezultatin e zgjedhjeve, por nuk do merrte pjesë as në raundin e dytë të tyre. Në këto kushte, PD-ja bën përpjekje që në raundin e dytë t’i japë ca deputetë PR-së dhe disa partiçkave të tjera, sa për të krijuar artificialisht një mozaik ngjyrash në Parlamentin e ardhshëm, ku do të dominonte dukshëm bluja.
Skema nuk funksionoi. Ndërkombëtarët u shprehën hapur për parregullsi dhe kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve. Berisha i pranoi kërkesat e tyre, por jo tërësisht. Ai pranoi që zgjedhjet të përsëriten në disa zona. Por fatkeqësisht efekti i “topit të borës” që bëhet ortek nuk mund të ndalej me këto masa gjysmake që u ndërmorën.
U shpikën piramidat. Më pas rënia e tyre dhe manipulimi me to, për të krijuar një masë sa më të madhe njerëzish të pakënaqur. Kjo, pasi realisht, në këto skema piramidale mashtrimi, fatkeqësisht kishin investuar paratë e tyre më shumë se dy të tretat e popullsisë së vendit. Manipulimi i turmave u bë detyra më imediate dhe permanente e opozitës. PS-ja ia doli mbanë me sukses këtij aksioni. Kuptohet, pa ngurruar aspak të nxisë ethshëm dhunë, djegie dhe vrasje.
Dhe, kjo forcë politike, ia voli frytet këtij investimi në këtë rebelim të dhunshëm të ideuar dhe drejtuar nga eksponentët më të regjur të Sigurimit të ish-shtetit komunist shqiptar.
Për shkak të këtij rebelimi, PD-ja nuk mundi ta mbarojë mandatin e dytë të saj. U thirrën zgjedhjet e parakohshme dhe ato i fitoi PS-ja.
Kjo forcë politike i mbaroi dy mandatet e saj, por doli e stërlodhur dhe e dërrmuar nga to, pasi siç e thashë më lart, për një vend si Shqipëria, që ka përjetuar shekuj të gjatë pushtimesh dhe dekada të tëra regjimesh autoritare e diktatoriale, dhe me vetëm pak vite jetë apo përvojë në demokraci, dy mandate qeverisjeje radhazi nga e njëjta forcë politike janë shumë. Korrupsioni, nepotizmi, servilizmi, fodullëku dhe mjaft sëmundje të tjera, të cilat mendoj që janë pjellë tipike e psikologjisë otomano-komuniste, dhe që fatkeqësisht janë ende prezent në psikikën e shqiptarëve, e bëjnë të domosdoshëm një rotacion të shpeshtë politik në këtë vend. Ky rotacion nuk është se i shëron plotësisht këto sëmundje që përmenda më lart. Janë breznitë e reja ato që sjellin në pushtet një psikologji të re qeverisjeje. Dhe, duhen 25 vjet që një brezni e re të krijohet. Së paku kështu i llogarisin breznitë antropologët kudo në botë. (Një shekull katër brezni).
Rotacioni politik në vetvete ka për qeverisjen atë efekt që ka një kurë me antibiotikë te njeriu, (pas një ftohje në mushkëri që mund të ketë marrë ai). Kjo kurë nuk e mbron njeriun nga ftohjet e tjera që mund të marrë në të ardhmen, por e kuron atë nga ftohja që ka marrë.
Për hir të së vërtetës PD-ja, pavarësisht sukseseve që ka arritur në mandatin e parë dhe të dytë të saj, është po aq e lodhur dhe e drobitur nga përdorimi i pushtetit sa ç’ishte PS-ja në 2005-n. Parë nga ky këndvështrim, mund ta them me bindje se qeveritë përgjithësisht nuk i rrëzon opozita. Ato bien vetë, rrëzohen nga brenda.
Tensionet politike, bërrylat, inatet, dhe megalomanitë e gjithkundgjendura në skenën politike shqiptare po bëhen një pengesë serioze për një progres të mëtejshëm dhe për hapa konkretë në drejtim të integrimit të vendit. Një referendum për çfarëdo lloj sebepi qoftë ai, mendoj se do t’i ndihmonte shumë situatës politike aktuale për të shkarkuar tërë këtë tejmbushje me inate, qejfmbetje, apo vetëmburrje për gjoja mbështetje mbarëpopullore të njërës palë apo të palës tjetër.
Dhe pastaj, viti 2013, si vit zgjedhjesh të përgjithshme mund të vijë me më pak tensione politike. Kjo, pasi përmes këtij referendumi, palët do t’i kenë testuar përkrahësit e tyre tashmë, dhe e njohin forcën reale të tyre. Pra, në një farë kuptimi, forcat politike përmes këtij referendumi supozohet se mund të ndërgjegjësohen rreth meritimit ose jo të një fitoreje në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s. Fitore kjo, që shpresojmë tashmë të mos kontestohet as nga palët në garë, dhe as nga institucionet europiane e ndërkombëtare.
Dy mandate janë shumë. Një është pak. Le të bëjmë një referendum, ndofta për të ndryshuar kohëzgjatjen e mandatit të Parlamentit nga 4 në 5 vjet, siç e kanë disa vende të BE-së. Kjo ndofta mund të ishte një nga zgjidhjet efikase për shkarkimin, ose si të thuash, zbutjen e tensioneve politike në këtë vend ballkanik tejet të lodhur nga tranzicioni i stërzgjatur, në rrugëtimin e tij 22-vjeçar nga regjimi diktatorial komunist drejt një sistemi demokratik funksional.
Botuar ne Gazeten Shqip
Vodvili ‘Nano’ ne skenen e teatrit Presidencial
Nga Ndrek Gjini
Shfaqja e show-t ‘Nano’ ne skenen e teatrit Presidencial shqiptar, mendoj se nuk eshte asgje me shume se nje vodvil i luajtur dobet. Nano i cili eshte personazhi kryesor i ketij vodvili po mundohet te binde veten dhe ca klane intresaxhinjesh te vegjel, se eshte ende nje aktor i preferuar i politikes shqiptare. Kjo nderkohe qe kane qene bemat dhe performanca e tij e dobet, ato qe e kane nxjerre ate ne pension politik qe prej gati 10 vjetesh.Dhe pervoja e kaluar ka treguar se pansionistet nuk jane fort te pershtatshem per permbushjen me sukses te detyres se Presidentit.
Ismail Kadare dhe Sali Berisha do te ishin dy kandidaturat me prestigjoze per postin e Presidentit te Republikes se Shqiperise. Kadare, me krijimtarine e tij ne fushen e letrave, eshte bere ne Evrope e me gjere, simboli i njeriut me te shquar ne Ballkan. Dhe, per rrejdhoje, fama, ifluenca dhe njohjet e tij ne qarqet politike e diplomatike evropiane dhe nderkombetare, do krijonin per Shqiperine nje shans brilant ne drejtim te integrimit te saj aq te deshiruar ne strukturat e BE-se dhe me gjere. Sali Berisha nga ana tjeter, si politikani me i suksesshem dhe me provojen me te gjate ne politiken Shqiptare te ketyre 20 viteve te fundit, ka ne ‘bank accounten e tij personale’ kreditet, njohjet, prestigjin, lidhjet dhe autoritetin e padiskutuar per t’i dhene nje hov te ri integrimit te vendit.
Per nje vend si Shqiperia, i cili eshte ende nje shtet ne nevoje emergjente integrimi, aksionet politike te Presidentit ne keto procese itegruese jane jetike. Por, per hir te se vertetes, duhet thene se, pas mandatit te pare te Sali Berishes si kryetar shteti, agjenda e integrimit te vendit si ‘detyre shtepie e Presidentit te Republikes’ eshte zbehur, harruar, nenvleftesaur apo lene menjane, duke u konsideruar si pune e Minsitrise se Jashtme, e Parlamentit, apo thjesht detyre rutine e Ambasadave tona neper bote.
Kjo, lloj zbehje apo harrese, ne kohe te ndryshme ka patur motive te ndryshme. Mejdani e mori ate post si nje ‘dhurate’ nga Fatos Nano per besnikerine qe ai tregoi, ne kohen kur ky i fundit ishte ne burg, keshtu qe nuk mund te merrte inisiativa diplomatike integruese ‘pa lejen e bosit te tij’. Per rrejdhoje ai u mjaftua me rehatine dhe komoditetin qe te jep posti i Presidentit, si dhe me retushinin e portretit te tij, per t’u shqaqur si nje politikan i moderuar. Kjo, per shkak se e ai ishte i ndergjegjshem se u zgjodh ne ate detyre pas nje pale zgjedhjesh te ‘fituara’ me gryken e pushkes. (Kurre ne jeten time nuk kam degjuar me shume te shtena armesh sesa neten kur Mejdani u zgjodh President. Shqiptaret e majte gezonin ate nate me te shtena kallashi).
Me pas, zgjedhja e Moisiut, qe me shume nje marreveshje mes PD-se dhe PS-se, per te patur ne krye te shtetit nje njeri ‘qe nuk i prish pune asnjeres pale’. Mdaje, ai vete si person e mesoi kete lajm, nderkohe qe ishte duke luajtur domino me miqte e tij ish-oficere ne pension. Keshtuqe, ai natyrshem nuk mund te kishte as mundesi dhe as ambicje per te qene nje faktor dominant ne rolin e tij si President, ne drejtim te integrimit te Shqiperise.
Ndersa, presidenti ne detyre, Bamir Topi, i cili e mori kete detyre pas nje mije e nje kalkulimesh dhe blerjesh breda dhe jashte PD-se, e perdori kete mandat teresisht per interesin e tij vetjak, pa u marakosur aspak per diplomacine, integrimin apo fatin e vendit. Marrja e pronave qe ai kish trasheguar nga te paret e tij, si dhe perfitimi personal qene fokusi i tij kryesor ne ushtrimin e detyres si President.
Pra, natyrshem me Presidente te tille, Mejdani, Moisiu apo Topi, te cileve per hir te se vertetes duhet thene se u shkon me shume per shtat fjala ‘Precedent’ se sa ‘President’, Shqiperia nuk mund te bente hapa serioze ne drejtim te integrimit te saj.
Kadare ose Berisha mund te jene zgjidhja me e mire per Shqiperine. Per Kadarene besopj jane mese te mjaftueshme motivet motivet qe i permenda me lart. Ndersa, per Berishen duhet shtuar se, ai se pari ka dhene prova me mandatin e tij te pare se e kryen me pasion dhe dinjitet kete rol, dhe se dyti duke u zgjedhur ne kete post, ai nuk i ndjehet borxhli askujt dhe as nuk i behet ‘punetor me meditje’ asnje politikani apo partie politike,. Dhe duke mos patur frike se po i rremben ndokujt lavdine apo kompetencat, si dhe duke perdorur pervojen, njohjet dhe lidhjet qe ka me personalitete te larta kudo ne bote, ai e kryen misionin e integrimit me mire dhe me me profesionalizem se askush tjeter.
Per me teper duhet nenvizuar fakti se ai, gjate ushtrimit te detyres se tij si President, ka arritur te ule ne tavoline, dhe t’i beje te nenshkruajne marreveshje, palet kundershtare qe luftonin me arme ne dore kunder njera-tjetres. Pra, pavarsisht fjalimeve disi te vrazhda ne dukje, ai ka dhene prova te pakundershtueshme qe eshte politikani me i afte per kompromese, (cilesi kjo e domosdoshme per nje President, i cili duhet te qendroje mbi palet). Dhe mendoj se ketu duhet shtuar fakti se aftesia e Berishes per kompromise (qe ai e zoteron me mire se askush tjeter ne Shqiperi, pasi ka dhene prova per te), eshte ende mjaft e deshiruar per politiken aktuale shqiptare.
Pra, une mendoj Berisha per hir te interesave madhore te Shqiperise, duhet te kerkoje te kandidoje per kete post. Si perfundim une mendoj se nje president si Kadare do te ishte nje luks per Shqiperine, ndersa nje president si Berisha do te ishte nje fat per te. Nese nuk kemi shansin te shijojme luksin qe na jep Kadare si President i Republikes, se paku te mos leme te na ike nga dora fatin qe na ofron nje kandidature si ajo e Berishes.
Kacori- Kryeministri (de facto) i Qeverise se Pare Shqiptare
Nga Ndrek Gjini
Nuk po merrem ketu me figuren e Ismail Bej Vlores dhe kontributin e tij te sterzmadhuar e glorirfikuar deri ne mitizim, (pasi ai qendroj ne Shqiperi pas aktit te ‘Shpalljes se Pavarsise’ gjithesejt 42 dite). Kjo pasi ai duke mbajtur positn e Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem, detyra ia donte te udhetonte neper bote. Pra per rrjedhoje i bie qe de fakto me drejtimin dhe punet e asaj qeverie te jete marre Imzot Kaçorri. Se si kane rrjedhur punet me vone per Kaçorrin, kjo dihet. Por dihet pak apo aspak rreth jetes dhe veprimtarise se tij. Une po rednis keto disa fakte. Gjykimin po ia le lexuesit.
Informacione te bollshme jetes dhe veprimtarise atdhetare te Imzot Nikolle Kacorrit japin disa artikuj ne Revisten “Leka”, e cila dilte ne Shkoder para periudhes se komunizmit. Studimi me i plote deri tani besoj eshte ai i Imzot Pren Koles me titull ” Imzot Nikolle Kaçorri per mevehtesine e Shqiperise”, i cili eshte botuar ne revisten “Shpresa” te Prishtines dhe “Zeri i Shen Nikolles” ne Velezhe te Prizrenit.
