Shkrime pa Leje
NDREK GJINI
2023
Giacomo Vuxani – “Fashisti”- Arbëresh nga Zara që e deshi aq shumë Shqiperinë
Giacomo Vuxani (Arbanasi, 20 Korrik 1886 – Trieste, 7 Prill 1964) ishte një politikan dhe patriot shqiptaro – italian i lindur në fshatin Arbanas të Borgo Erizzo (tani Arbanasi), në periferi e qytetit te Zarës ne Kroaci.
Historiografia Shqiptare i ka borxh këtij intelektuali të shquar, këtij patrioti dhe veprimtari të palodhur që e deshi aq shumë Shqiperinë dhe shqiptarët.
Giacomo Vuxani u la në hije nga historianët komunistë duke u etiketuar si zyrtar i lartë i regjimit fashist. Mjaftoi ky etiketim dhe gjithcka u mbyll me kaq, duke fshirë me një të rënë të lapsit tërë luftën dhe punët e vyera të Vuxanit në dobi të çeshtjës shqiptare.
Askush nuk mori mundimin te kërkoje nëpër arkiva, të studiojë apo të nxjerrë në dritë veprimtarinë e tij në Shqipëri që nga Shpallja e Pavarsisë e deri në mbarim te Luftës së Dytë Botërore. Ekzistojnë aty me mijëra e mijëra faqe. Mjafton vetëm vullneti i mirë. Askush nuk denjoi të shfletojë apo studiojë rreth letërkëmbimit apo takimeve të tij me kolosë të letrave dhe politikës Shqiptare si Faik Konica, Shtjefën Gjeçovi dhe Fan Noli, apo të shkruajë rreth kontributit të tij kur Vuxani punonte në Tiranë si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Tokave të Lirueme, më minister Eqrem Bej Vlorën. Ministri kjo, që merrej me administrimin, integrimin dhe zhvillimin e pjesëve etnike të Shqipërisë. Ato ishin tokat e liruara nga okupatori serb në Kosovë, Dibër, Strugë, Plavë, Guci, Tuz dhe Ulqin, që iu bashkëngjitën shtetit shqiptar pas kapitullimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në 1941.
Për të kuptuar madhështinë dhe punët e vyera në dobi të Shqipërisë dhe shqiptarëve të këtij kolosi të diasporës shqiptare mjafton të lexojmë nekrologjinë e shkruar me rastin e vdjekjës së Vuxanit nga Ernest Koliqi dhe të botuar në revistën “Shejzat” “Le Pleiadi) Viti VIII n.5-6 Maj -Qershor 1964; faqja. 155-158 “, me Kryeredaktor Martin Camajn.
Kjo nekrologji është shkruar e botuar në Italisht dhe hapet me fjalët: “Në agimin e 7 Prillit të shkuar, i rrethuar nga familjarët e tij, qetësisht u shua Giacomo Vuxani një nga eksponentët më të njohur të diasporës sonë.”
Giacomo Vuxani i kreu studimet e mesme klasike në Zarë, në vitin 1910. Më pas ai regjistrohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Gracit, në Austri. Në të njëjtën kohë ai nisi të marre pjesë intensivisht në jetën italiane të qytetit të lindjes së tij, Zarës, dhe në veprimtaritë e shoqatave atdhetare e nacionaliste, duke kryer detyra të besuara, nën udheheqjen e ndritur të atdhetarëve Dalmatë, si Ziliotto dhe Ghiglianovich. Giacomo Vuxani kurrë nuk harroi gjuhën e atdheut të të parëve të tij, gjuhën Shqipe, të cilën familja e tij e fliste dhe ruante me shumë dashuri e passion ashtu sic ruante dhe zakonet e traditat shqiptare.
Në vitin 1910, Giacomo Vuxani promovon e organizon “Shoqatën Italo- Shqiptare” të Borgo Erizzos, që kultivon lidhjet me Shqipërinë, dhe beshkëpunon me eksponëntët më të shenjuar të diasporës, si Prof.Zef Skiroi (Giuseppe Scirò) dhe Rosolino Petrotta.
Në vitin 1901, në Borgo Erizzo funksiononte një shkollë në gjuhen shqipe, ku dha mësim edhe atdhetari i paharruar franceskan, at Pashko Bardhi, shkrimtar me pseudonimin Vorf Dukagjini, Bib Gjeta dhe Oshkap Idhrabi. Giacomo Vuxani bashkëpunoi ngushtë edhe revistën “Albania” “Bruksel – Londër,1897-1909). Vuxani posedonte ne mënyrë të admirueshme jo vetëm të folurën arbëreshe të vëndit të lindjes, por dhe gjuhën e atdheut mëmë, shqipen, që përbënte objektin e studimeve të tij. Lexonte shumë në shqip, dhe ishte mik dhe mbeshtetës i revistës “Shejzat.”
Në vitin 1914 Vuxani organizoi një delegacion arbëreshësh, që erdhën në Shqipëri për të vizituar atdheun e baballarëve dhe për të nderuar Princ Vidin, simbol i lirise dhe pavarësisë kombëtare.
Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e detyron Vuxanin të ndërpresë studimet dhe e rreshton në radhët e ushtrise Austro-Hungareze. Në Shqipëri ai fillimisht vjen në rolin e përkthyesit.
Gjatë pushtimit Austro-Hungarez të Shqipërise, e cila ishte një periudhë me progres të veçantë dhe impuls për studimet shqiptare, Vuxani krijon shumë miqësi me eksponëntët më të spikatur të kulturës shqipetare të asaj kohe.
Në fund të Luftës së Parë Botërore, në Maj të vitit1919, Vuxani vendoset në shërbim të Prefekturës së Zarës, ku qëndron për 23 vjet. Shpesh qeveria italiane i besonte atij misione të rëndësishme. Ne vitin 1921, Vuxani u dërgua me mission në Durrës dhe Tiranë. Në vitin 1926 ai u dërgua me mission në Bari, ku gjithmonë ruajti lidhjet e miqësisë shqiptaro-italiane. Qeveria italiane e ftoi Vuxanin në Shqipëri në vitin 1940, me mision organizativ. Ai punoi aty me shumë impenjim, dhe kontriboi me shumë dashuri për të krijuar miqësi, bashkëpunim dhe respekt reciprok mes shqiptarëve dhe italianeve, të cilëve një fat historik i përbashkët ua impononte të jetonin e punonin bashkë.
Ne vitin 1942 Vuxani emërohet pranë Ministrisë së Tokave të Lirueme, me minister Eqrem Vloren. Në atë ministri ai mbante detyrën e Këshilltarit të Përhershëm, sot i vlefshëm me postin e Sekretarit te Shtetit apo Sekretarit të Përgjithshëm.
Në ato vite, edhe pse në një kohë të shkurtër, Vuxani bëri një pune kolosale në drejtim të rivendosjes së kufinjëve etnike shqiptare. Ai në Parlamentin Shqiptar përfaqësoi Bashkësine Shqiptare të Borgo Erizzo, (Arbanasi). Shqipëria e madhe atëhere konceptohej si një familje e madhe etnike, brënda kufijve etnike të saj, që përfshinin edhe pjesë të diasporës.
Në atë Parlament Shqiptar me Giacomo Vuxanin, si deputet ishte edhe atdhetari i pafat avokat Terenzio Tocci, perfaqësues i komunitetit shqiptar të Kalabrisë, apo Rosolino Petrotta dhe Pierino Maurea, perfaqesues të lokaliteteve respektive në Sicili dhe Molise të Italisë.
Me 16 Prill të vitit 1943, Giacomo Vuxani rimerr shërbimin pranë Prefekturës së Zarës. Këtu nisi një nga periudhat më të vështira të jetës së tij. Rreziqe të të gjitha llojeve; të gjitha këto për të pakësuar vuajtjet e Zarës së tij. Siç qe rasti kur në kohën e bombardimeve ajrore Anglo – Amerikane të 16 dhe 30 Dhjetorit 1943, ku ai qendroi në krye të detyrës, duke ndihmuar me gjithë fuqitë e tij popullsinë në nevojë të qytetit të tij të lindjes, Zarës.
Giacomo Vuxani nuk u tërhoq edhe kur Zara u pushtua nga trupat Jugosllave me 31 Tetor të vitit 1944. I arrestuar një ditë më pas, me 1 Nëntor të vitit 1944, ai pësoi tortura duke rrezikuar edhe të pushkatohej. Pas vendosjes së regjimit komunist në Zarë dhë në krejt Jugosllavinë ai vendoset në Trieste, ku merret me trajtimin dhe ndihmën e refugjatëve shqiptarë të ardhur kryesisht nga Jugosllavia.
Koliqi shkruan në nekrologjinë rreth Giacomo Vuxanit se: “Kush kishte rastin të vizitonte shtëpinë e Vuxanit në Trieste do ta shihte atë pranë familjarëve të tij, duke u drithëruar nga një entusiazëm rinor, ndërsa tregonte dy flamuj të ruajtur me fanatizëm; atë Italian të Komunës së Zarës, të sjellë fshehurazi në Itali nga ai, dhe atë Shqiptar të Shoqatës Arbëreshe të Borgo Erizzos.
Donte klasikët grekë dhe latinë, kishte gjithmonë mbi komodinë, afër shtratit ndonjë vepër në original të tyre. Së fundmi, në periudhën e sëmundjes mbante një volum të zgjedhur nga Ovidi.”
Koliqi thotë se: “Në shqiptarët e Shqipërisë nderojmë Vuxanin, një nga përsonalitet më përfaqësues të diasporës sonë, një të zgjedhurin tonë që ka lënë dëshmi të ndritura të virtyteve bujare të shqiptarisë dhe të besnikërisë ndaj kultit të traditave të tij fisnike atdhetare.”
Përveç dokumenteve arkivore të Parlementit Shqiptar të periudhës kur Vuxani ishte deputet si dhe të dokumenteve dhe veprimarive të tij si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Tokave të Lirueme, në Tiranë, një ndihme shumë të madhe për kerkime e studime më të thelluara rreth kësaj figure mund të jepte dhe kontakti me familjarë të Vuxanit.
Me 23 Tetor të vitit 2005 djali i Vuxanit, në atë kohë 79 vjec, doktor Giuseppe Vuxani, i shkruan një letër redaksisë së revistës së Arbëreshëve të Italisë, Arbitalia. Fakt ky që tregon se Vuxani e ka ruajtur me fanatizëm gjuhën dhe kulturën Shqiptare, dhe e ka përcjellë atë edhe tek fëmijët e tij.
Ne ate letër djali i tij shkruan: “Jam doktor Giuseppe Vuxani, i lindur në koloninë me origjinë shqiptare të Borgo Erizzos (aktualisht Arbanasi), në ish-provincën italiane të Zarës (në Dalmaci), tashmë nën sovranitetin e shtetit të Kroacisë, me emrin Zadar. Jam 79 vjeç dhe banoj në Trieste.
Kam lënë, bashkë me shumë bashkëfshatarë të mi vendin e lindjes në vitin e largët 1948, në vijim të Traktatit të Paqës, me të cilin qyteti i Zarës i përkiste Jugosllavise. Në atë kohë në fshat flitej ende shqipja e vjetër e prindërve, që morën arratinë nga dominimi turk, në 1725, të ardhur nga dy vënde afër Shkodrës. Ata u sistemuan në periferi të Zarës dhe kur isha femijë më thërrisnin në shqip Zef, dhe ruaj ende në kujtesë fjalët më të zakonshme në shqip që fliteshin atëhere. Babai im qe një eksponent i vendosur i diasporës shqiptare, i impenjuar në ndihmë të Pavarësisë së Shqipërisë. Im atë ishte themeluesi dhe sekretari i Shoqatës Italo-Shqiptare të Borgo Erizzos. Në atë kohë ai qëndronte vazhdimisht në kontakt me eksponentë të kolonive shqiptare në Itali. Veçanërisht domethënës qe Kuvendi i Triestes në vitin 1913.