Imzot Nikolle Kacorri u lind ne vitin 1862 ne fshatin Kre i Bajrakut te Lures. Babai i tij ishte katolik, ndersa nena muslimane. Arqipeshkvi i Durresit imzot Ambrosio pas nje vizite qe beri ne Lure e mori me vete per ta pergatitur per meshtar.
Ne vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike per meshtar dhe u shugurua po te njejtin vit ne Shkoder. Sherbeu ne Delbnisht, pastaj u emerua famullitar ne Durres. Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e arte”, “Per Kishe dhe Pape”. Po ne kete vit emerohet edhe Ipeshkv. Ne vitet 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen kunder turqve ne Kurbin.
Ne vitin 1908 merr pjese ne Kongresin e Manastririt se bashku me at Gjergj Fishten e shume atdhetare te tjere. Fale kontributit te tij dhe te disa klerikeve te tjere katolike ne kete kongres kemi sot nje alfabet latin dhe jo turk apo cirilik.Imzot Nikolle Kacori mori pjese ne Kongresin e Elbasanit i cili synonte te korigjonte imazhin negativ te kongresit te Dibres (korrik 1909) te organizuar prej xhonturqve. Revistes “Leka” flet edhe per gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobe ne te holla te Nikolle Kacorit, nga regjimi xhonturk i asaj kohe, lajme te cilat i boton dhe gazeta “Dielli”.
Ja si shkruan gazeta “Dielli” e dates 8.3.1911: Me 15 te Dhjetorit u kenduen ne gjykatore te Durresit letrat qe paten ardhur te prishura preji temizit te Stambollit, me 17 vazhdoi gjygji perseri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar,dhe pa thirr njeri si deshmitar. E denuan perseri me dy vjet burg e 25 lira gjob. Avokati mbrojtes zoti Talib Efendiu nga Gjirokastra kerkoji te zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit,dhe e bani temiz per se dyti por gjygji nuk e liroji”.
Imzot Nikoll Kaqorri ishte njeri nga arkitektet kryesor te berjese se shtetit te ri Shqiptar. Memorandumi qe ai i dergon Mbretit te Austro Hungaris Franc Jozefit vetem dy jave para se shpalljes se Pavarsise e deshmon kete me se miri.
Sic dihet ne fillim qe vendosur qe pavaresia te shpallej jo ne Vlore, por pikerisht ne Durres, ne qytetin ku imzot Nikolle Kacorri zhvillonte veprimtarine e tij. Por autoritetet turke lajmeruan telegrafikisht komanden e Janines dhe u pergatit me shpejtesi nje njesi ushtarake turko-greke qe me cdo kusht te mos lejonte realizimin e ketij akti. Xhonturqit madje urdheruan vrasjen e organizatoreve te ketij akti. Ne kete menyre delegatet ne menyre tejet konspirative marrin rrugen e Vlores.
28 Nentor 1912, pasi mberrijne atje shumica e delegateve, ne Vlore mbahet Kuvendi i Pavarsise. Ismail Bej Vlora zgjidhet kryeminister dhe minister i puneve te jashtme, dhe Imzot Nikolle Kacorri nenkryetar i Qeverise.
Me qe Ismail Bej Vlora u zhgjodh edhe si minister i puneve te jashtme pjesen me te madhe te kohes e kalonte jashte Shqiperise, (ai ka qendruar ne Shqipri vec 42 dite), lirisht mund te thuhet se Imzot Nikolle Kacorri , luante rolin e kryeministrit ne Shqiperi. imzot Ja cfare shkruante me12 nentor 1912 Imzon Nikolle Kacori, ne memorandumin derguar Mbretit te Austro Hungarise Franz Jozefit I: “Shume te veshtire e te rrezikshme jane keto dite per ne shqiptaret e per nanen tone Shqiperine qe te kater shtetet e Ballkanve po dojn me e perpi e me coptu”. Dhe te mos harrojme faktin se ky memorandum i qe derguar Mbretit te Austro Hungarise Franz Jozefit I gjashtembedhjete dite para shpalljes se pavaresise se Shqiperise se Shqiperise. Duhet te vihet ne dukje fakti se perveç imzot Nikolle Kacorrit, nenshkrues te ketoj memorandumi jane edhe zoterinjte, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Ata pemes ketij memorandui i kerkonin ndihme mbretit te Austro Hungarise qe shteti shqiptar mos te gllaberohet nga sllavet, greket e turqit. Kerkonin te njihej shteti shqiptar “ne kater vilajetet e Shqypnise me Kosove, Manastir, Shkoder e Janine”. Ky dokumnet eshte me rendesi pasi ketu jepet edhe numri i shqiptareve qe jetonin ne vitin 1912, mbi tre milione fryme, thuhet ne kete memorandum, dhe qysh atehere u kerkua qe Shqiperia me kater vilajetet te jete neutrale siç ishin Zvicra dhe Belgjika.
Pasi qeveria e Ismail Bej Vlores deshtoj, Imzot Nikolle Kaçorri me Mustafa Krujen, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin themeluan Lidhjen “Per atdheun e per Thronin”. Me pas imzot Nikolle Kacorri emigroi ne Austri, ku qendroi tri vjet ne Vjen deri sa vdiq me 29 maj 1917.
Fakte rreth Imzot Kacorrit
• Imzot Nikolle Kaçorri u lind ne vitin 1862 ne fshatin Kre i Bajrakut te Lures
• Me 1882 mbaroi kolegjin urban per retorike e gramatike.
• Me 1882 – 1888 studion ne Rome ne kolegjin urban duke kryer 4 vjet per gramatike dhe 2 vjet per retorike.
• Me 188 – 1893 studioi per teologji, filozofi e shkenca politike ne Universitetin “Zeking” te Zyrihut ne Zvicer.
• Me 1893 vjen ne Shqiperi e sherben fillimisht meshtar ne Delbnisht.
• Me 1893 – 1916 sherben ne arkipeshkvine e Durresit.
• Me 1907 kryetar nderi i klubit “Vllaznia”.
• Me 1909 ne klubin “Bashkimi”.
• Me 1908 dhe 1909 merr pjese ne kongreset e Manastirit e Elbasanit.
• Me 1910 – 1911 u denua me 2 vjet burg “per nxitje kunder ligjeve te shtetit xhonturk”.
• Me 1912 i bashkohet nismes se Ismail Bej Vlores. per shpalljen e pavaresise.
• Me 1912 delegat i Durresit ne Kuvendin e Vlores.
• Me 4 dhjetor 1912 – 30 mars 1913 zevendeskryeminister i qeverise se pare te Shqiperise.
• Vdiq ne Vjene me 29 maj 1917.
Tenison, bujaria shqiptare dhe ministri i (pa)Kulturës
Nga Ndrek Gjini
Në librin “Land of Eagles”, të botuar para dy vjetësh në Angli, me autor Robin Hanbury-Tenison, përveç fjalëve të mira që fliten për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare, shpaloset dhe shëmtia, fodullëku, dhe mosmikpritja e ministrit shqiptar të Kulturës të vitit 2007, dhe djalit të tij.
Ministri i Kulturës, në këtë libër, nuk përmendet me emër, ndaj dhe unë po e lë pa emër.
Autori i këtij libri, Robin Hanbury-Tenison, është një personalitet i vlerësuar nga revista ‘Time’ si eksploratori më i madh në botë i 20 viteve të fundit.
Në fillimvjeshtën e vitit 2007 ai vizitoi Shqipërinë. Së bashku me gruan e tij, hipur mbi kuaj, nëpër shtigje malesh, dhe jo rrugëve me asfalt, ata e përshkruan hapësirën shqiptare nga Veriu në Jug.
(Ky libër nuk besoj të jetë përkthyer ende në shqip. Ndofta dhe po. Por qëllimi i këtij shkrimi nuk është një thirrje për përkthimin e këtij libri, dhe as koment rreth këtij libri, i cili, sipas mendimit tim, është një libër i shkruar mirë, dhe përgjithësisht flet shumë mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, përveç të katër-pesë faqeve të tij ku flitet për një gjest të pakulturë të ministrit shqiptar të Kulturës).
Çfarë ka ndodhur realisht atë natë në bujtinën mes maleve?
Nga faqja 32 deri në faqen 37 të këtij libri, autori përshkruan rrugëtimin e tij dhe ekipit të tij, sesi hipur mbi kuaj ata kaluan nga Thethi në Valbonë. Ai përshkruan bukuritë magjepsëse të natyrës, aventurat e asaj rruge, shiun që i lag, lodhjen, urinë, rreziqet që paraqisnin ato shtigje të ngushta etj. Ai tregon sesi pak pa rënë nata, në afërsi të Valbonës, ata kishin humbur rrugën. Dhe më tej përshkruan skenën kur aty kalon një makinë policie e më pas disa fuoristrada. Ato ndalojnë, përshëndeten, madje dhe prezantohen midis tyre. Një nga pasagjerët që zbret nga fuoristrada prezantohet para tyre si ministri i Kulturës i qeverisë shqiptare. Bisedojnë për pak minuta. Dikush u tregon me dorë shtegun që të shpie te bujtina e vetme në atë zonë… dhe me pas ministri me eskortën e tij hipin në makinat e tyre dhe largohen. Tenison me gruan e tij dhe shoqëruesin bëjnë edhe nja dy orë rrugë hipur mbi kuaj, derisa mbërrijnë te kjo bujtinë, shkruhet në librin ‘Land of Eagles’. Kur mbërrijnë, janë krejt të lagur, të uritur, të lodhur e të stërmunduar nga rruga e gjatë, shkruan ai. Pikërisht tek ajo bujtinë kishte shkuar për të darkuar edhe ministri i Kulturës me djalin e tij, së bashku me disa të tjerë, tregon autori. Pronari i bujtinës ua hap derën dhe i mirëpret. Por e gjithë vëmendja është e përqendruar te ministri. Askush nuk do t’ia dijë se Tenison, gruaja e tij, dhe shoqëruesi janë të lagur, të uritur e të lodhur. Në dhomën e pritjes së kësaj bujtine as ministri dhe as i biri nuk denjojnë të ngrihen e t’u lëshojnë pak vend në divanet ku janë ulur. Robin tregon sesi atij, gruas së tij dhe shoqëruesit u shërbehet për të ngrënë nga ato pak ushqime tanimë të ftohta që kanë mbetur prej tavolinës ku kishte ngrënë ministri me grupin e tij. Ai tregon sesi ministri luan me pultin e televizorit duke ndryshuar kanalet me shpejtësi, pa ia ditur fare për mysafirët e huaj që ndodhen aty. Ai tregon sesi ai dhe i biri janë mosmikpritës deri në paturpësi dhe fodullë të pa fre. Autori i këtij libri përshkruan gjithçka në detaje, sesi ministri fillon t’i japë mend atij rreth nevojës së reklamimit të bregdetit shqiptar dhe jo zonave malore etj.
Tenison konkurron në Festivalin e Kanës me filmin e tij për Shqipërinë
Eksploruesi britanik Robin Hanbury-Tenison në faqet e këtij libri i ka përshkruar me thjeshtësi, sinqeritet dhe vërtetësi të admirueshme përshtypjet e kësaj aventure shqiptare. “Vendi i Shqiponjave, me kuaj përmes vendit të harruar të Europës” është një libër i cili është promovuar para disa kohësh në Royal Geographic Society në Londër, e cila është një nga qendrat më prestigjioze të eksplorimeve, që financon eksplorime në vende të ndryshme të botës.
Në faqet e këtij libri shpaloset bukur Shqipëria me kulturën e historinë e saj të pasur, shpalosen doket dhe zakonet shqiptare.
“Shqiptarët janë një popull mikpritës. Shqipëria është një vend që për vite me radhë është veshur me misteriozitet përballë publikut të huaj. Unë dua t‘u tregoj njerëzve realisht se cila është Shqipëria dhe pse duhet ta duan ata…”, thoshte Robin Hanbury-Tenison në shtator të 2007-ës, kohë kur nga Thethi nisi aventurën e tij.
Në çdo faqe të këtij libri ndihet dashamirësia dhe mikpritja e popullsisë rurale, të cilët hapën për Tenisonin dhe ekipin e tij dyert e shtëpive, u ofruan atyre bukë të ngrohtë, djathë të bardhë të kriposur, dhallë dhe raki. Kështu që sjellja fodulle e ministrit tretet dhe harrohet tek lexon më se 200 faqet e tjera të këtij libri të shkruar me aq dashuri për Shqipërinë e shqiptarët.
Në rrugëtimin e tyre në viset shqiptare, Theth, Valbonë, Lurë, Martanesh, Voskopojë, apo dhe Shkodër, Librazhd, Korçë, Gjirokastër, Tepelenë e deri në skajet jugore, Robin Hanbury-Tenison dhe gruaja e tij u shoqëruan nga regjisori amerikan Mickey Grant, i cili gjatë gjithë kohës fiksoi në kamera aventurën e tyre. Me materialin e përzgjedhur ata realizuan filmin dokumentar “Vendi i Shqiponjave”, me të cilin konkurruan edhe në seksionin e dokumentarëve në Festivalin e Kanës.