Në vitet 30 gjuhetari i famshëm italian Carlo Tagliavini ekzaminoi me kujdes gjuhën shqipe të folur në Borgo Erizzo dhe shkroi një libër mbi këtë argument.
Për më teper kanë mundur të shpetojnë vetem disa deshmi të vogla, por interesante të origjinës së shqiptarëve, që do te doja t’ua ofroja qëndres suaj kulturore.
Duke udhetuar ne internet jam njohur me websitin tuaj, por nuk njoh vecse Homepagen tuaj, ku gjeta dhe adresen e e-mailit.”, përfundon letrën e tij Giuseppe Vuxani.
Kjo letër e djalit të tij është domethënëse dhe shume inkurajuese, duke na bërë të besojmë se ka akoma shpresë se diçka nga thesari arkivor i lënë nga ky kolos i diasporës Shqiptare mund të shpëtohet.
PROF.DR. MONS. SIMON DUKA: ARBËRESHI NGA ZARA, QË DREJTOI ARKIVAT SEKRETE TË VATIKANIT
Kush është arbëreshi nga Arbanasi, të cilin qyteti i Zarës në vitin 2000 e nderoi me çmimin e lartë “Për Arritje Jetësore”, kurse Universiteti i Zarës e shpalli “Doktor Nderi”.
Ai quhet Simon Duka, (Šime ose Simeone Duka) -1915-2006, dhe ka lindur në Arbanas të Zarës, në Kroaci.
Në vendlindjen e tij ai kreu studimet e teologjisë dhe u shugurua meshtar. Për një kohë të shkurtër Duka ka shërbyer në famullinë Dracevac dhe më pas sipas kërkesës që iu bë atij nga Arqipeshvi i Zarës, Pietro Doimo Munzoni ai filloi shërbimin si sekretar i tij personal.
Pas kapitullimit të Italise dhe mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, bashkë me Arqipeshkvin Munzoni, largohet nga Zara.
Në Vatikan Duka vazhdon shkollimin dhe mbron dy doktoratura, një në ligjin civil dhe një tjetër në atë të studimeve kanonike (kishtare) në Universitetin Lateran në Romë, duke u specializuar në Arkivistikë.
Sekretar i Arkivit Sekret të Vatikanit
Simon Duka, më pas emrohet Sekretar i Arkivit Sekret të Vatikanit, ku shërben për shumë vjet. Ai, sëbashku me një tjetër sekretar të Arkivit në fjalë, kroatit, Prof. Dr. Atë Basil Panxhiq ka shkruar e botuar librin “Doracak për Arkivistikën Kishtare”.
Arkivi Sekret i Vatikanit, është vendi qëndror ku ruhen të gjithë dokumentet e Selisë së Shënjtë.
Me ligjet e Vatikanit, Papa deri në vdekje apo dorëheqje, është pronar i atij arkivi, derisa të zgjidhet pasardhësi tjetër i kreut të Selisë së Shenjtë.
Në këtë arkiv ruhen të gjitha dokumentet shtetërore të Vatikanit. Por duhet sqaruar se fjala sekret krijon konfuzion dhe nuk ka kuptimin e sotëm “i fshehtë”, por domethënja reale e saj është “personal”, “privat”, dhe vjen nga fjala latine “sekretar”.
Pra, duke qënë sekretar i këtij arkivi, Simon Duka ka patur mundësinë të shohë mijëra dokumente të dala nga Vatikani dhe Papët, si dhe ato që kanë ardhur në adresën e Vatikanit apo Papës, – pozitë kjo që kërkon një besim absolut. Duke e patur këtë besim, Imzot Simon Duka ka qënë i emruar edhe Protonoter Apostolik, si dhe Prelat Përsonal i Papa Gjon Palit të II – të.
Krejt pasuria e tij shkoi për Kishën
Monsinjor Simon Duka gjatë karrierës së tij arriti të grumbulloi një fond shumë të madh financiar. Por, sipas atyre që e kanë njohur, edhe pse ka banuar në një vilë luksoze, me shërbëtor, ai vetë për vete ka bërë një jetë mjaft modeste, duke veshur të njëjtat rroba derisa i janë ronitur në trup, dhe duke mos shpenzuar gati asgjë për vete dhe nevojat e veta përsonale.
Krejt pasurinë ai e ka përdorur për Kishën. Këtë ai e ka vërtetuar edhe me vepra, duke dhururuar para për ndërtime apo rinovime të shtatë kishave ne Zarë. Me këto para Monsinjor Duka ka ndërtuar kisha edhe në Shqipëri dhe Itali.
Si Arbanasa’s i devotshëm ai nuk ka harruar as kishën e vendlindjes së tij atë të “Zojës së Loretos”, në Arbanas, të cilën e ka rinovuar me fondet e veta.
Prof.Dr. Mons. Simon Duka, gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij ka mbajtur lidhje të ngushta me njerëz me poste shumë të larta, si në hierarkinë e kishës, ashtu edhe me ato të qeverive në Itali dhe Kroaci. Dhe si shqiptar që ishte, (gjë që e deklaronte vetë me shumë krenari), Duka ka patur lidhje shumë të ngushta edhe me Nënë Terezën, dhe me nismën e saj ka financuar rindërtimin e kishës së Rrenzë Kështjellit “Rozafat”, kishën e “Zojës së Këshillit të Mirë” në Shkodër, e cila qe rrënuar deri në themel nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.
Ka patur gazetarë dhe media që kanë spekuluar gjatë rreth prejardhjes së pasurisë shume milionëshe të Monsinjor Dukës. Por asgjë e dyshimtë nuk është provuar kurrë rreth figurës së tij. Imzot Duka ka preferuar t’u përgjigjet shumë shkurt të gjitha pyetjeve që i janë bërë duke thënë: “Providenca Hyjnore më ka bërë mjet te planeve të Tij”.
“Rikthimi” i tij në Zarë
Prof.Dr. Mons. Simon Duka ndërroi jetë në Romë, në moshën 91 vjeçare, më 28 Mars 2006.
Tre ditë më pas, pikërisht më 31 Mars 2006, trupi i pajetë i Monsinjor Dukës, u dërgua pranë kishës famullitare “Zoja e Loretos”, në Arbanas të Zarës në Kroaci e prej aty në katedralen “Shën Anastasia” (Svata Stosia) në qendër të Zarës. Meshën përmortore e udhëhoqi një tjetër Arbanas i njohur në Zarë, tashmë i ndjerë, Imzot Ivan Prengja. Pas meshës Prof.Dr. Mons. Simon Duka është varrosur në kishën e Zonjës së Shëndetësisë, (rinovuar nga vetë ai), përbri varrit të Arqipeshkvit Vicko Zmajeviq, ku thuhet se edhe nëna e Monsinjor Dukës është lutur shpesh.
Prof.Dr. Mons. Simon Duka është me të vërtetë një përsonalitet me të cilin ashtu siç krenohen Arbanasit dhe Kroatët duhet të krenohen krejt bashkëkombasit e tij, Shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e në mbarë botën.
Zgjerimi i mundshëm i BE-së dhe fati i Shqipërisë
Aktualisht, tani ne vitin 2022 janë shtatë shtete të njohura si kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian: Turqia (aplikuar në 1987), Maqedonia e Veriut (2004), Mali i Zi (2008), Shqipëria (2009), Serbia (2009), Ukraina (2022) dhe Moldavia (2022).
Për më tepër, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova (pavarësia e së cilës nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së) konsiderohen kandidatë të mundshëm për anëtarësim në BE.
Bosnja dhe Gjeorgjia kanë dorëzuar zyrtarisht aplikimet për anëtarësim, ndërsa Kosova ka një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në, e cila në përgjithësi i paraprin paraqitjes së një aplikimi për anëtarësim.
Mali i Zi dhe Serbia, kandidatët më të avancuar, pritet që të dy të bashkohen më herët se të tjerët. Ndërsa bisedimet me Turqinë janë bllokuar.
Në kushtet e anëtarësimit përfshihen kriteret e Kopenhagënit, të miratuara në vitin 1993, dhe ato të Traktatit të Mastrihtit (neni 49).
Neni 49 i Traktatit të Mastrihtit (i ndryshuar) thotë se çdo “shtet evropian” që respekton “parimet e lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe sundimit të ligjit”, mund të aplikojë për t’u anëtarësuar në BE. Nuk ka rëndësi nëse ky vend është evropian apo jo, por ai duhet t’i nënshtrohet vlerësimit politik nga institucionet e BE-së.
Zgjerimet e mëparshme (që nga themelimi i Bashkimit Evropian (BE) si Komunitet Ekonomik Evropian nga Gjashtë shtetet e Brendshme në vitin 1958) sollën anëtarësimin në total të BE-së të njëzet e tetë shteteve, megjithëse si rezultat i tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar, numri aktual i shteteve anëtare të BE-së është njëzet e shtatë.
Katër vendet kryesore të Evropës Perëndimore që nuk janë anëtare të BE-së, janë Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe UK. Tre të parat kanë paraqitur aplikime për anëtarësim në të kaluarën, por më pas i kanë ngrirë ose tërhequr ato, ndërsa Mbretëria e Bashkuar-(UK) pas BREXIT është tashmë një ish-anëtare.
Norvegjia, Zvicra, Islanda, si dhe Lihtenshtajni, marrin pjesë në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe gjithashtu në Zonën Shengen, gjë që i bën ata të lidhur ngushtë me BE-në; Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është në Bashkimin Doganor të BE-së.
Axhenda aktuale dhe aplikantët
Axhenda aktuale e zgjerimit të Bashkimit Evropian ka të bëjë me tre grupe të dallueshme shtetesh:
- Turqia
- Shtetet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia
- Treshja, ose Shoqata e shteteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Këto tre shtete, pra Treshja, duhet të negociojnë kushtet e anëtarësimit të tyre në BE me shtetet anëtare aktuale dhe të harmonizojnë legjislacionin e tyre të brendshëm me ligjin e BE-së përpara se të anëtarësohen.
Turqia ka aplikuar prej shumë vitesh (që në 1987) për t’u antarësuar në BE, por negociatat e anëtarësimit të saj kanë ngecur që nga viti 2016. Kjo për shkak të çështjeve politike që kanë të bëjnë me zhvillimet e brendshme të këtij vendi.
Sa i përket shteteve të Ballkanit Perëndimor, BE-ja ishte zotuar t’i përfshinte pas Luftërave Jugosllave: dy shtete kanë hyrë (Sllovenia në 2004 dhe Kroacia në 2013), katër janë kandidatë dhe dy të tjerët kanë marrëveshje anëtarësuese.
Ka shtete të tjera në Evropë që ose kërkojnë anëtarësim ose mund të aplikojnë potencialisht nëse politika e tyre e tanishme e jashtme ndryshon ose BE-ja jep një sinjal se ato tani mund të përfshihen në axhendën e zgjerimit.
Megjithatë, këto aktualisht nuk janë pjesë e agjendës aktuale, e cila tashmë është vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe në Ballkan dhe vështirësisë në zbatimin e plotë të acquis communautaire (kolona e pranuar i ligjit të BE-së).
Më parë ishte normë për zgjerimet, pra që të kishte hyrje të shumë shteteve njëherësh në Union. Të vetmet zgjerime të mëparshme të një shteti të vetëm ishin pranimi i Greqisë në vitin 1981 dhe pranimi i Kroacisë në vitin 2013.
Megjithatë, anëtarët e BE-së kanë paralajmëruar se, pas ndikimit të rëndësishëm të zgjerimit të pestë në 2004, një qasje më individuale do të aplikohet në të ardhmen, megjithëse hyrja e çifteve ose grupeve të vogla të vendeve ka shumë të ngjarë të ndodhë.