Nuk e kam parë këtë film. Ndaj dhe nuk e di nëse në të është përfshirë sjellja e ministrit të Kulturës. Gjithsesi, edhe nëse është përfshirë, mendoj se tërë ai shtegtim i gjatë i tyre dhe gjithë ajo mikpritje e ngrohtë që ata prekin dhe ndiejnë në çdo hap në Shqipëri, e bëjnë këtë ministër tejet të vockël në vogëlsinë, fodullëkun dhe mosmikpritjen e tij.
Libri i Tenison-it u shtohet zërave që promovojnë sot Shqipërinë turistike, një vend i njohur më së pari përmes shënimeve të udhëtareve të shekujve të shkuar, por njëkohësisht i panjohur e i pashkelur për shkak të izolimit 50-vjeçar.
Një letër falënderimi dhe ndjesë për autorin e këtij libri
Autori i këtij libri e kishte krijuar përfytyrimin e tij për Shqipërinë para se të vinte në këtë vend. Këtë gjë e dëshmojnë citimet që u bën në libër mëse 20 autorëve të tjerë që kanë kaluar nëpër Shqipëri dhe që kanë shkruar rreth Shqipërisë. Shënimet e udhëtarëve si Edith Durham, Lord Bajron, Martin Leak e kanë intriguar së tepërmi autorin dhe këtë e shpreh në mënyre mjaft të sinqertë në faqet e librit.
Nuk e di se ku është, dhe se çfarë po bën aktualisht ‘ministri shqiptar i Kulturës, i vitit 2007’ (ai që Tenison përshkruan në libër), por gjithsesi këshilla ime është që këtë libër ta lexojë së paku këshilltari për kulturën i Kryeministrit të Shqipërisë dhe t’i sugjerojë Kryeministrit t’i shkruajë Robin Hanbury-Tenison një letër falënderimi për botimin e këtij libri, si dhe t’i kërkojë atij ndjesë për sjelljen e padenjë të ‘ministrit të Kulturës, të vitit 2007’.
Rexh Meta, Enver Hoxha dhe Presidenti Truman
Nga Ndrek Gjini
Rexh Meta (1906-1985), nga një banor i jetimores së Shkodrës, bëhet shqiptari i parë që diplomohet me medalje të artë në Universitetin e Kembrixhit. Kjo falë fatit, aftësive të tij dhe shoqërimit që ai i bën gazetares amerikane më të paguar në botë, gjatë periudhës së pas-Luftës së Parë Botërore,Rose Wilder Lane. Rexh Meta dënohet me vdekje nga Enver Hoxha. Por, gazetarja, shkrimtarja dhe antropologia Rose Wilder Lane, sapo e mëson këtë fakt, ndërhyn gjer te Presidenti i SHBA për t’ia shpëtuar jetën atij. Enver Hoxha pranon t’ia falë jetën Metës, por me kusht që Rose Wilder Lane, që kishte një prestigj dhe influencë të jashtëzakonshme në mbarë botën, të mos fliste kundër regjimit komunist në Shqipëri. Lane e pranon kushtin e, për rrjedhojë, Rexh Metës i falet jeta. Por ai mbahet në burg për shumë vite, e më pas në internim, derisa vdes diku në afërsi të Tiranës, në të njëjtin vit që vdes dhe Enver Hoxha.Po kush ishte Rexh Meta? Babai i Rexhës, Metë Fazlia, bashkë me disa familjarë të tjerë, në vitin 1913 largohet nga Vuthajt për të shpëtuar familjen nga gjenocidi që u bëhej shqiptarëve në krahinën e Plavës dhe Gucisë nga forcat malazeze. Pasi shkojnë për disa vite në Kosovë, në vitin 1919, Metë Fazlia me djalin, Rexhën dhe dy vajzat, Gjykën dhe Zojën, kthehen dhe jetojnë në Shkodër. Aty, Metë Fasllia dhe gruaja e tij vdesin, kështu që Rexha dhe dy motrat e tij strehohen në jetimoren e Shkodrës, që varej nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Rexha aty nis shkollimin dhe mëson në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze. Që 12 vjeç fillon të shoqërojë ekspeditat anglo-amerikane në Veri të Shqipërisë si përkthyes. Por, ekspedita që i ndryshoi jetën këtij djaloshi, ishte ajo që udhëhiqej nga Rose Wilder Lane. Ajo u kujdes për të (disa burime thonë se ajo e birësoi Rexhën) dhe i siguroi bursën për në shkollën teknike “Harry Fultz” në Tiranë. Lane e dërgoi Rexhë Metën më pas në Universitetin e Kembrixhit në Angli, në Fakultetin e Financave, të cilin Rexh Meta e kreu me sukses duke mbrojtur në vitin 1937 edhe temën e doktoraturës në lëmin e ekonomisë financiare. Në Librin e Artë të Universitetit të Kembrixhit gjendet edhe emri i shqiptarit Rexhë Meta. Më 1938-n ai kthehet në Shqipëri dhe fillon punën si drejtor i Drejtorisë së Financave të Shqipërisë. Dy vjet me pas internohet në Itali, ku qëndron deri më 1943-shin. Në verën e vitit 1943 kthehet në Shqipëri dhe në shtator të po këtij viti ai merr pjesë në mbledhjen themeluese të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, si një nga 45 përfaqësuesit e kësaj lidhjeje, përkrah figurave të tilla si Ismet Boletini, Xhafer Deva, Shaban Polluzha, Rexhep Mitrovica, Marie Kraja e shumë patriotë të tjerë. Menjëherë pas Luftës, Rexh Meta arrestohet nga pushteti komunist në Shqipëri dhe dënohet me vdekje. Rose Wilder Lane e mëson këtë lajm dhe ndërhyn deri te Presidenti i SHBA që atij t’i falet jeta. Enver Hoxha vë kushte. Lane, për hir të jetës së Rexh Metës, e pranon kushtin dhe dënimi i tij shndërrohet me 27 vjet burg. Ai e kreu dënimin në qelitë e Burgut të Burrelit. Familja e Rexhës, gruaja Pertefi, djali Fitimi dhe vajza Bora, përjetuan vuajtje, persekutim dhe mjerim ekstrem. Rexh Meta vdiq afër Tiranës në vitin 1985 (vit në të cilin vdiq dhe Enver Hoxha). Trupi i tij u varros në Shkodër. Një shtatore për Rexhën dhe Rose Wilder Lane Nuk e di nëse dikush është kujtuar ta vlerësojë apo dekorojë këtë figurë kaq të madhe. Nuk e di nëse dikush është kujtuar të shkojë tek i biri, nipi apo dikush që jeton prej familjes së tij për të shfletuar dorëshkrimet e tij. Sikur asgjë të mos ketë bërë Rexh Meta në jetë, veç fakti se ai ishte shqiptari i parë që është diplomuar në Kembrixh me medalje të artë, ai e meriton një shtatore në Tiranë. Për më tepër, të mos harrojmë se ai ka shoqëruar një nga gazetaret më në zë të botës për kohën që ajo jetoi, Rose Wilder Lane, e cila ka bërë për Shqipërinë më shumë se shumë e shumë shtetare shqiptare. Jeta e Rexhë Metës meriton të shkruhet. Ashtu siç e meriton të rivlerësohet dhe vihet në piedestalin shqiptar që meriton Rose Wilder Lane. Mendoj se Ministria e Kulturës bën më mirë të akordojë fonde për libra e dokumentarë rreth këtyre figurave të ndritura të historisë së Shqipërisë, sesa për ca programe televizive, libra apo aktivitete surrogate, të cilat nuk po i përmend me emër pasi nuk kam asnjë dëshirë apo nevojë të bëj armiq.
Kandidatura per President: Kadare do te ishte luks, Berisha fat
Nga Ndrek Gjini
Ismail Kadare dhe Sali Berisha do te ishin dy kandidaturat me prestigjoze per postin e Presidentit te Republikes se Shqiperise. Kadare, me krijimtarine e tij ne fushen e letrave, eshte bere ne Evrope e me gjere, simboli i njeriut me te shquar ne Ballkan. Dhe, per rrejdhoje, fama, ifluenca dhe njohjet e tij ne qarqet politike evropiane dhe nderkombetare, do krijonin per Shqiperine nje shans brilant ne drejtim te integrimit te saj aq te deshiruar ne strukturat e BE dhe me gjere. Sali Berisha nga ana tjeter, si politikani me i suksesshem dhe me provojen me te gjate ne politiken Shqitare te ketyre 20 vjteve te fundit, ka ne ‘bank accounten e tij personale’ kreditet, njohjet, prestigjin, lidhjet dhe autoritetin e padiskutuar per t’i dhene nje hov te ri integrimit te vendit.
Per nje vend si Shqiperia, i cili eshte ende nje shtet ne nevoje emergjente integrimi, aksionet politike te Presidentit ne keto procese itegruese jane jetike. Por, per hir te se vertetes, duhet thene se, pas mandatit te pare te Sali Berishes si kryetar shteti, agjenda e integrimit te vendit si ‘detyre shtepie e Presidentit te Republikes’ eshte zbehur, harruar, nenvleftesaur apo lene menjane, duke u konsideruar si pune e Minsitrise se Jashtme, e Parlamentit, apo thjetsht detyre rutine e Ambasadave tona neper bote.
Kjo, lloj zbehje apo harrese, ne kohe te ndryshme ka patur motive te ndryshme. Mejdani e mori ate post si nje‘dhurate’ nga Fatos Nano per besnikerine qe ai tregoi, ne kohen kur ky i fundit ishte ne burg, keshtu qe nuk mund te merrte inisiativa diplomatike integruaese‘pa lejen e bosit te tij’. Keshtuqe, ai u mjaftua me rehatine dhe komoditetin qe te jep posti i Presidentit, si dhe me retushinin e portretit te tij, per t’u shqaqur si nje politikan i moderuar. Kjo, per shkak se e ai ishte i ndergjegjshem qe u zgjodh ne ate detyre pas nje pale zgjedhjesh te ‘fituara’ me gryken e pushkes. (Kurre ne jeten time nuk kam degjuar me shume te shtena armesh se sa neten kur Mejdani u zgjodh President. Shqiptaret e majte gezonin ate nate me te shtena kallashi).
Me pas, zgjedhja e Moisiut, qe me shume nje marreveshje mes PD-se dhe PS-se, per te patur ne krye te shtetit nje njeri ‘qe nuk i prish pune asnjeres pale’. Mdaje, ai vete si person e mesoi kete lajm, nderkohe qe ishte duke luajtur domino me miqte e tij ish-oficere ne pension. Keshtuqe, ai natyreshem nuk mund kishte as mundesi dhe as ambicje per te qene nje faktor dominant ne rolin e tij si President, ne drejtim te integrimit te Shqiperise.
Ndersa, presidenti ne detyre, Bamir Topi, i cili e mori kete detyre pas nje mije e nje kalkulimesh dhe blerjesh breda dhe jashte PD-se, e perdori kete mandat teresisht per interesin e tij vetjak, pa u marakosur aspak per diplomacine, integrimin apo fatin e vendit. Marrja e pronave qe ai kish trasheguar nga te paret e tij, si dhe perfitimi personal qene fokusi i tij kryesor ne ushtrimin e detyres si President.
Keshtuqe, natyrshem me Presidente te tille, te cilet per hir te se vertetes duhet thene se u shkon me shume per shtat fjala ‘Precedent’ se sa ‘President’, Shqiperia nuk mund te beje asnje hap perpare ne drejtim te integrimit.
Kadare ose Berisha mund te jene zgjidhja me e mire per Shqiperine. Kadare per motivet qe i permenda me lart. Ndersa, Berisha, se pari ka dhene prova me mandatin e tij te pare se e kryen me pasion dhe dinjitet kete rol, dhe se dyti duke u zgjedhur ne kete post, ai nuk ndjehet ‘borxhli apo skllav’ i asnjerit, dhe duke mos patur frike se po i rremben ndokujt lavdine apo kompetencat, si dhe duke perdorur pervojen, njohjet dhe lidhjet qe ka me personalitete te larta kudo ne bote, ai e kryen misionin e integrimit e mire dhe me me profesionalizem se askush tjeter. Per me teper duhet nevizuar fakti se ai, gjate ushtrimit te detyres se tij si President, ka arritur te ule ne tavoline, dhe t’i beje te nenshkruajne marreveshje, palet kundershtare qe luftonin me arme ne dore kunder njera-tjetres. Pra, pavarsisht fjalimeve te vrazhda ne dukje ai, ka dhene prova te pakundershtueshme qe eshte politikani me i afte per kompromese, ( cilesi kjo e domosdoshme per nje President i cili duhet te qendroje mbi palet). Aftesia per kompromise qe Berisha e zoteron me se miri, dhe ka dhene prova per te, eshte ende mjaft e deshiruar per politiken aktuale shqiptare.
Pra, Berisha per hir te interesave te kombit Shqiptar, duhet te kerkoje te kandidoje per kete post. Nje president si Kadare eshte nje luks per Shqiperine. Nje president si Berisha eshte nje fat per te. Nese nuk kemi shans te shijojme luksin qe na jep Kadare si President i Republikes, se paku te mos leme te na ike nga dora fatin qe na ofron nje kandidature si ajo e Berishes.
Sindromi i keqperdorimit te vdekjes
Nga Ndrek Gjini
Në shoqërinë shqiptare, sindromi i (keq)përdorimit të vdekjes ka marrë përmasa të frikshme.
Nuk di vend tjetër demokratik në botë, (përveç Shqipërisë), të ketë përdorur apo të përdorë në mënyrë kaq pasionante çdo vrasje apo vdekje, për të fituar kredite politike apo dhe mediatike.
Për këtë flasin më së miri deklaratat e pafundme pasionante politike, dhe jo politike, shkrimet e përditshme të gazetave, emisionet televizive apo dhe lajmet e përorshme mbi vrasjet dhe vdekjet.
Lajmi, komentet, apo dhe deklaratat politike për një vrasje apo vdekje të vetme, të shpërndarë në eter 20 herë në ditë, nga dhjetëra TV e gazeta, apo dhe qindra radio, të krijojnë idenë sikur në këtë vend nuk ndodh asgjë pozitive. Të krijojnë idenë sikur në këtë vend, i vetmi biznes fitimprurës është të jesh pronar i ndonjë agjencie funerale. Imazh ky jo vetëm i rremë, por edhe mjaft i dëmshëm për psikikën e popullatës së këtij vendi.
Ky sindrom i ka rrënjët thellë në histori, dhe për rrjedhojë shërimi nga kjo sëmundje nuk është i lehtë.
Ai lidhet me pushtimet e gjata shumë shekullore apo dhe me regjimet gjysmë autoritare e diktatoriale që ka përjetuar vendi ynë.
Për breza e breza me radhë, shqiptarët haptazi apo në mënyrë të fshehtë, fajësonin për vrasjet apo vdekjet e njerëzve të tyre të afërt, pushtuesin apo qeverinë. Në fakt, ky ishte realiteti i asaj kohe, pasi për afro 80 për qind të vrasjeve apo vdekjeve, gjatë këtyre periudhave, fajtorë ishin përfaqësuesit e pushtuesve apo organet represive të këtyre regjimeve të dhunshme.
Tani kohët kanë ndryshuar. Në Shqipëri nuk ka më pushtues dhe as regjim të dhunshëm e represiv.
Por fatkeqësisht sindromi në mendjen e shqiptarëve rreth (keq)përdorimit të vdekjes ka mbetur i pandryshuar. Kjo është e trishtueshme dhe njëkohësisht e dëmshme për shëndetin mendor të popullatës.
Është lehtë të konstatosh, mund të thotë dikush. Po si, dhe qysh, mund të kurohemi nga ky sindrom i rrezikshëm?
Unë mendoj se rrugëzgjidhjet për këtë ekzistojnë. Duhet vetëm vullneti i mirë.
Po sjell këtu veç një shembull. Një statistikë e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Irlandës, (shtet i cili ka një popullsi afërsisht me atë të Shqipërisë), thotë se gjatë vitit 2011 kanë ndodhur 896 vetëvrasje. Po t’i shtojmë kësaj shifre edhe vrasjet, vdekjet apo aksidentet e tjera, i bie që çdo ditë në mediat e këtij vendi të kishte lajme për tre apo katër të vdekur. E them me përgjegjësi të plotë; nuk ka pasur në media as edhe një lajm të vetëm lidhur me vetëvrasjet. Ndofta një apo dy herë në muaj ka pasur ndonjë lajm për ndonjë aksident apo vrasje të bujshme. Dhe kaq. Krejt ajo çka mëson lidhur me këto ngjarje është ndonjë vendim përfundimtar i gjykatës.
Po bisedoja me një mikun tim doktor, rreth shifrës së lartë të vetëvrasjeve dhe mospublikimit të këtyre lajmeve. Është një si ‘kontratë’, apo si të thuash ligj i pashkruar mes mediave, gazetave dhe politikës, tha ai, për të mos publikuar asgjë lidhur me këto raste fatkeqe vdekjesh. Pastaj, shtoj ai, askush nuk është i lejuar të japë informacione në media apo gazeta për raste vdekjesh apo vrasjesh pa lejen e familjarëve të këtyre viktimave.
E solla këtë rast për të thënë atë që rrugëzgjidhjet ekzistojnë. Mungon vetëm vullneti i mirë.
Vdekja është humbje. Nuk ka të fituar në betejën me të. (Keq)përdorimi i saj është turpi ynë. Ndaj dhe na duhet të shërohemi nga sindromi i (keq)përdorimit të saj sa më shpejt të jetë e mundur.
Botuar ne Gazeten ‘Shqip’
Trecka i perralles dhe nevoja per nje Referendum!
Nga Ndrek Gjini
Trecka eshte nje personazh shume simpatik i nje perralle popullore te Shqiperise se Veriut. Ai, ne perralle pershkruhet si nje burre shtatvogel, por shume i zgjuar. E pyesin nje dite Trecken, -Sa peshon ti Trecke? Ai pergjigjet hazerxhevap, si i thone andej nga Veriu,- “Une, …100 kile peshoj me ate kandarin tim”. Kjo shprehje perdoret ende ne Veri si nje idiome, e cila shpreh ate qe secili ka te drejte te thote se ‘jam me i madhi’, ‘me i miri’, ‘me i forti’, ‘me i dituri’. (Dhe, po t’i referohemi Treckes, ato jane vertete te tille, por secili ne ‘kandarin’ e vet ama). ‘Trecka’ eshte prezent sot me shume se askund ne arenen politike shqiptare te ketyre muajve te fundit. Te gjithe thone se ‘peshojne 100 kile’.
Por, per ta zgjidhur kete mendoj se me shume se asgje tjeter na lipset nje kandar. Nje kandar, por jo si ai i Treckes ama, por nje kandar me njesi matese te njejta, te barabarta, per te gjithe.
Zgjedhjet e parakoheshme nuk jane zgjidhja e duhur, pasi nuk kemi nje krize politike.
Partite politike, (ato te rejat dhe te vjetrat), duhet t’i masin forcat, duhet ta dijne se sa peshojne realisht, dhe te mos flasin si Trecka i perralles.
Por, po te perjashtojme opsionin e zgjedhjeve te parakoheshme, lind pyetja se cili do te ishte ky ‘kandar’ ku mund te peshohen te gjithe keto ‘Trecka’.
Ndofta, zgjidhja me e mire do te ishte thirrja e nje Referendumi. S’ka rendesi se per cfare. Le te jete per abortin, zgjedhjen e Presidentit, alkolin, shtepite publike apo per cfaredo lloj sebepi, i cili mund te sajohet brenda nates. Rendesi ka qe partite te investojne energjite e tyre ne kete Referendum. Zgjidhja me ideale do te ishte, qe secila parti politike apo koalicion te kishte variantin e vet te formulimit te ketij ‘ligji’, ‘personi’, (nese do shkojme ne Referendum per zgjedhjen e Presidentit), apo ‘ndryshimi ne ligj’, per te cilin dhe do thirret ky Referendum. Votuesit do votonin te lire per variantin e propozuar nga secila force politike apo koalicion. Asnje nuk do beje presion, pasi ky Referendum nuk eshte se ndryshon qeverisjen politike te vendit, por eshte thjeshte nje gare per nje ceshtje te caktuar. Pra, ky Referendum u sherben ketyre partive politike si nje ‘kandar’ per te peshuar veten. Permes ketij Referendumi ato mund te masin forcat, dhe keshtu klima e acaruar politike shqiptare zbutet. Per rrjedhoje, 2013-ta, si vit i Zgjedhjeve te Pergjithshme do te vinte me nje klime politike me te qete, pasi partite politike permes ketij ‘kandari’ do te shikojne se sa ‘peshojne’.
Ky Referendum do t’i ndergjegjesonte ato per peshen e tyre reale, dhe per rrjedhoje me qendrimet dhe aktivitetin e tyre nuk do bllokonin proceset integruese te vendit, duke hequr dore njekohesisht edhe nga deklarata te tilla si ajo e Treckes se perralles.
Renja e lire e Topit
Nga Ndrek Gjini
Bamir Topi eshte ende President i Republikes. Ai para disa javesh deklaroi hapur se do krijoje partine e tij.
Realisht me kete deklarate, Topi shpalli fillimin e renjes se tij te lire. Kjo ne kuptimin, qe ai me partine e tij mundet, e shumta te krijoje ne politiken shqiptare, efektin qe krijoi LSI e Ilir Metes ne 2005. Pra, pozicioni me i larte ne karrieren e tij te ardhshme politike, i bie te jete ai i zevendeskryeministrit ne qeverine e Edi Rames, kurdo qe PS te vije ne pushtet.
Por a eshte kjo zgjidhja me e mencur per nje politikan si Topi, i cili hyri ne politike relativisht i ri ne moshe, dhe me staturen e profilin e nje politikani te moderuar dhe mjaft premtues.
Pikerisht per shkak te kesaj stature ai i ngriti shpejt shkallet e karrieres ne PD. U votua brenda forumeve te kesaj partie te madhe, (dhe jashte ketyre forumeve si deputet), si perfaqesues i nje fryme te moderuar te kesaj partie. Pra, pas zgjedhjes se tij si President, ku mori te gjitha votat e PD-se, plus votat e disa deputeteve te majte, i binte te ishte politikani me premtues per te drejtuar vendin ne te ardhmen, si Kryeminister. Kete gje, ai mund ta arrinte shume thjeshte dhe pa shkelur asnje norme etike apo ligjore.
Per realizimin e kesaj ambicje, atij nuk i nevojitej ndonje sakrifice morale apo politike. Majftonte qe ai ne ushtrimin e detyres se tij si President, te mbante mbi tavoline Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, dhe ne njerin nga sirtaret e kesaj tavoline Statutin e PD-se.
Kete te fundit per dy arsye. Se pari per faktin se ishte pikerisht kjo force politike qe e votoj me 100 per qind te votave te saj ne kete post te larte. Dhe se dyti per faktin se eshte pikerisht Statuti i kesaj partie qe i siguron atij si te gjithe Presidenteve, Kryeminsitrave, e Kryetareve te Parlamentit, te zgjedhur ne keto poste nga kjo force politike, te qenurit automatikisht anetar i forumit me te larte te kesaj partie, sic eshte ai i Keshillit Kombetar te PD-se.
Pra, (po te mbante ne njerin nga sirtaret e tavolines se punes se tij Statutin e PD-se), ne kuptimin e asaj, qe gjate ushtrimit te detyres se tij te mos e atakonte haptazi politiken zyrtare te kesaj partie, Bamir Topi, mund te kthehejj dinjitoz ne kete forum te larte te PD-se, sic eshte Keshilli Kombetar, dhe me shume kryelartesi mund te kerkonte, heret a vone, postin e kryetarit te kesaj partie. Kjo, pasi ai do t’i kishte te gjitha kredencialet e duhura per kete.
Kishte qene deputet i suksesshem i saj ne disa legjislatura, nenkryetar i kesaj partie, kryetar i grupit parlanetar, President i Republikes i zgjedhur me votat e saj. Dhe per me teper perfaqesues i nje fryme te moderuar brenda kesaj force politike.
Pare nga ky kendveshtrim, i bie qe me deklaraten e tij per te formuar nje parti te re politike, Topi realisht firmosi fillimin e renjes se tij. Kjo, pasi krejt historia e politikes shqiptare, e ketyre 20 viteve te fundit, ka provuar se asnje parti politike shqiptare e krijuar nga te ikurit, rebelet apo qejfmbeturit e PD-se apo PS-se, nuk ka mundur te marre me shume se dy apo tre deputete.
Shumica prej ketyre qejfmbeturve jane kthyer ne vathen e vjeter. E disa te tjere, e shpenzojne kohen duke lexuar horoskopin politik, per te pare se kush do te fitoje, ne menyre qe te nisin me vrik pazaret per koalicione me fitimtaret, me qellimin e vetem te perfitimit te ndonje theleje nga tavolina e shtruar e pushtetit.
Kjo, sepse shqiptaret edhe per nja 20 apo 25 vjet te tjera do te vazhojne te votojne respektivisht PD-ne apo PS-ne, duke i dhene here njeres pale e here pales tjeter tre-kater peqind te votave me shume apo me pak.
Kete rrjedhe apo kahje te votuesit shqiptar nuk mundi ta ndryshoje PAD e Cekes, PDR e Pollos, LSI e Metes, dhe as partite e Petro Kocit, Spartak Ngjeles dhe e mjaft qejfmbetureve te tjere. Keshtuqe, i bie qe dhe Topi me Spahiun te kene te njetin fat sic paten qejfmbeturit paraardhes te politikes shqiptare.
Bamir Topi u zgjodh ne krye te shtetit nga PD me te gjitha votat e saj, dhe po largohet nga kjo detyre me premtimin e vetem te krijimit te nje partie te re, duke marre nga PD vetem nje vote, ate te Gazmend Oketes.
Përralla me Pavarësi e 28 Nëntorit
Nga Ndrek Gjini
Për mëse 20 vjet, Sali Berisha e përdori politikën për të bërë histori, dhe ia doli mbanë me sukses. Ai me rolin dhe kontributin e tij dominoi skenën politike shqiptare gjatë gjithë periudhës së tranzicionit që bëri Shqipëria nga regjimi komunist drejt instalimit të sistemit demokratik.
Tani, pas mëse 20 vjetësh demokraci në Shqipëri, Sali Berisha në rolin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, po përdor historinë për të bërë politikë.
Këtij aksioni politik ai do t’ia dalë me sukses, pasi, si doktor që është, ka dhënë prova se e njeh mirë psikologjinë e shqiptarëve. Pra, e di se në thelb shqiptarëve u pëlqejnë vetëmburrjet me heronj, luftëra e data, qofshin këto dhe të sajuara. U pëlqejnë përvjetorët e festimet, pavarësisht ngjyrave politike apo fetare. Ai e di fare mirë se shqiptarët veç sebep duan për të festuar.