Ballkani Perëndimor
Samiti i Këshillit Evropian të vitit 2003 në Selanik vendosi integrimin e Ballkanit Perëndimor si një prioritet të zgjerimit të BE-së. Ky angazhim u bë për të stabilizuar rajonin pas Luftërave në Jugosllavi, një seri luftërash etnike gjatë viteve 1990 që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Sllovenia ishte vendi i parë ish-jugosllav që iu bashkua BE-së në vitin 2004, e ndjekur nga Kroacia në 2013.
Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë të gjitha shtete kandidate dhe të gjitha janë në negociata.
Bosnje-Hercegovina ka aplikuar për anëtarësim, por ende nuk është njohur si kandidate, ndërsa Kosova, e cila nuk njihet nga 5 shtete të BE-së dhe as nga Serbia, planifikon të aplikojë deri në fund të vitit 2022.
Serbia dhe Mali i Zi i kanë kanë hapur negociatat e anëtarësimit para disa vitesh dhe mund të anëtarësohen në BE në vitin 2025, deklarojnë ekspertët e BE-së.
Serbia v Shqipëria dhe Kosova
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i hapën negociatat e anëtarësimit për në BE në Korrik 2022. Po nuk dihet sa e gjatë mund të jetë rruga e anëtarësimit të tyre në BE.
Kur Shqipëria aplikoi ne 2009 -ën ishin gjashtë kushte për t’u plotesuar. Dhe tani në Korrik 2022, që BE i hapi negociatat, thënë ndryshe, pranoi të ulemi me to, dhe t’i diskutojmë këto kushte; ato nuk janë më 6 kushte por 33 kushte. Pra realisht jemi më larg BE-së se në 2009-ën. Ky është realiteti. Krejt të tjerat janë folklor politik.
Kjo pasi Serbia dhe Mali i Zi ka vite që i kanë hapur negociatat. Dhe BE i kanë vënë Serbisë vetëm një kusht për t’u pranuar në BE – Njohjen e Kosovës. Pra nëse Serbia merr vendim të njohë Kosovën, futet në BE para Shqipërisë dhe aty përdor veton, duke votuar kundër pranimit në BE të Shqipërisë e Kosovës, e për rrjedhojë këto dy vende mbeten jashtë këtij Unioni për dekada me radhë, në mos përjetësisht.
Enveristi i Fundit në Londër
Kush ishte William Bland?
William Bland ishte Enveristi i fundit në Londër. William “Barbosa” Bland (Bill Bland), (28 Prill 1916 – 13 Mars 2001) ishte një marksist-leninist dhe doktor okulist britanik, i njohur si Enveristi me i paepur ne gjithe Briatanine e Madhe.
Bland lindi në Ashton, Lancashire dhe ndoqi shkollën per Gjuhesi në Mançester. Babai i tij ishte drejtor i një shtypshkronje, por humbi punën gjatë periudhes se viteve te Depresionit te Madh ne fillimin e viteve 1930. Per kete shkak William Bland u detyrua të linte shkollën për të gjetur punë qe në moshen 15 vjecare. Pas një vizite në Bashkimin Sovjetik në 1937, William Bland emigroi në Zelandën e Re në vitet 1938-39. Ai u kthye serish në Angli në vitin 1950.
Para se të bëhej një figurë kryesore e lëvizjes komunisto-enveriste anti-revizioniste në Mbretërinë e Bashkuar, Bland ishte anëtar i Partisë Komuniste të Zelandës së Re dhe Partisë Komuniste të Britanisë së Madhe.
William Bland e konsideronte Mao Ce Dunin një deviacionist të majtë ndërsa pohonte ende se Enver Hoxha ishte një Marksist-Leninist i vërtetë në traditën e Karl Marksit, Vladimir Leninit dhe Joseph Stalinit. Linja e Bland ndaj Mao Ce Dunit ishte problematike pasi Enver Hoxha dhe Mao ishin aleatë strategjikë në atë kohë. Pozicioni i Bland u forcua pas prishjes se marredhenjeve kinezo-shqiptare dhe ai formoi Lidhjen Komuniste të Britanisë së Madhe.
Bland ishte një nga themeluesit e organizates “Shoqeria Shqiptare” ne Angli, dhe tre vjet pas themelimit të saj ai u bë Sekretar i Pare i saj, një post të cilin e mbajti pothuajse vazhdimisht për 30 vjet deri në rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Ai ishte kryeredaktor i revistës së organizates “Shoqeria Shqiptare”, te titulluar “Jeta Shqiptare”.
Ai gjithashtu shkroi një fjalor anglisht-shqip i cili përfshinte informacione mbi jetën, kulturën, politikën dhe historinë shqiptare. Së bashku me komunistin enverist Amerikan, Jack Shulman, ai mori pjesë në Aleancën Marksist-Leniniste te (Amerikes se Veriut) dhe mbështeti Luftën Ndërkombëtare Marksiste-Leniniste (ISML).
Në 1991, ai ndihmoi në krijimin e organizates “Shoqëria Staliniste”, megjithatë, ai u përjashtua më vonë nga kjo organizate nga një fraksion Maoist i saj.
Bland ishte bashkëautor i nje libri te botuar ne Londer me titullin “Web Tangled: Histori e Marrëdhënieve Anglo-Amerikane me Shqipërinë (1912-1955)”.
Historiani Peter R. Prifti e përshkruan trajtimin qe i ben ky liber incidentit të Kanalit të Korfuzit si “një ekspozitë mjeshtërore të atij incidenti tragjik. Prifti thote se ne liber ka mjaft te dhena te hollesishme dhe dokumente interesante rreth kesaj ngjarje. Ky liber shton ai eshte nje studim i mirë-hulumtuar nga W Bland dhe I. Price dhe sjell shumë fakte te pathena me pare qe hedhin drite mbi shume te fshehta rreth ketij “incidenti”. Përveç punimeve teorike dhe historike, Willam Bland shkroi një numër dramash, drejtoi dy filma dhe prodhoi një balet.
Si “e njoha” une William Bland
Para disa vitesh nje mik dhe koleg i imi ne Galway, profesor ne Universitet i lendes se historise me thote nje mengjes se me ka sjelle nje dhurate. U cudita ne fillim. – Cfare dhurate te jete kjo? –thashe me vehte. Ai nxori nga canta nje liber me kapak te kuq. Ishte libri “Historia e Partise se Punes se Shqiperise” ne anglisht. Nje botim i shkelqyer dhe mjaft i kushtueshem i shtypur ne Londer ne vitin 1970. Libri ishte i mbajtur mjaft mire.
Me tha se ia kishte dhururar William Bland, gjate nje vizite qe ai kishte bere ne Dublin prane organizates se Partise Komuniste te Irelandes. Ai me foli hollesisht perreth Bland dhe drejtuesve te tjere te larte te Partise Komuniste Marksiste Leniniste te Anglise dhe Irelandes. Foli per shpenzimet marramendese qe ato benin dhe vizitat e tyre te shpeshte ne Shqiperi. I financonte Enver Hoxha, me tha ai. Kishin shume para. Na thonin se Shqiperia eshte vendi me i pasur ne bote. Ne ishim te rinj 18-20 vjecar, u besonim. Tani qeshim me vehte pasi me vone e kuptuam realitetin. Gjithesesi ne ate kohe ne na pelqente pasi ato na paguanin dreka, darka e hotele te kushtueshme per ne te rinjte “komuniste”.
Ky profesor i nderuar i lëndës së historisë tanimë është nje anti-komunist i flaktë, pasi e ka kuptuar se idetë e tij “komuniste” te moshes rinore ishin nje mashtrim. Ndaj dhe librin “Historia e Partise se Punes se Shqiperise” ne anglisht ma dhuroi si nje gjest shakatar.
Ai madje per t’i shkuar me tej shakase me tha se kur vdiq William Bland ne Mars 2001, nga Shqiperia mberriten telegrame ngushellimi nga kater Parti Komuniste Shqiptare dhe familjaret e tij nuk dinin se cila prej ketyre Partive Komuniste ishte ajo e verteta, pra ajo ne te cilen Bland kishte besuar.
Dhe ne fund si per te bere shaka edhe me veten dhe idealet komuniste te moshes se tij rinore ai e mbylli biseden me mua me nje shprehje te George Bernard Shaw-t duke me thene: “Nëse në moshën 20 vjeçare nuk je komunist, atëherë nuk ke zemër. Por nëse në moshën 30 vjeçare je përsëri komunist atëherë nuk ke tru…”
Unë mësova në “Universitetin Lazër Radi”!
E konsideroj veten me fat që në verën e vitit 1991, e kam njohur Dr. Lazër Radin dhe kam ndarë një kohë të gjatë me të kur drejtoja gazetën “Kombi”, një ndër gazetat e para të asokohe që quhesh shtyp pluralist!
Takimi i parë me të, më ka lënë mbresa të forta.
Ishte një burrë tejet i ditur, i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.
Më dorëzoi jo një, por shtatë a tetë artikuj të gjatë rreth çeshtjes kombëtare. Ishin të shkruara bukur, me makinë shkrimi, me tituj e nëntituj dhe përzgjedhur me kujdes. (Rasti i rrallë ky, mbasi shkrimet në atë kohë, shumica na vinin të shkruara me dorë…)
I mora, dhe iu hodha një sy! I futa në një sirtar të redaksisë, dhe dolëm bashkë për kafe.
Na ngjiti biseda. Qëndruam gjatë. Më vonë, duke e analizuar atë takim, thuaj rastësor, thuaj providencial, kam thënë me vete se ai ka qënë takim i dy botëve.
Unë vija nga Puka! Kisha studiuar në Universitetin e Shkodrës për Letërsi, ku edhe Lazri kishte pasur vitet më të bukura të Gjimnazit! E ndërsa atë Shkodra e kishte mbushur me dritë, mua më kishin ngopur me thasë pafund me rrena.
Ai vinte nga 46 vite burg dhe internime, mbasi i kishte kryer me medalje të artë studimet e tij të doktoraturës në Itali. Dinte gjashtë a shtatë gjuhë të huaja… dhe unë kisha i mbetur i mahnitur ndërsa shkëmbenim atë njohje të përbashkët për Pukën, ku edhe ai kishte kujtimet e një gjysëm shekulli të shkuar me Pukën dhe Migjenin!
Ato pak orë bisede me të, më bënë të kuptoj për herë të parë në jetë se sa gënjeshtra dhe mashtrime të tmerrshme kisha mësuar gjatë jetës, ai me atë shpjegimin e tij të shtruar, ma përmbysi krejt atë botë dijesh të rreme.
Isha i ri dhe i etur për dije. Po për dije të vërteta!
Mbasi u ndamë; në heshjte u betova se do mundohesha ta takoja përditë atë Njeri. Të mësoja gjithçka prej tij. E thënë me fjalë të tjera: Të nisja mësimet në “Universitetin Lazër Radi”!
Muajt që vijuan u takuam gjithnji e më shpesh, thuajse çdo ditë. E në vitet që pasuan, mbetëm miq shumë të ngushtë.
Atë ditë, mbas takimit tonë të parë, kur u ktheva në zyrë, i mora shkrimet e tij me vete, që t’i lexoja në konvikt, ku jetoja jo veç unë, po edhe shumë gazetarë të kohës.
Ishin shkrime befasuese. Kishin stil, dije, kulturë dhe informacion. Ndriçonin ato të vërteta tronditëse që na i kishin mësuar qëllimisht gabim.
Më kujtohet se si i kalonim ato shkrime dorë më dorë, me tërë ata miq gazetarë që jetonim në konvikt. Ishin si trakte dijesh, si testamente të një historie të vërtetë, të një Shqipërie që duhej të dilte nga terri.
Ishim të gjithë të befasuar nga ndriçimi që na përcillin ato shkrime të sjella prej atij njeriu, që pak ditë më parë,na ishte thuajse i panjohur, së paku për mua.