Këtë 100-vjetor të ‘Pavarësisë së Shqipërisë’, Berisha me vetëdije të plotë po e përdor për të shtuar kreditet e tij politike. Normalisht, ai ka lexuar aq libra të historianëve të huaj ku shpaloset e vërteta rreth kësaj ngjarje, dhe thellë në subkoshiencën e tij e kupton se ai akt nuk solli pavarësinë e vendit. Ngritja e flamurit në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, sipas historiografisë shkencore (jashtë glorifikimeve folklorike shqiptare), ishte thjesht një akt sporadik i nacionalizmit utopik shqiptar, dhe pati një influencë veç disajavore, dhe jo më gjerë se në Vlore dhe rrethinat e saj. Shqipëria në atë kohë realisht kontrollohej nga Turqia, Austro-Hungaria, Italia, Greqia, Serbia, Mali i Zi etj. Shqiptarët dhe liderët e tyre në ato vite Perandorinë Osmane e kishin si të vetmen mburojë për mbrojtjen e tyre kundër synimeve për aneksimin e trojeve Shqiptare nga serbo-malazezët, italianët apo grekët.
Meqenëse është vendosur të bëhen këto festime madhështore, së paku duhej të bëheshin disa korrigjime të domosdoshme, si për shembull të thuhet që Ismail Bej Vlora që ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912, (flamur që realisht ishte ngritur më parë edhe në Tiranë, Prizren, Mirditë apo dhe në Iballë të Pukës,) nuk e kishte mbiemrin Qemali, por ‘Bej Vlora’.
Festimi i 28 Nëntorit si ditë e pavarësisë së Shqipërisë i ka fillesat e saj që në vitet e para të qeverisjes së Ahmet Zogut. Turkofilët shqiptarë, që ishin gati mazhorancë në ato vite në Shqipëri, po i prishnin planet Zogut, i cili kishte si synim të tijin orientimin e Shqipërisë drejt Europës Perëndimore. Kështu që ai, për të ngritur ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, vendosi të glorifikonte këtë datë, si dhe emrin e Ismail Bej Vlorës. Kjo pasi shqiptarët e njihnin faktin se kishte qenë pikërisht Europa Perëndimore ajo që e kishte ndihmuar Bej Vlorën në aksionin e tij nacionalist politik të 1912-ës.
Kur Zogu u largua nga froni, kjo datë dhe festimet rreth saj u harruan për shumë vite, derisa Enver Hoxha filloi ta përdorë sërish këtë datë për interes të regjimit të tij, duke ndryshuar mbiemrin e Ismailit, pra duke i vënë atij si mbiemër emrin e dytë Qemal, emër i cili nuk përfaqëson as mbiemrin real, dhe madje as emrin e babait të tij. Enver Hoxha dihej se kishte urrejtje nga mbiemri ‘Bej’, ashtu sikundër nuk duronte as atë ‘Vlora’, pasi mendonte se ky lloj mbiemri i bënte karshillëk Gjirokastrës nga ai vinte.
Mungesa e interesit dhe e dëshirës për të korrigjuar mbiemrin e sajuar të tij, ‘Qemali’, tregon qartë se kjo zhurmë festive me emrin ‘100-vjetori i Pavarësisë,’ bëhet për të fituar kredite politike.
Gjithsesi, duke e njohur mirë historinë, si dhe duke qenë i ndërgjegjshëm rreth fakteve dhe ngjarjeve reale të kësaj periudhe historike të Shqipërisë, Berisha në fjalën e tij ishte i kujdesshëm në deklaratat që bëri në hapjen e këtyre festimeve. Ai jo pa qëllim përmendi edhe fjalinë, ‘të mos glorifikojmë gjëra dhe ngjarje jo reale’.
Kjo gjë, në thelb, shpreh atë që ai si person padyshim ka lexuar shumë nga tekstet atlernative të historisë së Shqipërisë, të shkruara në anglisht apo dhe në frëngjisht, tekste në të cilat shprehet e vërteta reale e atyre ditëve dhe viteve. Ai thellë në nënvetëdijen e tij e kupton se 28 Nëntori 1912 ishte thjesht një show i disa liderëve utopikë dhe iluministë shqiptarë. Show nga ato që ishin në modë në ato vite në krejt Ballkanin dhe Europën, për shkak të valës së nacionalizmit që kishte shpërthyer ngado. Berisha e di fare mirë se Shqipëria më 28 Nëntor 1912 nuk u bë e pavarur. Ai i di kalvaret përmes të cilave kaloi Shqipëria derisa u njoh nga Lidhja e Kombeve.
I di dhe emrat e atyre që kontribuan për këtë njohje, duke filluar nga Aubrey Herbert, Margaret Hasluck, Edith Durham, dhe plot të tjerë.
Është e drejtë e tij që për një arsye apo për një tjetër ta përdorë 28 Nëntorin e vitit 1912 për motive politike. Kjo është politika, dhe kjo gjë duhet mirëkuptuar. Por detyra a atyre që paguhen ta këshillojnë është që t’i shpjegojnë atij realisht dhe objektivisht sesi kjo datë mund dhe duhet të përdoret për të rivlerësuar disa figura, personalitete apo dhe data të tjera, të lëna me qëllim në harresë (për xhelozi nga Zogu, apo për motive politike nga Enver Hoxha.)
‘Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë’ më 28 Nëntor 1912, siç e thashë me lart, ishte veç një aksion nacionalistësh iluministë, i organizuar me lejen e Austro-Hungarisë dhe Turqisë. Kjo ngjarje realisht nuk solli pavarësimin e Shqipërisë nga administrata ekzistuese otomane, austo-hungareze, apo italiane. Delegatët që u mblodhën aty pas deklaratës së shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë, (deklaratë që u shkrua në shqip dhe turqisht), ngritën dhe një qeveri, e cila nuk i ushtroi asnjëherë funksionet e saj më gjerë se në Vlorë dhe rrethinat e saj. Delegatët shprehen aty edhe nevojën për bërjen e një kushtetute për vendin, gjë që nuk u arrit të realizohej. Realisht aty u hartuan vetëm disa dokumente të përkohshme. Në fund të 1913-ës, kur Shqipëria u njoh nga fuqitë europiane si principatë me në krye një prijës të huaj, gjashte Fuqitë e Mëdha i dhuruan Shqipërisë Kushtetutën e saj të parë, të quajtur ‘Statuti Organik’. Ky ligj qëndroi në fuqi për pak muaj gjatë 1914-ës. Qeverisja e vendit në vitet vijuese u bazua në një numër ligjesh dhe kushtetutash të përkohshme të pakodifikuara.
Historiografia shkencore që vepron mbi bazën e fakteve dhe jo të miteve mund të pranojë si ditë të pavarësisë së Shqipërisë ditën kur Shqipëria u njoh si shtet i pavarur nga Lidhja e Kombeve; pra 17 Dhjetorin e vitit 1920. Ditë, kur Lidhja e Kombeve e hodhi në votë çështjen e pranimit të Shqipërisë në gjirin e saj, dhe e njohu atë si shtet të pavarur. Relatues i pranimit të Shqipërisë në këtë Lidhje ishte lordi Robert Cecil. Emri i këtij Lordi fatkeqësisht nuk përmendet nga askush, ndërkohë që ai meriton një përmendore në Shqipëri. Kjo pasi roli dhe kontributet e tij në ndihmë të vendit tonë ishin të jashtëzakonshme. Ekspozeja e tij për Shqipërinë në atë mbledhje ishte brilante. Pas fjalës që ai mbajti, propozimi i tij për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, dhe njohjen e saj si shtet dhe komb i pavarur, u hodh në votë dhe me 35 vota pro e me shtatë abstenime Shqipëria u bë anëtarja e 43-të e Lidhjes së Kombeve, duke vulosur kështu përfundimisht pavarësinë e saj.
Gjithçka tjetër është thjesht përrallë, ose, e thënë me gjuhën e Fatos Lubonjës, ‘folklor’.
Kujt duhet t’ia besojmë shkrimin e historisë sonë?
Nga Ndrek Gjini
Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të paradokohshme për Ditët e Albanologjisë shprehu përsëri nevojën e rishkrimit të historisë. Thënë me saktë, ai rikonfirmoi domosdoshmërinë për të pasur një tekst realist të historisë së Shqipërisë.
Tekst i cili mund dhe duhet patjetër të jetë jashtë ndikimeve politike, qoftë në trajtimin e këtyre 20 viteve demokraci, ashtu dhe në trajtimin e së shkuarës sonë diktatoriale, monarkike apo dhe asaj koloniale.
Shqipëria ka njëzet vjet që jeton në demokraci. Po të mos ekzistonin reminishencat e sjelljeve autoritare apo servilizmat ndaj politikave të çastit, të drejtuesve të institucioneve përgjegjëse për tekstet e historisë, këto dy dekada do të ishin mëse të mjaftueshme për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje. Por kjo çështje fatkeqësisht nuk u zgjidh.
Ne dhe Europa Lindore
Nuk dua të bëj këtu analizën e faktorëve që e kanë penguar këtë proces në Shqipëri. Por dua të nënvizoj faktin se shumë shtete të Europës Lindore që e përjetuan regjimin komunist e kanë zgjidhur këtë çështje. Metodat dhe institucionet që u përfshinë në rishkrimin e teksteve të historisë së tyre janë nga më të larmishmet. Nuk është rasti t’i rreshtoj këtu. Por një gjë është e vërtetë: ato kanë folur më pak se ne për këtë çështje, dhe kanë punuar shumë më shumë se ne. Ndofta ne si reminishencë të së shkuarës kemi sindromën e të folurit shumë dhe të punuarit pak.
Po rreshtoj këtu disa mendime sesi mund të zgjidhet kjo çështje.
A mund të adoptohet në Shqipëri modeli irlandez?
Modeli irlandez mendoj se do të ishte frytdhënës për një vend si Shqipëria. Irlanda ka përjetuar një pushtim gati 700-vjeçar nga Anglia.
Tekstet e historisë se këtij vendi nga vitet 1922-1923 e deri në mesin e viteve 1960 kanë vuajtur nga patetizmat, megalomanitë dhe shabllonizmat në favor rrymave nacionaliste, apo nga e kundërta e tyre, në mënyrë ekstreme. Sa herë ndërronin partitë në pushtet ndërronin edhe tekstet e historisë, rishkruheshin ngjarjet sipas orekseve të politikës së çastit etj. (bash si në Shqipëri në këto 20 vitet e fundit).
Aty nga mesi i viteve ‘60, Parlamenti mori një vendim, dhe qeveria akordoi fonde, të cilat iu dhanë Universitetit të Oxfordit për të shkruar tekstet e historisë së Irlandës. Këto tekste shërbyen si tekste bazë për shkollat e fillore dhe të mesme, ndërkohë që në shkollat e larta u lejuan dhe lejohen përveç këtyre teksteve edhe tekstet alternative. Por, gjatë gjithë kësaj periudhe, asnjeri nuk pengoi, apo dhe nuk pengon, asnjë historian të majtë apo të djathtë të shkruajë e botojë tekste historie sipas oreksit apo bindjeve që ka.
Çfarë gjelle mund të na gatuajnë Meta apo Xhufi?
Personalisht, mendoj se Sali Berisha, apo cilido kryeministër shqiptar, do bënte punën më të mençur po t’i akordonte fondet, materialet dhe infrastrukturën e nevojshme një universiteti prestigjioz në Britaninë e Madhe, Gjermani apo ShBA, për të shkruar tekstet bazë të historisë së Shqipërisë.
E them këtë, pasi kam bindjen më të plotë që, po t’i pajisë Sali Berisha me fonde, materiale dhe infrastrukturë të bollshme institucionet që drejtohen sot nga Beqir Meta, Aurel Plasari apo Ardian Marashi; nesër Edi Rama, apo kushdo tjetër qoftë Kryeministër i së majtës, do të japë prapë fonde të tjera, për po këto institucione, tanimë të drejtuara (le te themi) nga Paskal Milo, Pëllumb Xhufi apo Kristo Frashëri, për t’i rishkruar nga e para këto tekste historie. Dhe kështu, sa herë që do ndërrohen partitë në pushtet, do të rishkruhen tekstet e historisë së Shqipërisë sipas orekseve të politikës së çastit. Dhe, për fat të keq, ky rishkrim do të prekë jo vetëm kapitujt e historisë së katër apo pesë shekujve të fundit, por do shtrihet deri në epokën e gurit. Kjo pasi, këta historianë shqiptarë të paguar, dhe me lidhje personale apo farefisnore me politikën qeverisëse, nuk mund të jenë kurrsesi objektivë.
E them këtë pasi, për arsye dhe motive të panumërta, shqiptarët nuk janë çliruar ende nga zelli i të shërbyerit verbërisht dhe as nga vetëmburrja (në kuptimin e asaj që thonë se “jam unë ai që i di gjërat më mirë se ti„).
A ka të drejtë Sali Berisha në kërkesën e tij?
Sali Berisha ka plotësisht të drejtë. Shqipëria, si çdo komb tjetër i qytetëruar, e meriton t’i ketë tekstet e historisë së saj të shkruara në mënyrë objektive dhe shkencore. Ndërgjegjja profesionale e historianëve shqiptarë, për njëmijë e një arsye, nuk e ka arritur ende atë stad për t’i shkruar këto tekste me paanësi, dhe larg vesit të të shërbyerit ndaj politikës qeverisëse me pasion dhe verbërisht. Kjo është arsyeja se pse mendoj që adoptimi i modelit irlandez është më i përshtatshmi për momentin aktual.
Fobia ndaj të huajve në replikën e Fatos Tarifës
Nga Ndrek Gjini
Zoti Tarifa. E lexova replikën tuaj dhe sinqerisht ju falenderoj. Nuk njihemi personalisht. Kam ndjekur nga larg veprimtarinë tuaj diplomatike. Kam lexuar me interes disa botime tuajat në anglisht. Janë me të vërtetë shumë të arrira, dhe ju përgëzoj për këtë. Sinqerisht nuk i kam lexuar artikujt tuaj më parë në shtypin shqiptar, dhe deri sot (dje) në mëngjes nuk kisha dijeni rreth pozicionit tuaj aktual administrativ apo akademik.
Nga kjo replikë mësova aq sa më mjafton rreth këndvështrimit tuaj lidhur me historinë. U ndjeva keq. Kjo pasi mendoja se qëndrimi juaj në Amerikë do t’jua kishte hequr fobinë ndaj të huajve, që brezit tonë i është injektuar forcërisht nga regjimi komunist.
Gjuha e artikullit tuaj është patetike nacionaliste. Prisja diçka tjetër më moderne, më bashkëkohore, më me ide dhe rrugëzgjidhje. Sinqerisht këto prisja.
Nuk kam përmendur në shkrimin tim as mbyllje akademish, as nxjerrje në pension të historianëve, as mbyllje universitetesh. Madje kam thënë që çdokush mund të botojë tekste historie alternative dhe ato të mësohen në universitete. Por tekstet bazë, ato të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm duhen bërë me kujdes dhe jashtë korenteve politike. Kjo është domosdoshmëri. Le të flasim konkretisht. Ngjarjet e vitit 1997, Rexhep Qosja i quan “Revolucion demokratik i vonuar…”. Unë nuk jam historian dhe nuk pretendoj të jem i tillë. Personalisht ato ngjarje i quaj “rebelim i dhunshëm komunist”. Ju, çfarë etiketimi u vini atyre ngjarjeve? Po Plasari, Xhufi apo Meta? Të gjithë janë historianë të shkëlqyer dhe mendoj se kanë mendime krejt të ndryshme nga njëri-tjetri rreth etiketimit të këtyre ngjarjeve. Sinqerisht, nuk kam dijeni se çfarë etiketimi u kanë vënë këtyre ngjarjeve në tekstet shkollore bazë, pasi nuk i kam parë.
Në çdo ngërç politik kanë qenë të huajt që na kanë dhënë ndihmën e tyre. Dhe ne e kemi pranuar….e në fund nuk na ka dalë keq. Unë personalisht mendoj se jemi në ngërç për sa u përket teksteve bazë të historisë…. e pse të mos e pranojmë edhe për këtë çështje ndihmën dhe konsulencën e të huajve.
Kjo fobi ndaj të huajve nuk shëron. Patetizmat patriotike mendoj se janë jashtë kohe. Shqipëria dhe Ballkani në përgjithësi duan t’i bashkohen Europës. Bashkëpunimi, ndihma dhe konsulenca e Europës janë për mendimin tim të vetmet ilaçe për të na shëruar nga fobitë dhe vetëmburrjet nacionaliste.
*Shkrimi është një replikë e gazetarit Ndrek Gjini me akademikun Fatos Tarifa, pas një shkrimi të këtij të fundit botuar dje në MAPO, në reagim të një ideje të Gjinit se historia duhet rishkruar dhe një mënyrë për ta bërë këtë është huazimi i përvojës së Irlandës, historia e së cilës i është besuar akademikëve të Universitetit të Oksfordit në Angli.
Fond i veçantë që Rama të mësojë anglisht e të kuptojë rekomandimet e ndërkombëtarëve
Nga Ndrek Gjini
Po i drejtohem kryeministrit dhe autoriteteve shtetëroe per nje shqetesim serioz jo vetem timin, por edhe te vendit tim qe ka te beje me nivelin e njohurive te gjuhes angleze te kryetarit te opozites si dhe të stafit qe ai drejton.
Qe te jemi te qarte qe ne fillim une si nje qytetar qe e dua vendin tim dhe te verteten, po te drejtohem me nje kerkese. Te lutem mblidhe Keshillin e Ministrave dhe merr nje vendim si dhe akordo fondet e duhura per nje kurs intensiv te gjuhes angleze per kryetarin e PS-së Edi Rama dhe stafin e tij qe merret me perkthimin e deklaratave te Keshillit te Evropes dhe te institucioneve ndërkombëtare. Kjo per mendimin tim eshte shume emergjente, pasi per vite me radhe megjithese larg vendit tim, duke ndjekur me interes politiken dhe zhvillimin e Shqiperise dhe kam pare ne menyre konstante qe deklaratat e BE si edhe të të gjitha institucioneve ndërkombëtare jane perkthyer e komentuar ne menyre krejt skandaloze dhe ne te kunderten e atyre qe realisht eshte thene në to. Duke qene i prirur te mendoj se ne kete histori nuk ka patur dashakeqësi, gjithmone kam thene me vetvete se ky paska qene niveli i njohurive te tyre ne gjuhen angleze. Dhe si rrjedhin Ju si kryetar i ekzekutivit shqiptar e keni per detyre ligjore te beni diçka.
Pasi degjoja deklaratat e BE dhe të institucioneve te tjera shqiptare lidhur me Shqiperine dhe Qeverine shqiptare te perkthyera dhe komentuara nga PS e Edi Rama si çdo qytetar shqiptar jam shqetësuar e meqenese fati e solli qe ta njihja gjuhen angleze kam klikuar ne interenet dhe ne websitet e ketyre institucioneve kam gjetur origjinalin ne anglisht te ketyre deklaratave dhe pasi i kam lexuar, aty kam para diçka krejt tjeter ose e thene troç, shpesh herë krejt te kundërtën e asaj çka PS e Rama kanë deklaruar e shpallur ne mediat e tyre. Këto institucione nderkombetare jane serioze dhe funksionojne me rregulla e parime morale shume te forta. Dhe pas nje apo dy rasteve te tilla pasi e kane pare se kjo pune eshte bere vije politike e Rames dhe PS kane marre nje vendim ashtu ne heshtje te cilin besoj se ju dhe qeveria juaj e ka lexuar e mirekuptuar. Ato kane vendosur te mos e presin me kete lider partie ne asnje takim dhe te mos e ftojne ne asnje mbledhje apo konferencë, pasi ata kane parë te ai mungesen e seriozitetit dhe nje sharlatanizem qe eshte i papranueshëm per boten e civilizuar. Ata kaq kane ne dore te bejne dhe e kane bere.
Tani zoti kryeminister i vendit tim eshte radhe juaj te beni dicka. Dhe kjo per mendimin tim ka vetem nje zgjidhje: Te mblidhni urgjent Keshillin e Minsitrave dhe te akordoni nje fond per nje kurs intensiv te gjuhes angleze per kryetarin e opozites dhe stafin e tij te ngushte qe merret me perkthimin dhe komentimin e deklaratave te BE dhe të të gjitha institucioneve te tjera nderkombetare qe kane te bejne me Shqiperine. Ju lutem te beni kujdes qe ky staf qe do kryeje kete detyre t’ua shpjegoje me durim atyre edhe rregullat dhe seriozitetin me te cilat funksionojne keto institucione si dhe masat qe ato marrin kur shohin se kane te bejne me perkthyes e komentues sharlatane keqdashes apo në mos ishin keto te parat me njohuri tejet të limituara ne gjuhen angleze. Ky staf qe do punoje me to duhet te kete durimin dhe pasionin e duhur t’ua shpjegoje atyre se keto institucione nderkombetare nuk mund te shiten apo blihen si disa media ne Shqiperi qe i lexojne nga 20 herë ne dite keto deklarata te përkthyera ne menyre skandaloze e shpesh ne te kunderten e atyre qe realisht eshte thënë në to.
28-01-2010
PS në epokën postbojkot dhe dilema shqiptare Ligj vs. Politikë
Nga Ndrek Gjini
Nëse Berisha dhe Rama bejne marreveshje politike per ceshtjen e kutive, neser dikush mund te kerkoje qe te behet nje marreveshje tjeter politike mes tyre per te liruar nga burgu Zani Çaushin apo Nehat Kullën, per te cilet ashtu si dhe per kutite e votimit, gjykata eshte shprehur nje here me vendim te formes se prerë. Dhe keshtu partite vihen mbi gjykatat dhe ligjin njesoj si ne kohen e Enver Hoxhes.
Se pari duhet te sqarojme nëse PS e theu me te vërtetë bojkotin, apo deputete e kësaj force politike hyjne ne Parlament sa per te mos humbur ligjerisht mandatet e per te marre rrogat. Nëse eshte e para, pra ajo qe PS e ka thyer bojkotin dhe e ka seriozisht kete levizje politike, se pari Edi Rama duhet te kërkojë votebesimin brenda PS pasi kauza e tij kur u rizgjodh pas humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme ishte bojkoti deri ne hapjen e kutive. Nejse, keto jane pune te brendshme te PS. Por ajo qe duhet te shqetesoje çdo shqiptar eshte fakti i mendësisë së Ramës lidhur me shtetin dhe funksionimin e tij. Ai i kerkon kryeministrit Sali Berisha të hapë kutite e votimit te zgjedhjeve te kaluara, sikur Berisha të mos ishte kryeministër i vendit (i rikonfirmuar ne kete post pas një palë zgjedhjesh qe asnje institucion brenda apo jashte vendit nuk e ka mohuar se kane qene me te mirat e bere ne keto 20 vjet demokraci ne Shqiperi), por sikur ai te ishte magazinier i KQZ qe mban ne qafe celesin e ketyre kutive.
Kjo logjike e te menduarit te Rames te kujton Enver Hoxhen e viteve 1945-1946 ku cdo gje behej me urdher partie. Atehere kur me urdher partie vriteshin njerez apo nje magazinier behej prokuror, nje bari vishej poet e nje partizan qe kishte vrare shoket e tij behej minister apo gjyqtar. Kjo eshte nje logjike kriminale e funksionimit te shtetit e cila me sa shihet nga kjo mendesi e Rames ndofta dhe ka funksionuar ne bashkine e Tiranes keto vitet e fundit.
Por le te shohim se si mund te jete PS ne epoken e pas bojkotit ne se ato e kane marre seriozisht dhe sinqerisht kete nisme. Ato sic thone kane pergatitur nje projektligj apo dy nuk jam i sakte. I kane lene mbi tavolinen e Topallit e kane ikur. Dhe nga jashte bejne presion e vene kushte se ne se nuk miratohen keto drafte ashtu sic duam ne; ne nuk kthehemi ne paralament. Kjo eshte nje llogjike qesharake.
Megjithate ta zeme se çdo gje miratohet siç duan ato. Do ngrihet komisioni hetimor parlamentar si shume komisione te tjera, do hetoje cfare te doje e ke te doje, do kerkoje kutite per ti hapur etj etj. Por keto kuti nuk i ka Sali Berisha dhe per me teper nuk ka asnje fuqi mbi to ashtu sic nuk ka as Rama. Berisha eshte kryetar i ekzekutivit dhe ligjerisht ka fuqi mbi kutite aq sa kam une si nje gazetar fuqi mbi mbi Institutin e Veterinarise. Administrimin e kutive e ka KQZ dhe kryetari i saj, te cilit i duhet te veproje vetem mbi bazen e ligjit dhe kodit zgjedhor i miratuar ky me konsensus. Ky komision nuk besoj se do te shkele ligjin duke ua dhene keto kuti, pasi vendimi i KQZ apo ai i dhene nga kolegji zgjedhor qe ne realitet eshte nje gjykate zgjedhjesh e ka mbyllur kete ceshtje njehere me nje vendim unanim 7 me 0.
Keshtu kur anetaret e ketij komisioni hetimor parlamentar nuk do te mundin ti marrin keto kuti per te zgjidhur kete mosmarrevjeshje duhet ti drejtohen gjykates.Ose ne mos keta, KQZ dhe kryetari i saj mund ti kerkojne gjykates nje inerpretim apo vendim per t’u bindur ne se ligji e lejon ose jo dhenjen e ketyre kutive tek anetaret e ketij komisioni parlamentar.
Pra ne krejt kete histori PD dhe Berisha apo PS dhe Rama nuk hyjne kurrkund.
Keto jane ceshtje krejt dhe vetem ligjore dhe jo partiake. Bersiha dhe Rama mund te bejne marreveshje per miratimin e ligjeve qe kerkojne dy te tretat apo per ndryshime ne kushtetute etj, sic edhe i kane bere, por jo per ceshtje qe lidhen me gjykatat. Ne se ato nderhyjne ne keto ceshtje, neser dikush mund te kerkoje qe te behet nje marreveshje tjeter politike mes Sali Berishes dhe Edi Rames per te liruar nga burgu Zani Çaushin apo Nehat Kullen, per te cilet ashtu si per kutite e votimit gjykata eshte shprehur nje here me vendim te formes se prere.