Kur të nesërmen në mëngjes, erdhi Lazri për të më pyetur për shkrimet e dhëna një ditë më parë, i thashë shkurt. “Më sill çfarëdolloj artikulli që të shkruash, dhe unë do t’i botoj të gjitha!”
I shndritën sytë nga një gëzim i përlotur dhe më përqafoj me dashamirësinë e një prindi.
Dhe ashtu u bë!
Lazër Radit i kam botuar thuajse në çdo numër të gazetës “Kombi” çdo shkrim që ai më ka sjellë. Dhe mbetëm miq, shumë miq të mirë, deri ditën që ai vdiq. Edhe në gazetën RD, ku unë punoja në kohën kur ai ndërroj jetë e përcolla me dhimbje humbjen e një Njeriu të rrallë e të papërsëritshëm për mua.
Ndaj ndjehem me fat që e kam njohur, dhe e kam patur mik të shtrenjtë, dhe që kam mësuar në atë që unë mund ta quaj pa droje: “Universiteti Lazër Radi”!
Kjo mbasi ai nuk ishte thjesht një person, po një institucion!
Fushata, gjuha e kulturuar dhe kultura e gjuhës
Kjo fushatë elektorale e vitit 2021 është më e veçanta në këto 30 vite pluralizëm në Shqipëri. E kanë bërë të tillë jo vetëm situata tejet konfliktuale politike, tërmetet dhe COVID-19, por dhe ndikimi i shtuar ose thënë ndryshe, (sh)përdorimi i rrjeteve sociale. Siç dihet, rrjetet sociale, më i (sh)përdoruri ndër to në Shqipëri; Facebook, është lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë. Çdo person që ka një telefon mund të postojë çfarë t’i thotë mendja. Në çdo kohë; kur është i pirë, i pa pirë, i mërzitur, i lumtur etj. Dhe në situatën aktuale, (fushata elektorale), glorifikimi apo sulmet idhnake ndaj kandidatëve janë tema më e preferuar.
Mirëpo, gjithsecili duke postuar, pasqyron përveç të tjerash, dhe dy elementë që kanë lidhje me gjuhën dhe qasjen personale mbi këto dy elemente të gjuhës që janë; Gjuha e Kulturuar dhe Kultura e Gjuhës.
Le ti shqyrtojmë. Gjuha e Kulturuar është ai element i mënyrës së të shprehurit që varet nga karakteri, personaliteti, edukata dhe gjendja psikologjike dhe emocionale e çdo personi apo grupi shoqëror. Ajo është një kategori antropologjike, dhe si e tillë nuk mund të ndryshohet me kurse trajnimi, shkollimi apo provime. Duhen gjenerata, pra brezni, që ajo të përmirësohet. Për rrjedhojë, duke qenë se është e tillë as nuk ia vlen ta analizojmë më tej. Kjo pasi nuk mund të bëjmë asgjë për përmirësimin e saj në dobi të kësaj fushate.
Krejt ndryshe qëndron puna me atë qe quhet Kultura e Gjuhës. Kjo e dyta është një prej degëve të gjuhësisë, që merret me studimin dhe përcaktimin e normës letrare në të gjitha rrafshet e sistemit të gjuhës, me zbulimin e prirjeve të zhvillimit të gjuhës letrare për të ndikuar mbi të në pajtim me këto prirje, si dhe me rrugët për përvetësimin e zbatimin e normës letrare.
Kultura e Gjuhës kuptohet, gjithashtu, si kujdesi për të shkruar e për të folur gjuhën letrare sipas rregullave përkatëse e sipas modeleve më të mira të pranuara nga shoqëria në një periudhë të caktuar.
Po t’u hedhësh një sy profileve zyrtare të kandidatëve për deputet të kësaj fushate të zë lemeria me nivelin skandaloz të sintaksës, gramatikës dhe të gabimeve të rënda drejtshkrimore të postimeve, ripostimeve dhe komenteve në këto profile. Është një barbarizëm i vërtetë që i bëhët Gjuhës Shqipe. Shpesh në këto profile shpaloset një sakatim dhe shpërfytyrim barbar i rregullave drejtshkrimorë të Gjuhës Shqipe, shfaqur kjo në formimin e fjalive, shkrimin e fjalëve drejt, dhe në vendosjen e shenjave të pikësimit. Është një shëmti e vërtetë, një karikaturë e turpshme e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, dhe e krejt Kulturës së Gjuhës. Por, mendoj se Kultura e Gjuhës, ndryshe nga Gjuha e Kulturuar është një element që mund të kontrollohet, rregullohet e përmiresohet lehtë.
Dhe për të realizuar këtë mjafton që çdo kandidat për deputet në shtabin elektoral të punësojë për këtë periudhë fushate një mësues me përvojë të Gjuhës dhe Letërsisë. T’i besojë atij kontrollin e faqes zyrtare të fushatës, dhe korrigjimin paraprak të çdo postimi apo ripostimi në këtë faqe. Dhe madje mund të shkohet më tej. Ky person i ngarkuar me këtë detyrë mund të iu shkruaj privatisht të gjithë komentuesëve se si mund t’i rregullojnë komentet që ato postojnë në përputhje me rregullat e Drejtshkrimit te Gjuhës Shqipe dhe në këtë mënyrë, edhe komentuesit shfaqën më të kulturuar gjuhësisht, edhe fajqja zyrtare e kandidatit duket më e kururar dhe serioze.
Mësuesit me përvojë të Gjuhës dhe Letërsisë nuk mungojnë, pasi çdo zonë elektorale ka me dhjetra apo qindra të tillë. Kështuqë më mirë të angazhohet një mësues i Gjuhës Shqipe për të bërë një punë të tillë fisnike, se sa të angazhohen me dhjetra militantë që bërtasin e tundin flamujt e partisë dhe u bien borive të makinave, duke iu shtuar karvanit të makinave në mënyrë që ky karvan të duket më i gjatë se ai i palës kundërshtare.
Për mendimin tim kjo ka një rëndësi të vencantë. Kjo pasi Kultura e Gjuhës pasqyron kulturën përsonale dhe atë të shoqërise në të cilën jetojmë.
Ndofta nuk është vendi dhe as rasti ta permend në këtë shkrim por shumë vende të Evropës e kanë kusht apo e thënë ndryshe provim Kulturën e Gjuhës për çdo vënd pune në administratë.
Disa shtete e kanë provim,(test me shkrim dhe me gojë) për çdo të huaj që aplikon të marrë shtetësinë e atij vendi. Madje, disa shtete të tjera e aplikojnë këtë test edhe për vetë deputetët e parlamenteve të tyre.
(Po të behej një test i tillë nuk jam i bindur se sa prej deputetëve tane do ta kalonin atë.)
Por, le të flasim për pak Kulturën e Gjuhës.Cila eshte historia e saj në Shqipëri? Qysh në periudhën e Rilindjes e më pas, në shtypin shqiptar janë zhvilluar diskutime dhe janë diskutuar probleme të ndryshme të kulturës së gjuhës. Synimi i tyre ka qenë qysh në krye të herës zgjimi i vetëdijes shoqërore ndaj gjuhës, dëshira për ta bërë problem kombëtar e atdhetar ruajtjen e shqipes dhe, natyrisht, për të mprehur konceptimin e gjuhës si tipar themelor i kombit dhe i njësisë kombëtare të shqiptarëve.
Duhet të përmendet sidomos krijimi i Institutit të Shkencave dhe i sektorëve shkencorë përkatës për mbledhjen, njohjen dhe botimin e leksikut popullor e të vjelë nga botimet e shkruara, duke shpënë më tej atë veprimtari që kishin nisur me vullnet të mirë Kostandin Kristoforidhi dhe nxënësi i tij besnik Aleksandër Xhuvani dhe një plejadë mësuesish e dashamirësh të shqipes.
Në vitet 1952, 1953 u bënë diskutime dhe u organizuan konferenca shkencore për probleme të kulturës së gjuhës, sidomos për ortografinë (drejtshkrimin) dhe pastërtinë e gjuhës. Me rëndësi të dorës së parë qe më 1956 botimi i librit “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” nga Aleksandër Xhuvani, i cili do të mbetej si gur themeli në ngrehinën e gjuhës shqipe.
Në vitin 1967 në Institutin e Historisë së Gjuhësisë u formua edhe një grup pune a sektor i kulturës së gjuhës, që kishte për detyrë kryesore organizimin e punës paraprake për “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”. Dhe në fakt, në 1967, mbas një pune të gjatë e të kujdesshme u botua dhe “Projekti i rregullave të drejtshkrimit” , i cili i parapriu dhe vendimit e sanksionimit të tyre, së pari, më 1968 me Konsultën Gjuhësore të Prishtinës dhe, 4 vjet më pas, me Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972).
Kongresi i Drejtshkrimit përbën një nga aksionet më të mëdha mbarëkombëtare në fushën e kulturës së gjuhës shqipe. Në pajtim me mendimet dhe udhëzimet e shprehura në Rezolutën e Kongresit u hartuan pa humbur kohë, dy veprat kryesore normative:
“Rregullat e drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” (1973) dhe “Fjalori drejtshkrimor” (1976), që, me të drejtë, vlerësohen si botimet më të rëndësishme në këtë fushë. Ato u ndoqën, ndërkaq, edhe nga botimet “Gjuha letrare për të gjithë”
(1976), “Norma letrare kombëtare dhe kultura e gjuhës” (1973).
Theksojmë, gjithashtu, botimin më 1981 të “Rregullat e pikësimit të shqipes”, si projekt. Të gjitha këto vepra normative patën ndikim të dukshëm në përmirësimin e kulturës së gjuhës shqipe brenda dhe jashtë trojeve të Republikës së Shqipërisë.
Mbështetje të fuqishme për rritjen e nivelit të kulturës së gjuhës kanë pasur, gjithashtu, botimi i veprave madhore të gjuhësisë shqiptare: “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980, 2000, 2006) dhe “Gramatika e gjuhës shqipe” (1978).
Veprimtaria në lëmin e kulturës së gjuhës dhe sidomos puna për pastërinë e gjuhës shqipe, prej vitesh, është bërë problem i mprehtë i cili vijon edhe në ditët tona. Për t’u përmendur janë faqet e revistës “Gjuha jonë” kushtuar zëvendësimit të fjalëve të huaja me përgjegjëset e tyre përkatëse të shqipes dhe libri “Fjalor për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1998).
Problemet teorike e praktike të kulturës së gjuhës kanë zënë vend të gjerë dhe në disa prej konferencave shkencore kombëtare, si: “Gjuha letrare kombëtare shqiptare sot” (Tiranë, 1992), “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot” (Tiranë, 2002) si dhe Konferencat shkencore me rastin e përvjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit (Tiranë, 1982. Tiranë, 1997, Korçë, 2012).
Kruno Krstiq, arbëreshi nga Zara dhe betejat e tij në mbrojtje të gjuhës kroate
Kruno Krstiq ishte gjuhëtar, filozof, psikolog, enciklopedist, përkthyes dhe kritik Arbëresh. Ai ka lindur në Arbanas afër qytetit të Zarës në Kroaci, më 13 nëntor 1905 dhe ka vdekur në Zagreb, 6 dhjetor 1987.