28-02-2010
Pasojat moderne të traumës psikike që Edvini pësoi në 97-n
Nga Ndrek Gjini
Situata/Gjatë vitit 1996, Shqipëria arriti suksese të padiskutueshmë në të gjitha fushat. Integrimi i shpejtë i saj në strukturat euro-atlantike, ngritja e shpejtë ekonomike dhe sukseset e policisë në luftën me krimin ua kishin hequr përfundimisht të drejtën morale të majtëve për të synuar drejt marrjes së pushtetit me mjete demokratike. Ndaj dhe grupet paramilitare që i kishin përgatitur për veprim që në zgjedhjet e majit 96 i instruktuan mjaft mirë për të vepruar më me forcë, për të kryer akte të pastra terrori, vrasje, grabitje etj. Megjithëkëtë forca e policisë dhe konseguenca e krerëve të shtetit të asaj kohe për konsolidimin e institucioneve, funksionimin e shtetit ligjor dhe luftën e pakompromis kundër krimit bënë që këto banda paramilitarësh të majtë shumica të përfundojnë në qeli e disa prej tyre të largohen përkohësisht nga vendi, për t’u rikthyer më vonë me mjete dhe para të dhuruara nga disa segmente antishqiptare të njohura. Ndërsa krerët e opozitës së majtë flirtonin pa mëdyshjen më të vogël në dëm të çështjes kombëtare shqiptare me organizata e klane mafioze vetëm e vetëm për hir të rikthimit në pushtet me çdo çmim.
Me paratë dhe eksponentët më kriminalë të këtyre klaneve antishqitare u përgatit terreni i pararevolucionit të armatosur të pranverës ‘97 me mjaft kujdes. Propagandimi i fajdeve si suksesi më i madh i ekonomisë shqiptare (reklama per te futur para ne kete firma ne çdo gazete te majte te asaj kohe), infiltrimi në strukturat më të rëndësishme të këtyre firmave piramidale i ish-oficerëve të sigurimit dhe ish-spiunëve dhe pasurimi i shpejtë i një shtrese njerëzish ekstra të majtë përmes grabitjeve të shumave të mëdha nga këto firma piramidale qe hapi i parë. Kjo për të vazhduar më pas me sponsorizime në dorë e nën dorë të shtypit e të mediave ku propagandoheshin shifrat marremendëse të fitimit nga këto piramida me qëllim mashtrimin e një mase sa më të madhe njerëzish. E gjithë kjo bëhej që të sigurohej prapavija, pra mbushja e shesheve me njerëz të pakënaqur nga grabitja e parave nga këto firma, ku këto të fundit kishin besuar mrekullinë pasurimit të menjëhershëm.
Skenari/Në fshehtësi të plotë ishte përgatitur edhe infrastruktura e dhunës dhe furnizimi me armë i grupeve të majta paramilitare. Ky furnizim u bë përmes dy portave. Nga Jugu me det e tokë, armët dhe kontigjentet e krimit vinin prej Greqisë fqinjë, siç qe lirimi nga burgu i disa kriminelëve në zë që ishin dënuar atje me burgim të përjetshëm. Dhe nga veriu kryesisht përmes Hanit të Hotit, media raportoi se hynë shumë armë automatike që shkuan në Vlorë, pa përjashtuar këtu edhe disa eksponentë kriminalë që ishin rekrutuar nga shërbimet e fshehta te disa shteteve fqinje.
Po si u realizua skenari i këtij revolucioni të armatosur? Cilët qenë aktorët kryesorë në skenë dhe në prapaskenë? Këto pyetje marrin përgjigje në mënyrë të plotë po te shfletohet shtypi i asaj kohe, shtypi i atyre diteve kur antikrimi dhe krimi ishin në dyluftim të rreptë. Kur shteti dhe antishteti luftonin për jetë a vdekje, kur njeriu dhe antinjeriu kacafyteshin deri në agoni. Kur shqiptari dhe antishiqptari luftonin në kufi, në qeveri e deri dhe në parlament. Dhe për fatin e keq të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe të demokracisë së këtij vendi, në fund të dyluftimit, rrethanat shpërblyen padrejtësisht krimin, antishtetin, antinjeriun dhe antishqiptarin.
Ata qe iken ne Greqi veshur si gra u kthyen e tani kercenojne perseri. Ata qe dogjen, vrane e prene jo vetem qe nuk u denuan, por pak muaj me vone i pashe tek hapnin me kembe dyer ministrash duke tundur para tyre gishtin e duke thene se kane djegur kaq e aq bashki, ndaj dhe duan si shperblim nje post ne polici apo dogane. Vrasesit, pengmarresit e spiunet u bene kolonele e shefa komisariatesh. Drejtues te filialeve te firmave piramidale u bene ministra etj. PS erdhi ne pushtet permes nje revolucioni te armatosur me premtimin se do kthejë 100 përqind parate e humbura ne piramida dhe ne fakt jo vetem qe nuk i ktheu, por grabiti edhe ato pak para te mberura ne arkat e ketyre firmave.
Goditja në tru e Ramës/Edi Rama qe asaj kohe tha se u rrah nga dikush “per motive politike” ne fakt nuk ndjehet mire po t’ia kujtosh ate rrahje qe sipas raporteve te policise dhe prokurorise se asaj kohe rezultoi si të thuash nje larje hesapesh per motive te dobëta. Raportimi për përfshirje ekskluzive meshkujsh në këtë grindje, duket e bën të ndjehet keq Ramën, i cili ne asnje rast nuk e permend më atë rrahje. Mjeket thane se goditja pat qene e rende dhe mund t’i kete shkaktuar pacientit nje demtim te nje pjese te trurit, e cila tollovit disi konceptimin e kohes, pra ndalon ecjen e saj. Kjo lloj tronditjeje e shkaktuar nga kjo goditje te ben te jetosh me te shkuaren, te shkruash letra te hapura si ne kohen e Enverit, te mos njohesh gjykatat, prokurorine apo institucionet nderkombetare, pra te shpallesh tere boten armiq dhe kauzen tende si kauze te popullit. Te ben qe nderkohe qe Parlamenti diskuton se si ceshtjet te marrin rrugen ligjore, ai te mbledhe ca kryetare PS nga rrethet e te kerkoje prej tyre solidaritet per mosnjohje te ligjeve dhe kushtetutës. Skenare keto te ngjashem me ato te mbeshtetjes se organizatave te rinise ne luften kunder fese ne fillim viteve 1970.
Pasojat e sëmundjes/Pra Edi Rama per shkak te kesaj goditje qe pat marre, per motive qe ai kurre nuk ka denjuar t’i bëjë publike, mendon dhe beson se Shqipëria është ende ne 1997 dhe keto skenare qe perdori Ruçi me shoke ne ate kohe mund te perseriten.
Nuk eshte faij i tij, eshte çështje e trurit të tij.
22-03-2010
Ditëlindja e RD-së dhe nevoja për muzeun e shtypit të lirë
Nga Ndrek Gjini
Gazeta RD bëri 20 vjeç. Po te kemi parasysh jetëgjatësinë e nje gazete ne boten perëndimore, 20 vjet janë shume pak ne jeten e nje gazete. Por nuk jane kurrsesi pak për jeten e nje gazete ne Shqiperi, e per me teper te nje gazete siç ishte RD. Kjo për shkak të kushteve historike dhe politike ne te cilat kjo gazete lindi dhe mbijetoi.
Pas 50 vjetësh shtypi komunist, i kontrolluar deri në qelizat më të vogla nga Partia ne pushtet, gazeta RD erdhi ne jete si nje ze i lire, si nje drite, si nje shprese, si nje ëndërr e bukur. Për të kishin etje jo vetem demokratet, jo vetem te pakënaqurit dhe te persekutuarit nga regjimi diktatorial, por çdo shqiptar qe dinte shkrim e lexim.
Te gjithe e ëndërronin dhe deshironin nje fjale ndryshe. Ajo qe e para fjale, e para gazete ndryshe, e lire. Historia dhe fati e bënë këtë gazete te jete jo thjesht gazetë, e bënë atë institucion, e bene ate monument te fjales se lire, dhe si e tille ajo e meriton një muze.
Kane kaluar 20 vjet. Është pothuajse gati nje gjenerate. Ne kete gazete sot botojne shkrimet e tyre edhe ata te cilet ne ate kohe nuk kishin lindur ende. Ekzistenca e nje muzeu per këtë monument te fjales se lire i ben nder Shqiperise dhe shqiptarëve, pasi kjo gazete është monument te lirise se shtypit shqiptar, pas 50 vjetësh terri e tmerri.
Ky nuk do te jete thjesht muzeu ku brezat do te shohin vullnetin e mire, guximin e matur apo shabllonizmin e Frrok Çupit e Bashkim Trenovës, as foshnjërinë e Lorenc Ligorit, iluminizmin e Lazër Stanit, maturinë e Astrit Patozit apo pragmatizmin e Bledi Kasmit. Ky do te jete një muze ku brezat do te vijnë te shohin se si ky institucion i fjales se lire lindi dhe u zhvillua përmes nje rruge plot zig-zage, por gjithnje drejt progresit. Brezat duhet te vijne ketu te shohin se si RD, ky monument i çmuar i shtypit te lire shqiptar realisht u be streha, dhe pse jo, shkolla e pare e gazetarisë, jo vetem per dhjetëra gazetare qe sot drejtojnë gazeta, radio e TV prestigjioze ne Shqipëri, por edhe për shume ministra, kryetare partish e funksionare te larte te shtetit shqiptar.
RD eshte nder te vetmet ekzemplare shtypi ne bote ku mund te gjesh te botuar ne faqet e para shkrimet e politikaneve te karrierës si Berisha, Meksi, Arbnori, Blushi, Mustafaj, Pollo, Kopliku, Imami, Shehu, Kosovrasti, Vrioni, Shamata, Olldashi, Buçpapa, Patozi e shumë e shumë të tjerë, nderkohe qe ne brendesi te saj gjen shkrimet sharlatane te Lukut apo Sulqes, sharjet bajate të Dulejman Karajt apo Ndrek Gjinit, faqet letrare te përgatitura me aq pasion, finesë e dashuri te Fatos Kongolit, veshtrimin social dhe ekonomik te Brikena Kamenices e Migen Demirxhiut, pra gjithçka qe i përket vërtet lirisë dhe fjalës së lirë.
Kjo gazete nuk eshte thjeshte nje gazete, ajo eshte monument per krejt boten e shtypit demokratik shqiptar te pas viteve ‘90-të. Te gjitha gazetat, revistat, radiot apo TV private te pas viteve ’90 i kane marre mësimet e para tek kjo shkolle.
Ashtu sic Shkolla e Pare Shqipe e ka nje muze dhe Gazeta e Pare e Demokracise Shqiptare pas 50 vjetesh diktature e meriton nje muze, sado te vogel, sado simbolik.
Muzetë jane memoria historike e kombeve. Me thuaj nga vjen të të them se ku shkon, thotë nje fjalë e urtë angleze.
Një muze për RD-në, ju lutem.
05-01-2011
Një letër për Anilën
Nga Ndrek Gjini
Zonja Anilë!
Me 10 Maj 2013, Ju keni ribotuar ne Shqiptarja.com, një shkrimin tim me titull: “Islami bën kroniken e humbjes se garantuar te PS”. Me publikimin e këtij shkrimi te botuar ne gazetën RD te vitit 1996 ju keni shkelur ligjin.
Per ribotimin e ketij shkrimi ju duhet te kishit marre lejen e autorit apo qofte edhe te gazetes RD.
Ju, mesa une jam ne dijeni, nuk e keni bere diçka te tille. Po te ishte Shqiperia nje shtet ligjor, Ju do te perfundonit ne gjyq dhe do gjobiteshit jo pak. Masa e kasaj gjobe do te ishte e tille sa Ju nuk mund ta paguanit as me rrogen e dy vjeteve pune.
Per te qene i sinqerte me veten, me familjen time, dhe me lexuesit, dua te deklaroj se atij shkrimi edhe sot pas 17 vjetesh, une nuk i heq asnjë presje. Por kjo nuk te jep te drejte ty dhe askujt ta ribotoje ate pa lejen përkatëse.
Une dhe personazhet qe jane përmendur ne këtë shkrim jemi human. Cdo human ne kete planet ka aftesine te zhvillohet dhe te ndryshoje. Edhe ne, pra une si autor; Sali Berisha e Kastriot Islami, qe jane permendur ne ate shkrim, apo kushdo tjeter, ne keto vite kemi evoluar, ndryshuar, e per rrejdhoje aplikuar qendrime te ndryshme per ceshtje te caktuara. Kjo eshte normale.
Fatkeqesia qendron ne faktin se Ju, A-nil-e, mund te futeni tek ato specie e rralla qe ne kete hark kohor prej 17 vjetsh nuk keni ndryshuar aspak. Botekuptimi juaj, gjuha, stili, dhe paqavuret qe flisni e shruani jane totalisht njelloj si ato te vitit 1996.
Dhe me e keqja eshte se kete orembetje te boteformimit tuaj kerkoni ta shisni si puritanizem apo ta perdorni per qellime te liga.
E pse te most a beni kete kur ne Shqiperi ka akoma kliente qe u pelqejne keto lloj gjellesh qe Ju servirni, e per me teper nuk paguani as gjoba per shkelje te ligjit?