Krstiq rrjedh nga një familje emgrantësh shqiptarë të besimit katolik, të cilët u larguan nga Shqipëria në kohën e pushtimit otoman. Të parët e tij kanë jetuar në një fshat pranë liqenit të Shkodrës. Në vitet 1726 dhe 1733 para-ardhësit e tij u vendosën në Arbanas, pranë qytetit të Zarës në Kroaci. Babai i Krstiqit, Ante, ishte mësues, kështu që Kruno, së bashku me shtatë vëllezërit dhe motrat e tij, e kaloi fëmijërinë në vendet ku i ati shërbente, pjesërisht në Kukljicë të ishullit Ugljan. Shkollën publike e ndoqi nga viti 1910 deri në vitin 1915 në Otok afër Sinjit, një shkollë e mesme françeskane në Sinj dhe në vitin 1926 u diplomua në shkollën e mesme klasike italiane “Gabriele D’Annunzio” në Zadar. Më pas, nga viti 1926, studion filozofi me psikologji dhe gjuhë italiane me letërsi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku u diplomua aty në vitin 1930 dhe më pas në të njëjtin fakultet në vitin 1934 me diplomë për gjuhë frënge dhe latine dhe letërsi. Doktoroi në vitin 1937 me disertacionin Psikologjia dhe përmbajtja e saj: polimorfizmi perspektiv i lëndës së psikologjisë. Ai u trajnua dy herë në Institutin Fonetik në Paris, në Sorbonë dhe në College de France në filozofi, psikologji dhe gjuhësi. Ai ishte mësues i shkollës së mesme në Zagreb, Sisak dhe Osijek dhe në vitin 1940 u bë zyrtar arsimor i Banovina Hrvatska. Gjatë NDH-së, ai bashkëpunoi kryesisht me artikuj filologjikë dhe filozofikë në Hrvatsko narod, Novi list, Hrvatska revija, Hrvatska Smotra, Vienac dhe Spremnost. Nga fillimi i vitit 1942 deri në fillim të vitit 1943 shkon në Itali për përmirësimin e gjuhës dhe pas kthimit punësohet sërish në gjimnazin e Zagrebit, ku punoi deri më 20 prill 1945, më pas emërohet asistent në Departamentin Filozofik të Fakultetit Filozofik në Zagreb. Në maj të vitit 1945 emigroi në Austri dhe pas gjashtë muajsh u kthye në Zagreb. Në vitin 1947, një padi private “për shkak të bashkëpunimit me okupatorin” u refuzua nga Prokuroria Publike në Zagreb si e pabazuar. Që nga viti 1947 e deri në vitin 1948 mbeti i papunë dhe më pas deri në vitin 1950 punoi si korrespodent, mbajtës regjistrimesh dhe magazinier në degën e Mesoprometit në Zadar e në Split. Në vitin 1950 punoi si bibliotekar në Arkivin Historik të Zarës dhe nga viti 1951 deri në vitin 1975 punoi në Institutin Leksikografik.
Vdiq në Zagreb në vitin 1987. Pas vdekjes, ai u nderua duke e riemërtuar një shkollë fillore me emrin “Kruna Krstiq”, që ndodhet në Zadar.
Vepra gjuhësore jashtëzakonisht e rëndësishme e Kruna Krstiqit njihet pak nga publiku. Ai njihet më së shumti si bashkautor i traktatit “Dallimet ndërmjet gjuhës kroate dhe serbe”. Ai përgatiti dhe një fjalor të veçantë dy gjuhësh. Veprimtaria e tij gjuhësore ka një gamë më të gjerë; duke qenë se ai ka botuar shumë artikuj, por ato njihen pak ose aspak. Në këto tekste, Dr. Krstiq, veçanërisht në polemika pas botimit të “Dallimet ndërmjet gjuhës kroate dhe serbe”, ku ai hodhi poshtë tezat kryesore serbo-kroate të kolegëve të tij polemistë, veçanërisht të dishepullit të Maretiqit, priftit të orientimit unitar jugor Jerko Grškoviq (nga ajo polemikë rrjedh prezantimi ironik i gjuhës me dy emra (serbo-kroate), një metaforë që u përdor më vonë nga Tomislav Ladan në vitin 1967. Kruno Krstiq është edhe autor i teksteve të rëndësishme “Legjislacioni gjuhësor kroat”, “Hapësira kuptimore e fjalëve”, “Çështja e serbëve”, “Rruga historike e gjuhës letrare kroate” etj., shumica e të cilave u botuan në shtyp në vitin 1941. – 1942. Disa nga këta artikuj janë të disponueshëm në librin e Marko Samardžija-s Gjuha kroate, ortografia dhe politika gjuhësore në NDH, HSN, Zagreb, 2008. Në to, Krstiq nënvizoi qartësisht dallueshmërinë e Kroatishtes në tre dialekte, parashikoi “presionin normativ” që u ngrit në mesi i shekullit të 18-të, si fillimi i standardit të gjuhës tërësisht kroate, hodhi poshtë gramatikanët e rinj që zgjatën në disa segmente të gjuhësisë kroate deri në dekadën e gjashtë të shekullit të 20-të, dhe theksoi rolin e letërsisë kroate të Rilindjes në kodifikimin e gjuhën kombëtare kroate(e cila është një fushë që ende pret një trajtim më të detajuar). Një nga kundërshtarët më të zëshëm të rifutjes së drejtshkrimit rrënjësor, ai, si gjuhëtarët e tjerë, nuk mund t’i rezistonte politikës gjuhësore oktroverte të shefit Paveliq. Fundin e luftës e priti në një pozitë të pasigurt ekzistencialisht, kështu që vetëm Miroslav Krlezha, kur u emërua kryeredaktor i Enciklopedisë së Jugosllavisë, mundi ta punësonte në Institutin Leksikografik. Krstiqi qëndroi atje deri në fund të jetës së tij, duke shkruar shumë shënime enciklopedike, por ai nuk mundi të merrej me punë gjuhësore dhe kulturore e letrare nën emrin e tij.
Tradita e vajtimit të të vdekurit në Irlandë
Praktika e vajtimit – ku gratë mblidheshin dhe vajtonin të pikëlluara në një funeral është praktikuar në Irlandë deri rreth mesit të shekullit të kaluar.
Në Arkivin e Muzikës Tradicionale Irlandeze në Dublin ka regjistrime të drejtpërdrejta të vajtueseve Irlandeze nga vitet 1950. Ka kaseta të cilat Marie-Louise Muir i ka regjistruar si pjesë e eksplorimit të traditës në dokumentarin e BBC Radio 4, “Songs for the Dead”. Ato janë tronditse dhe shumë emocionale t’i dëgjosh.
Vajtimi në funeral (irlandisht: Caointeoireacht) është një formë tradicionale e vajtimit me fjalë, për të vdekurit në traditën irlandeze, e praktikuar në Irlandë dhe Skoci deri në mesin e shekullit të 20-të. Vajtimi i të vdekurve, i cili mund të shihet si një formë e të kënduarit ‘sean-nós’, kryhej në gjuhën irlandeze.
Vajtimi i të vdekurve dikur ishte një pjesë integrale e ritualit zyrtar të funeralit irlandez, por u zbeh nga shekulli i 18-të dhe u zhduk pothuajse plotësisht nga mesi i shekullit të 20-të. Vetëm një pjesë e vogël e vajtimeve autentike u regjistruan për t’u ruajtur.
Keening – “Vaji apo vajtoj” si emër apo folje vjen nga fjala irlandeze dhe skoceze “caoineadh” (“të qash”). Ndoshta në origjinë kjo fjalë vjen nga “couiner” në frëngjisht.
Melodia dhe teksti
Toni i vajtimit dhe teksti mbështeten në përsëritjen e disa motiveve bazë të cilat mund të zgjerohen ose shkurtohen në mënyra të ndryshme. Duket se nuk ka pasur kurrë një “tekst” të parashkruar. Vajtuesja priret të improvizojë siç e dikton ndjenja dhe rrethanat e momentit. Fjalët apo “vargjet” përgjithësisht janë me rimë dhe disa prej këtyre fjalëve përsëriten si refren.
Fjalët e vajtimit përbëhen nga elemente poetike të gatshëm (përmendin emra që i përkasin gjenealogjisë së të ndjerit, lavdërim për të ndjerin, theksim i gjendjes së dëshpruar të atyre që ka lënë pas, etj.) Të gjitha të vendosura në vajtim vokal. Fjalët e vajtimit gjithnjë ndërthureshin me vokale jo leksikore.
Historia dhe mitologjia
Në shekullin e 12-të, historiani Giraldus Cambrensis (Gerald i Uellsit) i përshkruan hollësisht në shkrimet e tij vajtimet me fjalë dhe format e të vajtimeve në Irlandë. Ai thotë se vajtueset ndaheshin në dy grupe, secili grup duke vajtuar në mënyrë të tillë që përsërisin fjalët apo vargjet e njeri-tjetrit. Dhe në fund ato bashkohen në një kor të plotë. Burime të tjera arkivore i përshkruajnë me imtësi stilet e të vajtuarit në Irlandë që nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë.
Në kohët e lashta, gratë nga familja e kryetarit të fisit e kryenin vetë ritualin e vajtimit të të vdekurit. Më vone filluan, të gjenin dhe paguanin gra vajtuese. Vajtuese të tjera e shoqëronin gruan e mprehtë (bean chaointe), me lëvizje fizike që përfshinin lëkundje dhe gjunjëzim.
Tradita irlandeze e kujdesit për trupin të vdekurit përmbante dhe praktikimin e natës së rojes për të vdekurin, që ndodh një natë para varrimit dhe mund të zgjasë në disa raste edhe më shumë se një natë.
Praktika e vajtimit të të vdekurit zbatohej përgjithësisht për shtresën e mesme dhe atë të lartë të popullsisë deri ne mesin e shekullit të 18-të.
Rreth vitit 1791, historiani William Beauford (1735–1819) përshkruante me detaje praktikën e vajtimit të të vdekurit në një ceremoni funerali tradicional irlandez. Ai shkruante: ‘Fjalët thuheshin me melodi të mprehta që ngjanin sikur këndoheshin’. Ai jep informacionin e mëposhtëm:
‘Disa përsona të zgjedhur nga kryetari i fisit i parapërgatisin paraprakisht me kujdes fjalët që vajtoret duhet të thonë.
Trupi i të vdekurit, i zbukuruar me lule, vendosej në skaj të një dhomë të madhe ose në ndonjë vend të ngritur.
Njerezit ndaheshin në dy grupe, njëri grup qëndronte tek koka e të vdekurit, tjetri tek këmbët.’
Vajtueset përmes vargjeve me rime që thuheshin gati si këngë në kor flisnin për fisnikërine, trimërinë, virtytet e larta të te vdekurit, punët e mira që ai kishte bërë, familjen, etj. Shpesh u bëheshin edhe një sërë pyetjesh; ‘i drejtoheshin të ndjerit: si, dhe pse vdiqe? A nuk të erdhi keq që le gruan besnike, përmendeshin djemtë e tij të mirë, vajzat e tij të ndershme dhe të dëlira, etj.
Samuel Carter Hall përshkruan traditat e funeralit irlandez dhe vajtimet e mprehta në librin e tij të vitit 1841, ‘Ireland: Its Scenery, Character and History’. Ai shkruan se vajtueset shpesh lëviznin trupin përpara dhe mbrapa dhe shtrëngonin duart së bashku gjatë vajtimit që ngjante si një këngë piskamë.
Paralele me vënde dhe kohëra të tjera
Vajtimet apo të kënduarit në vajtime, janë të vjetra sa vetë funeralet, ato vijnë që nga kohërat homerike, estruskane dhe biblike. Vajtimi i të vdekurve ka lidhje të forta me traditat e vjetra në Lindjen e Mesme dhe më gjërë. Sir Walter Scott i krahason në shkrimet e tij zakonet Irlandeze të vajtimit të të vdekurit me vajtimet e kohërave romake.
Mbijetesa në shekullin e njëzetë
Vajtimet autentike mbi trupin e të vdekurit u zhdukën në mënyrë pothujase të plotë në Irlandë në fillim të shekullit të njëzetë.
Në fillim të viteve 1950, Cití Ní Ghallchóir (Kitty Gallagher) nga Gaoth Dobhair në County Donegal, Irlandë i vajtoj me fjalë Alan Lomax-it një vaji të dhimbshëm që ajo kishte mësuar nga një grua e vjetër.
Një regjistrim i këtij vajtimi magjepsës të Gallagher u shfaq në albumin Traditional Songs of Ireland (1995). Ky është rasti i fundit i regjistruar në Irlandë i kësaj tradite.
Irlandezët e Parë në Shqipëri që në Vitin 1322
– Rrugetimi nga Irlanda drejt Tokës Shenjtë
Në vitin 1322, dy pelegrinë anglofonë irlandezë, Simon Fitzsimons dhe Hugh the Illuminator, mbeten të impresionuar nga qëndrimi i tyre i shkurtër në Shqipëri.
Simon Fitzsimons shkroi me shumë dashuri e pasion rreth atyre gjërave që pa.
Në përgjithësi rrëfimet e pelegrinëve që udhëtuan për në Tokën e Shenjtë ofrojnë burime të rëndësishme informacioni për pjesën më të madhe të Mesdheut Lindor në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të dytë.
Shumica e pelegrinëve treguan pak interes për vendet që vizituan gjatë udhëtimeve të tyre, por dy pelegrinët irlandezë u mahnitën me atë që panë gjatë atij udhetimi të rrallë në bregdetin shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XIV.
“Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam” (Udhëtimi i Simon Fitzsimmons nga Irlanda në Tokën e Shenjtë) përmban informacione për gjithçka, nga kontrollet dhe procedurat doganore te veshjet, monedhat, materialet dhe produktet në vendet që ai vizitoi. Përmban informacione dhe sigurisht, përshkrime për kishat dhe vendet e shenjta.
Nga rrëfimi i tij del qartë se në vitin 1322, porti i Durrësit nuk ishte rikuperuar plotësisht nga tërmeti i rëndë që e kishte goditur një gjysëm shekulli më parë. Popullsia fillestare e qytetit, thotë ai, ishte zëvendësuar në një masë nga një valë nomadësh shqiptarë nga fshati. Mund të konkludohet se në atë kohë shqipja duhet të flitej nga një shumicë e njerëzve në rrafshnaltën bregdetare dhe në zonat malore. Kjo bazuar në vëzhgimet e Simonit, kur shkruante se krahina kishte gjuhën e saj, d.m.th. shqipen. Megjithatë, brenda qytetit të Durrësit, ‘shqiptarët’ përmenden vetëm si kategoria e katërt, pas latinëve urbanë, grekëve dhe hebrenjve, një tregues se ata nuk ishin ende shumicë.
Është interesant fakti që Simoni iu referohet edhe “barbarëve shqiptarë” në Dubrovnik, duke vënë në dukje: “In eadem Dominentur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt in gestu, habusu et lingua dibus Latinis in omni”. Dubrovniku, thotë ai, dominohej nga venecianët dhe shpesh ka sllavë, barbarë, paterinë dhe tregtarë të tjerë që janë krejtësisht të ndryshëm nga latinët në zakone, veshje dhe gjuhë).
Pasi kaluam disa ditë në Ulqin, thotë ai, kaluam qytetin e Rashkës, i cili është në pronësi të mbretit të Rashkës, dhe u nisëm për në Durrës, qytet dikur i famshëm dhe i fuqishëm në për tokën dhe detin. Kjo në kohën kur qyteti ishte nën sundimin e perandorit të grekëve, thotë ai. Duhet theksuar, thotë ai, se Shqipëria është një krahinë midis Sllovenisë dhe Rumelisë, dhe ka gjuhën e saj. Mbreti i Rashkës e ka nën kontroll Durrësin tani, nënvizon ai në shënimet e tij.
Shqiptarët janë të ngjashëm me grekët në veshje dhe sjellje, pasi rrallëherë mbajnë kapuç, thotë ai. Ata janë shumë krenarë dhe tërheqës për sytë e udhëtarëve. Kapelet e tyre janë të ngjashme me ato të grekëve. Sllovenët, nga ana tjetër,thotë ai mbajnë një kapele të bardhë ovale dhe një gëzof të gjatë, për të rënë në sy të fshatarëve. Kjo për t’i bërë ata më të identifikueshëm nga pjesa tjetër. Qyteti I Durrësit është i madh jashtë mureve të tij, por i vogël dhe i dobët brenda mureve të tij. Kjo pasi ai u shkatërrua nga një tërmet i disa dekadave më parë. 24,000 njerëz raportohet të kenë vdekur si pasojë e këtij tërmeti, shkruan ai.
Qyteti i Durrësit tani, thotë ai, është më pak i populluar dhe i ndarë në fe, zakone dhe gjuhë të ndryshme. Monedhat e përdorura në treg, janë të vogla dhe secila vlen një dukat venecian. Këto monedha janë në përdorim në të gjithë qytetin. Ky qytet është dyqind milje nga Dubrovniku. Më pas, duke përdorur erërat e favorshme, ne vazhduam për në Vlorë, thotë ai, një kala e perandorit të grekëve, dhe më pas ne shkuam në ishullin e Korfuzit, i cili është i banuar nga latinë, grekë, hebrenj dhe shqiptarë.
Praktika e Vrasjes së Foshnjave nga Lashtësia deri në Shekullin 20-të
Vrasja e foshnjave është vrasja e qëllimshme e fëmijëve të porsalindur. Vrasja e foshnjave ka qënë një praktikë e përhapur gjatë gjithë historisë njerëzore që përdorej kryesisht për asgjësimin e fëmijëve të padëshiruar, kryesisht të fëmijëve të përsalindur.
Qëllimi kryesor ishte parandalimi i shpenzimeve për fëmijët që lindnin me dëfekte ose me aftësi të kufizuara. Foshnjat e padëshiruara zakonisht braktiseshin në pyll për të vdekur më pas; por në disa shoqëri ata vriteshin nga vetë nënat e tyre.
Vrasja e foshnjave tani është e paligjshme, por në disa vende praktika tolerohet ose ndalimi nuk zbatohet rreptësisht.
Shumica e shoqërive njerëzore të Epokës së Gurit praktikonin në mënyrë rutinë vrasjen e foshnjave. Numri i fëmijëve të vrarë në epokat e Mesolitit dhe Neolitit variojnë nga 15 në 50 përqind.
Vrasja e foshnjave vazhdoi të ishte e zakonshme edhe në shumicën e shoqërive pas fillimit të epokës së qytetërimeve, duke përfshirë Greqinë e lashtë, Romën e lashtë, Fenikasit, Kinën e lashtë, Japoninë e lashtë, Australinë Aboriginale, Amerikanët Indigjenë dhe popullsinë e Alaskës.
Vrasja e foshnjave në Evropë
Vrasja e foshnjave u bë e ndaluar në Evropë dhe Lindjen e Afërt gjatë mijëvjeçarit të parë. Krishterimi e ndaloi vrasjen e foshnjave që në kohët e tij më të hershme, gjë që bëri që Kostandini i Madh dhe Valentiniani I të ndalonin vrasjen e foshnjave në të gjithë Perandorinë Romake në shekullin e 4-të. Megjithatë, vrasja e fëmijëve nuk ishte e papranueshme në disa luftëra dhe vrasja e foshnjave në Evropë arriti kulmin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-45), gjatë Holokaustit.
Praktika pushoi në Arabi në shekullin e VII pas themelimit të Islamit, pasi Kurani e ndalon vrasjen e foshnjave. Vrasja e foshnjave të gjinisë mashkullore ishte bërë e ndaluar në Kinë nga dinastia Ming (1368-1644). Por vrasja e foshnjave femra u bë gjë normale në Kinë gjatë epokës së politikës ku familjet ishin të lejuar të kishin vetëm një fëmij (1979-2015). Gjatë periudhës së sundimit nga Anglia në Indinë Lindore u përpoqën të eliminonin vrasjen e foshnjave, por kjo gjë ishte vetëm pjesërisht e suksesshme, pasi vrasja e foshnjave femra në disa pjesë të Indisë ende vazhdon. Vrasja e foshnjave tani është shumë e rrallë në vendet e industrializuara, por mund të vazhdojë fshehurazi në disa vende të pa zhvilluara.
Studiuesit e kësaj fushe kanë zbuluar se në të shumtën e rasteve janë nënat ato që kryenin vrasjen e foshnjave të tyre. Në shumicën e rasteve vrasjet bëhen në 24 orët e para të jetës së fëmijës. Ato i kryenin nënat në shumicën e rasteve. Rastet kur ato kryheshin nga baballarët ishin shumë të rralla.
Historia e lashtë dhe legjendat
Praktika e vrasjes së foshnjave ka marrë shumë forma të tjera me kalimin e kohës. Si për shembull sakrifikimi i fëmijëve për ngritjen e urave, kështjellave etj, ose si sacrificë ndaj forcave të mbi-natyrshme, si ajo që besohet se është praktikuar në Kartagjenën e lashtë, apo Gjermania kur Höxter ishte duke u fortifikuar, një fëmijë i vogël u varros në mur pranë portës së Ovenhausen në mënyrë që ta bënte qytetin të pathyeshëm. Edhe sot thuhet se fëmija dëgjohet duke qarë çdo shtatë vjet. Ka dhe shumë raste të tjera. Këto janë vetëm disa shembuj famëkeq në histori.
Një metodë e shpeshtë e vrasjes së foshnjave në Evropën dhe Azinë e lashtë ishte thjesht braktisja e foshnjës në pyll, duke e lënë atë të vdiste e braktisur (d.m.th., nga hipotermia, uria, etja ose sulmi i kafshëve).
Në një ishull në Oqeani, është vërtetuar se vrasja e foshnjave është kryer deri në shekullin e 20-të, ku është faktuar se vetë prindërit kanë mbytur foshnjën e tyre. Ndërsa në Meso-Amerikën parakolumbiane dhe në Perandorinë Inka këto vrasje ndhodh ende që kryhen me qëllim flijimi.
Paleoliti dhe Neoliti
Popujt në kohën e Poleotit dhe Neolitit e kryenin në mënyrë krejt të zakonshme dhe rutinë vrasjen e foshnjave për të kontrolluar rritjen e pupullsisë, në mënyrë që tokat e tyre të ishin të bollshme për ushimin e tyre. Joseph Birdsell besonte se normat e vrasjeve të fëmijëve në kohët parahistorike ishin midis 15% dhe deri në 50% të numrit të përgjithshëm të lindjeve, ndërsa Laila Williamson flet për një normë më të ulët që varionte nga 15% në 20%.
Kontrolli mbi rrithjen e popullsisë
Marvin Harris vlerëson se në shoqërinë Paleolitike vriteshin 23-50% e fëmijëve të porsalindur. Ai argumenton se qëllimi ishte kontrolli mbi rritjen e popullsisë së asaj kohe. Ai gjithashtu thekson se vrasja e foshnjave femra ishte një formë e kontrollit mbi rritjen numrit të popullsisë. Kontrolli i popullsisë arrihej jo vetëm duke kufizuar numrin e foshnjave femra por edhe përmes luftimeve mes burrave për këto femra që ishin të pakta në numër. Kjo çonte gjithashtu në një rënie të popullsisë. Për shembull, në ishullin Melanezian të Tikopias, vrasja e fëmijëve u përdor për të ndaluar rritjen e numrit të popullsisë. Kjo pasi tokat bujqësore ishin të pakta dhe me prodhimet e saj nuk mund të ushqehej një numër i lartë banorësh. Hulumtimi nga Marvin Harris dhe William Divale e mbështet këtë argument, ai është cituar si një shembull i kontrollit mbi rritjen e numrit të popullsisë .
Vrasja e Pleqve në Lashtësi
Njerëzit në lashtësi nuk brakstisnin dhe vrisnin vetëm fëmijët sakatë dhe ato të padeshiruar por edhe pleqtë.
Pak kohë më parë pata shkruar rreth braktisjes dhe vrasjes së fëmijëve. Por e njëta gjë ndodhte edhe me pleqtë. Kur grupet e njerëzve të lashtë e ndjenin se një plak është barrë e rëndë për fisin ato e vrisnin apo e braktisnin në pyll në mënyrë qe ai të vdiste.