25-05-2013
Edi, Lej Feni dhe Fenomeni
Nga Ndrek Gjini
Edi/Edi Rama u be askidentalisht minister ne nje periudhe kur PS ishte nje parti pragmatiste. Por jo aksidentalisht u be kryetar i kasaj partie duke e kthyer kete parti ne aspektin e ideologjise politke ne nje parti qe i ngjet partise se Enver Hoxhes te viteve 1970 dhe ne aspektin e perfaqesimit dhe vendimmarrjes ne nje amalgame ku nderthuren interesat e klaneve mafioze te krimit ekonomik e atij politik. Pas nje jete private qe eshte per t’u patur zili veç nga ndonje pervers qe vuan denimin per rrahje, vjedhje dhe dhunime, ai gjeti terrenin e pershtatshem per karriere politike ne PS duke shfrytezuar luften e eger te klaneve te brendshme te kesaj partie. Kandidoi per kryetar te saj dhe fitoi pas shume makinacionve te pista sa sot kolege te tij ne PS thone se erdhi ne krye te kesaj partie me moton “një pallat-nje votë”. Hyri ne zgjedhjet e 28 Qershorit 2009, i bindur se do t’i humbte ato pasi po të ishte ndryshe do jepte doreheqje nga posti i kryetarit te Bashkise e do kryesonte listen e deputeteve te PS. Kam kerkuar shume ne internet e nëpër libra dhe me rezulton i vetmi kryetar partie ne bote qe kerkon te marre pushtetin pa kandiduar per deputet. Humbi zgjedhjet, thote se e pranon rezultatin dhe i mban deputetët e partise qe drejton gjashte muaj jashte parlamentit. Thote se kerkon te rinumeroje votat megjithese e di mire se ligji nuk e lejon dhe pranon se kjo nuk behet per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Votat kane patur veç nje funksion te percaktojne fituesin, e meqenese ai e pranon fituesin nuk e di pse i duhet ky rinumërim. Le te kerkoje te bëhet nje ligj me i mire per zgjedhjet e ardhshme dhe kaq.
Legeni/Kur flet pa lidhje dhe thua gjëra qe bien ne kundërshtim me njëra-tjetrën ne i thonim dikur bjeri legenit. Per hir te se vertetes kerkesat e Edit, te birit te Kristaqit, jane bere tamam si kjo shprehje. Ai thote se eshte per shtetin ligjor por nuk njeh vendimet e gjykatave. Nuk njeh prokurorine qe po heton mbi disa parregullsi te zgjedhjeve, nuk pranon Komisioni e Venecias dhe prape thote “hap kutite” akoma pa patur nje ligj ku te percaktohet se si do te hapen ato. Pra shkurt bjeri legenit! Po edhe nëse do behet nje ligj per hapjen e kutive, une nuk di te kete ligj ne bote te kete fuqi prapavepruese. E per rrjedhoje i bie qe ky ligj qe Edi po ben presion qe te miratohet te kete fuqi vepruese per zgjedhjet e ardhshme. Te dale qofte edhe nje jurist e te na tregoje qofte edhe nje rast te vetem ku te jetë bere ndonje ligj ne ndonje parlament te ndonje vendi demokratik qe te kete patur fuqi prapvepruese dhe ne do e pranojme kete kerkese te PS.Pra shkurt kesaj i thone bjeri legenit.
Lej Feni/Po te hyjme ne google dhe te shohim se çfare perfaqeson Lei Feni dhe si u perdor kjo figure ne Kine per t’u kthyer ne fenomen do te kuptojme menjehere se si Edi, i biri i Kristaqit po mundohet ta kopjoje nje per nje kete teori lidhur me Ruzhdijen. Atje kishte disa parregullsi per shkak te largimit te detyra te komisionereve qe u larguan me vulen ne xhep. Kjo ceshtje eshte ne prokurori dhe heret a vone gjykata do te jape nje vendim per kete. Ne aspektin ligjor ketu mbyllet kjo histori. Por tek ne, Lej Fenet e PS duan qe kete episod ta kthejne ne fenomen. Kjo do te ngjiste ne Shqiperine e viteve 1970 por kurresesi ne nje shtet ligjor ne vitn 2010. Ne nje shtet demokratik e ligjor hetohet gjykohet dhe denohet fakti dhe jo fenomeni. Jane vetem regjimet komuniste qe gjykojne fenomenet. Dhe per fat te keq shqiptaret me dhjtera here kane degjuar keto muajt e fundit nga Edi, i biri i Kristaqit dhe Ruci me shoke togfjaleshin fenomeni Ruzhdije etj. Ky eshte me te vertete nje mjerim politik.
Fenomeni/Shqiptareve u duhet te zgjedhin pra ne se duan te udhehiqen nga ligji dhe perfaqesuesit e tij apo nga Lei Fenet qe gjykojne jo faktet por fenomenin. Dhe mbi bazen e ketyre fenomeneve duan te marrin vendime politike. Le te kujtojme pak vitet 1967 kur nisi luufta kunder fese. I futen nje prifti disa arme ne kishe e me pas “i zbuloi sigurimi” keto arme. Partia dha urdher te luftohet ky fenomen e per rrjedhoje me qindra e qindra kisha u shemben me dinamit u mbyllen apo u kthyen ne depo drithi e qndra prifterinj per funduna ne burg. Kesaj pra i thone te luftosh fenomemin dhe jo faktet. Dhe kjo erdhi per shkak te Lej Fenizmit shqiptar qe nis te zbatohet. Pra lufta ndaj fenomenit dhe jo fakteve. Ne nje shtet demokratik do hetojë ajo kishe apo ai prift dhe nëse do gjendej ne faj do te denohej dhe kaq. Keshtu dhe me Ruzhdijet. Do hetohen faktet personat pergjegjes dhe gjykatat do japin vendimin e duhur lidhur me to. Keto mbaron kjo histori. Fjalia qe perseritet si refren nga Edi, i biri i Kristaqit dhe Ruci me shoke se duhet te hetojme e denojme fenomenin Ruzhdije nuk eshte asgje tjeter vecse kthim i Shqiperise ne vitet 1970 kur Lejfenizmi nisi te ishte ne mode.
18-03-2010
E vërteta tronditëse e një lajmi
Nga Ndrek Gjini
“Shpërthen kazani i plehrave të PS-së”
Nganjëherë mediat e majta ashtu si pa dashje thone disa te vërteta qe jane per t’u admiruar. Mbrëmë ne 24 News pashë nje lajm te çuditshem. Ishte shkruar edhe me titra. ‘Shpërthen kazani i plehrave te PS-së’. I shkreti gazetar. I mallengjyer e gati ne ekstazë nga shpërthimi i ndonje kapsolle te vene nga ndonje femije apo person i porositur nga PS prane nje kazani plehrash tek nje çader elektorale e PS, del live ne TV dhe thote nje te vërtete tronditese. ‘Shperthen kazani i plehrave te PS-se’.
Ky lajm dhe shume te tilla si ky me incidente te porositura e te sajuara keq nga PS per te bere rolin e viktimes, me thyerje xhamash te makinave, kërcënime qesharake grisje posterash apo plot si këto, flasin me se miri per paralajmerimin e humbjes se sigurte qe edhe vete ata e ndjejne se po i pret. Dhe per rrjedhoje gjithe kete tymnajë dhune me shumë virtuale sesa reale e bejne me te vetmin qellim per te justifikuar humbjen ne syte e elektoratit dhe per t’i thene faktorit nderkombetar se zgjedhjet nuk ishin te lira, pasi pati akte dhune e presioni.
Mirepo ato nuk e dinë se perfaqesuesit ndërkombëtarë jane tanime perdite ne Tirane dhe ne qytetet kryesore te Shqiperise dhe po e shohin fare mire se kjo tymnajë dhune virtuale nuk eshe asgje me shume sesa nje sajese feminore e opozites per te bere rolin e viktimes. E gjitha kjo per shkak te mungeses se nje platforme reale apo te nje politike bashkëkohore. Edhe elektorati si i majte, ashtu edhe ai i djathte di te lexoje fare mire mes rreshtave te ketyre lajmeve qe jane kthyer ne barcaleta tanimë.
As klithmat e ndonje pedagogeje te paguar e as njësitet guerile dhe debatikasit qe dalin naten e shkruajne fjale e akuza qesharake mbi posterat e liderëve te mazhorances nuk përbëjnë alternative apo platforme elektorale per Shqipërine e vitit 2011 dhe as nuk sugjestionojnë qytetaret e përgjegjshem te këtij vendi qe tanime pas heqjes se vizave mund te hane mëngjesin ne Tirane dhe dreken ne Paris, Rome a Londer.
Fjalia e atij gazetarit te “24 News”-it më ka mbetur ne mendje. ‘Shpërthen kazani i plehrave te PS-se’ tha ai. Pa dashje ai adoleshent entuziast i paguar për te prodhuar tymnaje dhune virtuale tha nje te vërtetë te madhe. U tregoi shqiptareve se ka shpërthyer kazani i plehrave te PS-së.
04-05-2011
EPILOG
Ndrek Gjini/Një gazetar i përndjekur që gjeti lirinë tek anglishtja
By Judy Murphy
Gazetari, i lindur në Shqipëri, Ndrek Gjini nuk fliste as edhe një fjalë anglisht kur u shpërngul në Irlandë 10 vjet më parë për t’i shpëtuar përndjekjes politike në vendin e vet. Një dekadë më pas arritjet e tij janë të shkëlqyeshme. Jo vetëm që flet rrjedhshëm anglisht, por libri i parë me poezi në gjuhën e tij të re sapo është botuar me mbështetjen e Adrian Frazier, profesor në NUIG (National University of Ireland-Galëay). Ai e përshkruan Ndrekën si “poet të njëmendtë”.
Ndreka ka një mënyrë të pazakontë të kundrimit të botës dhe poezia e tij komunikon eksperienca personale-si për shembull planifikimi për gatimin e një dreke me peshk, ose vizita në atdhe-me anë të një gjuhe që e rrëmben lexuesin.
Megjithatë, përgjatë gjashtë muajve të parë në Irlandë së bashku me të shoqen e dy fëmijë të vegjël, Ndreka ishte “i palumtur në kulm” dhe kjo për shkak të paaftësisë së tij për të komunikuar. “Nuk dija si të thosha ‘po’ ose ‘jo’. Nuk dija si të pyesja se ku ndodhet tualeti. Gjëra kaq të thjeshta”.
Por ai e kishte ndarë mendjen që të bëhej pjesë e shoqërisë dhe ia filloi me fjalorët dhe CD-të, të cilët e ndihmuan të thyente ‘armiqësinë’ me anglishten.
Dy vjet pas mbërritjes në Irlandë, iu fut një kursi gazetarie në Galway-Mayo Institute of Technology në kampusin e Castlebar-it dhe doli me “rezultate të mira, pavarësisht anglishtes sime elementare”.
Pasi mori një certifikatë për atë kurs, Ndreka u shpërngul në Galway për të studiuar në kampusin qendror të GMIT, ku mori një diplomë Bachelor of Arts (BA) në Studime Trashëgimie.
Më pas ai mori një Master of Arts në Shkrimtari në Universitetin Kombëtar të Irlandës (NUI) në Galway. Gjatë kohës së studimeve ai shkruante një kolumnë periodike ku fliste për përvojat e tij në gazetën ‘Connaught Telegraph’, por edhe artikuj të tjerë të natyrës së përgjithshme.
Nëse dikush, gjuha amtare e të cilit nuk është anglishtja, ka arritur kaq shumë suksese akademike në një kohë kaq të shkurtër, kjo do të ishte përshtypjelënëse. Për dikë si Ndreka është e mrekullishme dhe ilustron këmbënguljen e tij të hekurt dhe gjithashtu inteligjencën.
Jeta akademike nuk ishte diçka e re për të. Në vitet ’80 ai u diplomua në Shqipëri, në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ndreka dha mësim për disa vjet para se të bëhej gazetar me kohë të plotë dhe të botonte poezi në shtyp, por edhe libra.
Shqipëria ishte, deri së voni, një prej vendeve më të varfra në Europë. Pati një përvojë të tmerrshme nën një regjim komunist me ngjyrime sovjetike ndërmjet viteve 1944-1990. Pas një kryengritjeje në vitin 1990, zgjedhjet e vitit 1992 më në fund çuan në shfronësimin e komunistëve. Por trazirat vazhduan dhe një qeveri me frymëzim komunist rierdhi në pushtet në fund të viteve ’90. Këta socialistë “ishin nostalgjikë të regjimit të vjetër dhe e gjenin të vështirë idenë e lirisë së fjalës”, thotë Ndreka.
“Kishte kaq shumë urrejtje dhe njerëzit ishin pozicionuar politikisht në betejën për të lëvizur nga komunizmi në demokraci”. Tani, simpatizantëve të komunizmit në Shqipëri “u duhet të pranojnë se bota ka ndryshuar”, por dhjetë vjet më parë “ata mund të tregoheshin të dhunshëm”.
Gazetaria e Ndrekës e kishte bërë jopopullor dhe me kalimin e kohës trysnia politike e detyroi që bashkë me familjen të largoheshin nga Shqipëria. “Ishte si puna e Irlandës në periudhën 1921-1924…pothuajse e njëjta situatë ku vëllai luftonte kundër të vëllait”, shpjegon ai duke dëshmuar njohje të mirë të historisë irlandeze.
*Marrë me shkurtime nga gazeta Connacht Tribune.
___________________________