Senicid, ose geronticid, quhet praktika e vrasjes së të moshuarve ose braktisjes së tyre, apo ajo e hedhjes së tyre nga shkembinjtë në rastet kur ato nuk mund të kujdeseshin më për veten e tyre dhe ishin të pa-aftë të punonin më për të siguruar ushqimin e tyre.
India
Në shtetin jugor indian të Tamil Nadu, kjo praktike megjithëse e paligjshme ekziston ende dhe njihet si thalaikoothal. Thuhet se kjo praktikë ndodh dhjetra ose ndoshta qindra herë çdo vit. Kjo gjë realisht është e paligjshme, por gjithësesi praktikohet fshehtësisht.
Inuitët
Edhe tek Inuitët të cilët janë një grup fisesh indigjenë që banojnë në rajonet arktike dhe subarktike të Greenlandës, Kanadasë, Alaskës dhe Rusisë praktikohej vrasja e pleqve.
Në kohët e hershme, Inuitët i linin të moshuarit e tyre në akull për të vdekur. Kjo ndodhte sidomos kur kishte mungesa në ushqime. Rasti i fundit i njohur i kësaj praktike tek Inuitët ka ndodhur në vitin 1939.
Një praktikë e tillë ka ekzistuar edhe në Japoninë e lashtë. Ajo quhej Ubasute, që do të thotë braktisja e të moshuarve. Në të kaluarën e largët, thuhej se një i afërm e merrte plakën ose plakun e sëmure dhe e çonte në një mal, ose ndonjë vend tjetër të largët të shkretë dhe linte atje për të vdekur.
Skandinavia
Edhe në Skandinavi në kohët e lashta praktikohej vrasja e pleqve. Ajo quhej Attestupa. Në folklorin nordik, Attestupa është një shkëmb ku njerëzit e moshuar thuhej se hidheshin për të vdekur.
Madje edhe në Serbi zbatohej një praktikë e tillë. Quhej Lapot. Lapot është një praktikë e vjetër serbe e vrasjes së prindërve ose anëtarëve të tjerë të moshuar të familjes pasi ato bëheshin barrë financiare për familjen. Fjala “lapot” do të thotë “baltë” në serbisht, dhe kjo praktikë thuhet se e ka origjinën në malësitë lindore të Serbisë, në rajonin e Zajeçarit.
- R. Georgevitch (Dordevic), në vitin 1918 shruan, se vrasjet kryheshin me sëpatë ose shkop dhe i gjithë fshati ftohej të merrte pjesë. Në disa raste, shkruan ai, viktimës i hidhnin miell misri në kokë që të nënkuptonte atë që vrasësi ishte mungesa e misrit dhe jo familja.
Greqia dhe Roma e Lashtë
Tim G.Parkin në librin e tij Old Age in the Roman World, na ofron tetëmbëdhjetë raste të vrasjes se pleqve. Nga këto raste, thotë ai, vetëm dy prej tyre ndodhën në shoqërinë e lashtë greke; një tjetër ndodhi në shoqërinë romake, ndërsa pjesa tjetër ndodhën në vende të tjera. Një shembull që ofron Parkin është ai i ishullit Keos në Detin Egje. Megjithëse ekzistojnë shumë variante të ndryshme të këtyre historive thuhet se kjo praktikë mund të ketë filluar kur Athinasit rrethuan ishullin Keian. Në një përpjekje për të patur një furnizim të bollshëm me ushqim, Keianët votuan që të gjithë njerëzit mbi 60 vjeç të vdisnin përmes vetëvrasjes ose duke pirë helmin. Rasti tjetër i vrasjes së pleqve është ai që ndodhi gjatë kohës romake në ishullin e Sardenjës, ku vrasjet e baballarëve mbi 70-vjeçarë u bënë nga djemtë e tyre.
Braktisja dhe rikthimi
Pra në shumicën e rasteve në lashtësi kur ushqimi mbaronte, të moshuarit dhe të sëmurët shiheshin si barrë e rëndë që shpenzonin burimet ushqimore të komunitetit. Kështu që në raste jo të rralla ata vriteshin ose hidheshin në det. Madje ndonjëherë edhe varroseshin të gjallë, mbylleshin në të ftohtë ose i linin të vdisnin nga uria. Shumë më shpesh ata thjesht braktiseshin në pyll për të vdekur. Viktima mund të dërgohej në shkretëtirë dhe të lihej atje. Ose natën i gjithë fisi mund të largohej pasi i moshuari te flinte dhe e linin aty që ai të vdiste. Nëse fisi do të rimëkëmbëshin papritur me pasuri dhe ushqime, ata edhe mund të ktheheshin për t’i marrë sërish pleqtë që kishin lënë pas. Plaku i braktisur do të mirëpritet gjithashtu si një anëtar i plotë i komunitetit nëse ai mund të ishte i zoti të bënte rrugën e tij për tek vendbanimi i ri i fisit që kishin ikur duke e braktisur atë në pyll. Por në të shumtën e rasteve ai nuk ia arrinte ta bënte këtë rrugë për shkak të moshës, sëmundjeve dhe mungesës së ushqimit.
Ritualet e Varrimeve në Botë
Ritualet funerale janë mënyra ku njerëzit tregojnë se sa të trishtuar janë dhe sa shumë u mungon dikush që ka vdekur. Këto rituale janë të rëndësishme sepse tregojnë se si kulturat dhe shoqëritë e ndryshme e trajtojnë vdekjen. Çdo vend ka mënyrën e vet të veçantë për të kryer këto rituale dhe disa prej tyre mund të jenë vërtet të çuditshme.
Varrimi qiellor
Varrimi qiellor, i njohur gjithashtu si “Varrimi i Qiellit”, është një ceremoni e veçantë që disa zona në Tibet e bëjnë kur dikush vdes. Ata besojnë se duke e lënë trupin jashtë për ta ngrënë zogjtë dhe kafshët, shpirti i personit mund të shkojë në parajsë. Ata mendojnë se kjo është një mënyrë për t’iu kthyer natyrës dhe për të lejuar që shpirti të jetë i lirë. Ata besojnë se është si plotësim i rrethit të jetës; duke u dhënë ushqim kafshëve dhe duke e lënë shpirtin e të vdekurit të shkojë në parajsë.
Famadihana
Famadihana është një mënyrë e veçantë për të varrosur njerëzit në Madagaskar. Në vend që t’i lënë të vdekurit përgjithmonë në tokë, ata shpesh i nxjerrin trupat nga varret dhe i veshin me rroba të reja. Ata kërcejnë dhe luajnë muzikë pranë varreve me këto trupa për t’i dekompozuar më shpejt dhe për t’i lënë shpirtrat e tyre të shkojnë në parajsë.
Varrimi në ujë
Varrimi në ujë është një mënyrë e veçantë për t’i thënë lamtumirë dikujt që ka ndërruar jetë. Në vend që të varrosen në tokë, trupi ose hiri i tyre vendosen në ujë si deti, lumi ose liqeni. Njerëzit e kanë bërë këtë për një kohë shumë të gjatë dhe është ende diçka që disa njerëz zgjedhin ta bëjnë sot, veçanërisht në vendet Nordike. Ka dy mënyra se si mund të ndodhë kjo: ose futet i gjithë trupi në një kuti të veçantë dhe vendoset në ujë, ose hiri shpërndahet në ujë.
Parakalimi në paradë i të vdekurve
Kur dikush i rëndësishëm ndërron jetë, në Varanasi, në Indi, bëjnë një paradë ku të gjithë marshojnë së bashku për të festuar jetën e personit që vdiq. Kjo paradë është një mënyrë që njerëzit të bashkohen dhe të kujtojnë të gjitha gjërat e mira që personi ka bërë në jetë. Parada mund të ndodhë në vende të ndryshme dhe mund të përmbajë gjëra të ndryshme si muzikë, vallëzim dhe njerëz të veshur me kostume argëtuese.
Kulla e Heshtjes
Në një fe të quajtur Zoroastrianism, ekziston një mënyrë e veçantë se si disa njerëz në Indi kujdesen për të dashurit e tyre të vdekur. Në vend që t’i varrosnin apo digjnin trupat e tyre, ata i vendosën në një vend të veçantë të quajtur Kulla e Heshtjes. Ata e bëjnë këtë sepse besojnë se zjarri dhe toka janë shumë të rëndësishme dhe varrosja ose djegia e një trupi do t’i bënte ato të pista. Ata mendojnë se zogj shkaba janë kafshë të veçanta që janë të pastra dhe të lira, kështu që ata ua lënë zogjve shkaba t’i hanë trupat e të vdekurve. Në këtë mënyrë, ata besojnë se trupat mund t’i kthehen natyrës dhe përjetësisë.
Rruaza të bukura nga hiri i të vdekurve
Në Korenë e Jugut, kur dikush vdes, trupi i tij shndërrohet në hi përmes djegjes. Në vend që të mbajnë hirin në një kuti, koreano-jugorët kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të kujtuar të dashurit e tyre. Ata e kthejnë hirin në rruaza të bukura me ngjyra të ndryshme që shkëlqejnë. Njerëzit i vendosin këto rruaza në enë ose vazo të veçanta dhe i ekspozojnë në shtëpitë e tyre. Kjo e bën shtëpinë të duket bukur dhe gjithashtu mban të gjallë kujtimin e personit që ka ndërruar jetë. Në Korenë e Jugut, nuk ka shumë hapësirë për të varrosur trupat e të vdekurve, kështu që djegja është një zgjedhje mjaft e përdorur. Duke e kthyer hirin në rruaza të bukura, njerëzit kanë këto rruaza për të kujtuar të dashurit e tyre dhe gjithshtu ua përcjellin brezave të ardhshëm këto rruaza dhe këtë traditë mjaft domethënëse.
Ritualet e varrimit në Filipine
Në Filipine, komunitete të ndryshme kanë mënyra të ndryshme për t’u thënë lamtumirë të dashurve të tyre që kanë vdekur. Komuniteti Tinguian i vesh të vdekurit me rroba të bukura dhe i vendos në një karrige, ndonjëherë edhe duke u vënë një cigare të ndezur në gojë. Komuniteti Benguet mbulon sytë e të vdekurve me një shami dhe i vendos në një karrige para shtëpisë. Komuniteti Cebuano i vesh fëmijët me të kuqe kur shkojnë në funerale, sepse besojnë se kjo i ruan ata nga fantazmat. Në rajonin e Sagadës, praktikojnë varjen e arkivoleve në shkëmbinj pasi besojnë se kjo ndihmon shpirtrat e të vdekurve të shkojnë në parajsë. Në Cavite, disa familje e varrosin personin e vdekur në një pemë të cilën përsoni i vdekur e ka zgjedhur vetë para se të vdiste.
Të gjitha këto rituale bëhen për të treguar respekt dhe nderim për njerëzit që kanë vdekur.
Gjakmarrja në Irlandë
Në Irlandë, gjakmarrja ka një histori të gjatë dhe të përgjakshme, që daton që nga epoka parakristiane.
Ka shumë arsye pse gjakmarrja u zhvillua si fenomen në Irlandë. Një arsye është historia e luftës mes fiseve dhe klaneve të vendit. Për shekuj me radhë, klanet dhe fiset irlandeze luftuan me njëri-tjetrin për kontrollin e territorit dhe burimeve natyrore. Kjo çoi në një kulturë dhune dhe gjakmarrje, ku një klan ose fis do të sulmonte një tjetër si hakmarrje për ndonjë gabim apo padrejtësi të kryer.
Ndjenja e fortë e nderit
Një arsye tjetër për gjakmarrjen në Irlandë është ndjenja e fortë e nderit. Në kulturën irlandeze, është e rëndësishme të mbrosh nderin e familjes, fisit apo mikut, edhe nëse kjo nënkupton përdorimin e dhunës apo vrasjes. Ky kod nderi e bënte të vështirë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore dhe shpesh çonte në gjakmarrje.
Historitë e gjakmarrjeve ishin shpesh të gjata dhe të përgjakshme, ku secila palë kërkonte hakmarrje për vdekjen e të dashurve të tyre. Ato mund të zgjasnin me breza dhe merrnin jetën e shumë njerëzve të pafajshëm.
Gjakmarrjet më të famshme
Një nga gjakmarrjet më të famshme në historinë irlandeze është grindja dhe vrasjet midis familjeve MacDonnell dhe Murray. Kjo grindje filloi në shekullin e 16-të, kur MacDonnells e Antrim vranë një person të Murrays në Glengarry. Grindja zgjati për më shumë se 200 vjet dhe mori jetën e mijëra njerëzve.
Një tjetër gjakmarrje e famshme është gjakmarrja mes fiseve O’Neill me ato Cunningham. Kjo grindje filloi në shekullin e 17-të, kur O’Neills e Tyrone vranë një përson të Cunninghamëve në Clanabogan. Grindja zgjati për më shumë se 100 vjet dhe mori jetën e shumë njerëzve.
Gjakmarrja më në fund u shpall e jashtëligjshme në Irlandë në shekullin e 19-të. Megjithatë, dhuna dhe urrejtja që gjakmarrjet shkaktuan vazhduan dhe shumë vite më pas. Trashëgimia zakonore e gjakmarrjes mund të gjendet ende sot në Irlandë, në formën e një frike të rrënjosur thellë nga dhuna dhe një ndjenjë të fortë nderi.
Periudha mesjetare
Gjatë periudhës mesjetare gjakmarrja u organizua dhe u institucionalizua në Irlandë. Ligjet Brehon, që ishin sistemi ligjor i Irlandës në atë kohë, njihnin të drejtën e familjeve për të marrë gjak për gabimet e bëra ndaj njëra-tjetres. Kjo çoi në një cikël dhune dhe hakmarrjeje që mund të zgjaste me breza.
Shekulli 19-të dhe 20-të
Gjakmarrja vazhdoi të ishte pjesë e shoqërisë irlandeze edhe në shekujt 19-të dhe 20-të. Gjatë kësaj kohe, ata shpesh shoqëroheshin me luftën për pavarësinë irlandeze. Shumë familje irlandeze u ndanë për çështjen e pavarësisë dhe kjo çoi në konflikte të ashpra që ndonjëherë shndërroheshin në gjakmarrje të dhunshme.
Kohët moderne
Sot, gjakmarrja është ende pjesë e shoqërisë irlandeze, megjithëse gjakmarrjet janë shumë më të pakta se shekuj më parë. Qeveria irlandeze ka ndërmarrë hapa për të adresuar këtë çështje, duke përfshirë miratimin e ligjeve që e bëjnë të paligjshme kryerjen e një gjakmarrje. Megjithatë, problemi vazhdon në disa pjesë të vendit, veçanërisht në zonat rurale.
Ka një sërë arsyesh pse gjakmarrja ishte kaq e përhapur në Irlandë. Një arsye është historia e dhunës në vend. Irlanda është pushtuar shumë herë gjatë shekujve, dhe kjo ka çuar në një kulturë dhune që është e vështirë të largohet.
Sistemi i fortë klanor
Një arsye tjetër për përhapjen e gjakmarrjes është sistemi i fortë klanor i vendit. Në Irlandën Keltike, njerëzit jetonin në fise dhe klane dhe këto klane ishin përgjegjëse për mbrojtjen e anëtarëve të tyre. Nëse një anëtar i një klani vritej, ishte përgjegjësi e klanit të hakmerrej për vdekjen. Kjo shpesh çonte në cikle dhune që mund të zgjasinin me vite apo edhe dekada.
Gjakmarrja u nxit gjithashtu nga varfëria dhe pabarazia sociale. Në Irlandën e shekullit të 19-të, shumë njerëz ishin të varfër dhe të paarsimuar. Kjo i bëri ata më shumë gjasa të përdorin dhunën për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.
Lajmi i mirë – Tani gjakmarrjet ndodhin shumë rrallë
Lajmi i mirë është se sot gjakmarrjet ndodhin shumë rrallë në Irlandë. Qeveria irlandeze ka bërë përpjekje të mëdha për të shuar gjakmarrjet dhe dhunën. Kultura e jetesës është bërë më paqësore. Megjithatë, plagët e së kaluarës mbeten ende, dhe kujtimi i gjakmarrjes mbetet një pjesë e historisë irlandeze.
Historia e Ndërmjetësimit dhe Faljes së Gjaqeve
Historia
Gjatë gjithë historisë, gjakmarrja ka qenë një aspekt i errët dhe tragjik i shoqërive njerëzore. Këto konflikte, shpesh të rrënjosura në hakmarrje dhe padrejtësi dhe vrasje pa fund, kanë copëtuar familjet dhe komunitetet, duke çuar në cikle dhune që përfshinin breza. Megjithatë, krahas gjakderdhjes, ka pasur raste të përpjekjeve të jashtëzakonshme ndërmjetësimi që synonin të sillnin paqen dhe pajtimin në palët ndërluftuese. Ky artikull eksploron raste të ndryshme të ndërmjetësimit të gjakmarrjes në pjesë të ndryshme të botës gjatë shekujve të ndryshëm, duke hedhur dritë mbi aftësinë njerëzore për pajtim dhe falje.
Greqia e lashtë: Betimi i Athinës
Në Greqinë e lashtë, koncepti i gjakmarrjes ishte i përhapur dhe qytet-shteti i Athinës nuk ishte përjashtim. Megjithatë, në shekullin e VII para Krishtit, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme që do të krijonte një precedent për zgjidhjen e konflikteve. Soloni, një burrë shteti athinas, prezantoi Betimin e Athinës, i njohur gjithashtu si Eunomia (rendi i mirë), i cili synonte t’i jepte fund ciklit të gjakmarrjeve dhe hakmarrjes.
Betimi i Athinës kërkonte që qytetarët të zotoheshin se nuk do të merrnin anën e një gjakmarrjeje por përkundrazi do t’i linin këto çështje në dorën gjykatave. Kjo përpjekje novatore promovoi sundimin e ligjit dhe dekurajoi hakmarrjen private, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm drejt një qasjeje më të civilizuar për zgjidhjen e konflikteve në Greqinë e lashtë.
The Pax Mongolica: Yassa e Genghis Khan
Genghis Khan, udhëheqësi legjendar mongol i shekullit të 13-të, ishte I njohur për pushtime brutale dhe luftëra. Megjithatë, ai zbatoi gjithashtu një kod ligjesh të njohur si Yassa, ligj i cili përfshinte dispozita për zgjidhjen e konflikteve. Yassa bazohej në ndërmjetësimin dhe arbitrazhin për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis fiseve mongole.
Nën Pax Mongolica (Paqja Mongole), perandoria e Genghis Khan promovoi dëmshpërblimin e familjes së viktimave dhe pajtimin, gjë që krijoj marrëdhënie paqësore midis grupeve të ndryshme. Kjo qasje për zgjidhjen e konflikteve ndihmoi në ruajtjen e stabilitetit dhe kontribuoi në prosperitetin e Perandorisë Mongole gjatë zenitit të saj.
Fiset vendase të Amerikës: Ligji i Madh i Paqes
Midis Haudenosaunee, ose Konfederatës Iroquois, e përbërë nga gjashtë fise indigjene amerikane, u shfaq një sistem i jashtëzakonshëm i zgjidhjes së konflikteve. Ligji i Madh i Paqes, që daton në shekullin e 12-të, krijoi një sistem qeverisjeje dhe ndërmjetësimi që synonte të parandalonte gjakmarrjen dhe të promovonte harmoninë midis fiseve anëtare.
Sipas këtij sistemi, mosmarrëveshjet dhe vrasjet për gjkamarrje paraqiteshin para një Këshilli të Nënave të Fisit, të cilat njiheshin për mençurinë dhe paanshmërinë e tyre. Këshilli më pas do të punonte për të ndërmjetësuar dhe për të gjetur mënyra pajtimi që ruanin paqen dhe unitetin midis fiseve. Kjo qasje indigjene ndaj ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së konflikteve është një dëshmi e mençurisë dhe sofistikimit të shoqërive vendase amerikane.
Ballkani: Kanuni i Lekë Dukagjinit
Në Ballkan, gjakmarrja ka qenë një pjesë tragjike e historisë së rajonit për shekuj. Megjithatë, Kanuni i Lekë Dukagjinit, një grup ligjesh tradicionale shqiptare të kodifikuara në shekullin e 15-të, siguroi një kornizë për pajtim dhe ndërmjetësim.
Ky kanun përmbante nëne ku përcaktohej një proces për zgjidhjen e gjakmarrjes nëpërmjet negociatave dhe kompensimeve dhe jo dhunës. Udhëheqësit e Fiseve dhe Pajtuesit e Gjaqeve luanin një rol vendimtar në lehtësimin e këtyre negociatave dhe Kanuni nënvizonte rëndësinë e nderit dhe dinjitetit në këtë proces. Gjakmarrja nuk është zhdukur ende plotësisht në rajon, por zbatimi korrekt i Kanunit të Lekë Dukagjinit ka ndihmuar dhe ndihmon në uljen e shpeshtësisë dhe intensitetit të gjakmarrjeve në këtë rajon.
Malësitë Skoceze: Kodi i Nderit të Malësisë
Në malësitë skoceze gjatë shekujve 17 dhe 18, një kulturë nderi dhe gjakmarrje mbizotëronte midis fiseve. Kodi i Nderit i Malësisë, i njohur gjithashtu si Sistemi Feudal, i drejtonte këto shoqëri dhe diktonte që fyerjet ose lëndimet duhet të hakmerreshin me vrasje.
Megjithatë, mes kësaj kulture hakmarrjeje, u shfaqën disa përpjekje të dukshme ndërmjetësimi. Pozicioni i “arbitërve” ose palëve të treta neutrale u vendos për të lehtësuar zgjidhjet paqësore. Këta arbitra mblidheshin në takime për të negociuar marrëveshjet mbi këto vrajse dhe gjakmarrje, të cilat shpesh përfshinin kompensime financiare ose aleanca martese mes palëve për të rivendosur nderin dhe për të parandaluar gjakderdhjet e mëtejshme. Kodi i Nderit i Malësisë nënvizon dëshirën universale njerëzore për paqen, edhe përballë traditave të rrënjosura thellë të gjakmarrjes.
Ndjenja e Paqes
Gjakmarrja, e karakterizuar nga dhuna, hakmarrja dhe cikle të pafundme ndëshkimi, kanë pllakosur shoqëritë njerëzore për shekuj me radhë. Megjithatë, siç tregohet nga rastet historike të diskutuara në këtë artikull, njerëzit kanë treguar gjithashtu një aftësi të jashtëzakonshme për ndërmjetësim, pajtim dhe ndjenjë paqeje.
Nga Greqia e lashtë deri te Perandoria Mongole, nga fiset indigjene amerikane në Ballkan dhe Malësitë Skoceze, kultura dhe shoqëri të ndryshme kanë zhvilluar qasje novatore për zgjidhjen e gjakmarrjes. Këto qasje, të rrënjosura në mençuri, ligj dhe përkushtim ndaj paqes, ofrojnë mësime të vlefshme për përpjekjet moderne për zgjidhjen e konflikteve.
Ndërsa gjakmarrja vazhdon të ekzistojë në pjesë të ndryshme të botës, historitë e ndërmjetësimit dhe pajtimit të suksesshëm ofrojnë shpresë se, me përkushtim dhe kornizat e duhura, edhe konfliktet më të rrënjosura mund të gjejnë zgjidhje paqësore. Këta shembuj historikë na kujtojnë se shpirti njerëzor mund të kapërcejë aspektet më të errëta të natyrës sonë për të kërkuar një të ardhme më të mirë të ndërtuar mbi bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe faljen.